IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Nga Banjska deri te "Bota Serbe", zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

Kandidatja e së djathtës ekstreme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë, Marine Le Pen, ka reaguar pas një dite trazirash që tronditën vendin, duke fajësuar të majtën ekstreme dhe presidentin Emmanuel Macron për situatën e krijuar.“Po përjetojmë një krizë besimi”, deklaroi Le Pen, duke e cilësuar situatën si një kërcënim për demokracinë. Ajo kritikoi Macronin, duke thënë se ai nuk ka më besueshmëri dhe autoritet.Edhe Jordan Bardella, kreu i partisë Tubimi Kombëtar, reagoi ndaj ngjarjeve, duke deklaruar se Franca ishte “poshtëruar”.Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në një stacion policor në Paris.Ndërkohë, më pak se 24 orë pas trazirave të së shtunës, dhuna rifilloi të dielën pasdite në kryeqytetin francez.Njësitë speciale të policisë për trazirat urbane u angazhuan për të dytën ditë radhazi, ndërsa përleshjet u përqendruan kryesisht në zonën e Place de la République.Sipas prefekturës së policisë së Parisit, në rrjetet sociale ishte shpërndarë një thirrje për tubim të padeklaruar në këtë shesh.Grupe të rinjsh me fytyra të mbuluara sulmuan dhe plaçkitën dyqane, ndërsa përleshjet përfshinë qindra protestues dhe forcat e rendit.Shifrat e raportuara për dhunën e së shtunës kanë shkaktuar shqetësim të madh. Sipas prefekturës së Bouches-du-Rhône, në Marsejë u numëruan më shumë se 30 mijë persona të përfshirë në grabitje gjatë asaj dite.Situata e tensionuar në Francë vjen në një moment kur vendi po përballet me pasiguri dhe përplasje të forta politike, ndërsa vëmendja është përqendruar te reagimi i autoriteteve dhe masat për rikthimin e rendit publik. /Telegrafi/

Članaka
284
Autora
0
Izvora
12
U posljednjih 7 dana
47

Učitavamo…

Izvještaj

Trazira në Francë, Le Pen akuzon Macronin: Nuk ka më autoritet

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon për protestat, u bën thirrje institucioneve të dëgjojnë qytetarët

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me protestat e fundit në vend, duke shprehur shqetësimin për çdo situatë që mund të cenojë paqen sociale, sigurinë dhe bashkëjetesën mes qytetarëve.Në një deklaratë publike, ky institucion fetar ka theksuar se e drejta për t’u shprehur, për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore, ndërsa ka bërë thirrje për shmangien e dhunës dhe ruajtjen e paqes.Komuniteti Mysliman u ka bërë thirrje institucioneve që t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve, ndërsa të gjitha palëve u ka kërkuar vetëpërmbajtje, maturi dhe përgjegjësi.“U bëjmë thirrje institucioneve t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve dhe të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje, maturi dhe përgjegjësi, duke shmangur gjuhën nxitëse, urrejtjen dhe çdo veprim që mund të thellojë përçarjen mes qytetarëve, duke vendosur dinjitetin njerëzor, sigurinë dhe të mirën e vendit në qendër të çdo vendimmarrjeje”, thuhet në deklaratë.Më tej, ky institucion ka vlerësuar se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, dëgjimit të ndërsjellë dhe respektimit të ligjit e institucioneve.“Shqipëria është shtëpia e përbashkët e të gjithëve. Dallimet në qëndrime dhe bindje nuk duhet të na largojnë nga njëri-tjetri, por të na kujtojnë se paqja, dinjiteti njerëzor dhe e ardhmja e vendit janë vlera që na bashkojnë përtej çdo dallimi politik apo shoqëror”, thuhet në reagim.Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj paqes, harmonisë, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, duke vënë në pah rëndësinë e dialogut përballë përplasjeve.Në fund të deklaratës, institucioni fetar është lutur për qetësi dhe urtësi në vend, duke kërkuar që drejtuesit, qytetarët dhe të gjithë aktorët e shoqërisë të gjejnë rrugën e dialogut dhe të zgjidhjeve të drejta.“Zoti e ruajtë Shqipërinë, i mbrojtë qytetarët e saj dhe na udhëzoftë të gjithëve drejt paqes, drejtësisë dhe së mirës së përbashkët. Amin!”, pë

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

‘Si të kishim pasur një luftë’, është njëri nga përshkrimet – pas protestave të dhunshme në Francë

Të dielën, Franca po përballej me pasojat e dëmeve të mëdha të shkaktuara gjatë protestave të dhunshme një ditë më parë, ku u arrestuan 1800 persona, u dogj një ndërtesë historike e bashkisë dhe pati grabitje të përhapura.“Është sikur të kemi kaluar një luftë”, ka thënë për agjencinë AFP, Mehmet Ozeden, një banor 78-vjeçar në qendër të Parisit, ndërsa qëndronte pranë barrikadave të djegura në rrugë.Kjo situatë e rëndë e vë në një pozitë edhe më të vështirë presidentin Emmanuel Macron, i cili ndodhet në muajt e fundit të mandatit të tij, përpara zgjedhjeve që do të mbahen pas gjashtë muajsh për të zgjedhur pasuesin e tij. Ngjarjet pasuan javë të tëra protestash studentore, të cilat herë pas here u shndërruan gjithashtu në protesta të dhunshme.Zyra e presidentit njoftoi se Macron do t'i drejtohet kombit të dielën në mbrëmje.Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, deklaroi se janë arrestuar 1800 persona dhe se kanë nisur hetimet “për të identifikuar autorët e këtyre veprimeve, në mënyrë që ata të vihen para drejtësisë”.Në Paris, ku sipas policisë u regjistrua një shifër rekord prej 855 të arrestuarish, rrugë të shumta mbetën të shkatërruara nga makinat e djegura, vitrinat e thyera dhe mbetjet e zjarreve.Kryeqyteti përjetoi “një nivel dhune që, besoj, nuk e kemi parë kurrë më parë”, u shpreh nënkryetarja e bashkisë së Parisit, Lamia El Aaraje.Gjatë protestave kundër kostos së lartë të jetesës, qindra dyqane u grabitën në Paris dhe në qytete të tjera, përfshirë Marsejën, Bordonë, Nicën dhe Strasburgun.Sipas Federatës së Tregtisë me Pakicë, rreth 1500 biznese pësuan dëme, duke shkaktuar humbje që vlerësohen në qindra miliona euro.Anita Gras, një banore e Parisit e cila kishte dalë për vrap mes rrënojave, tregoi se pa disa të rinj duke grabitur një dyqan këpucësh sportive.“Ata qëndruan aty deri në orën 01:00 të mëngjesit; kishim frikë se mos na gjuanin me objekte”, tha ajo.“Është e tmerrshme, e frikshme... dje (të shtunën) erdhën grupe të rinjsh, grabitën dhe thyen gjithçka,

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Shefi i ushtrisë britanike: Politikanët së shpejti do t’u tregojnë qytetarëve se çfarë po ndodh

Shefi i ushtrisë britanike, gjenerali Sir Roly Walker, ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do të nisë një debat publik për nevojën e përgatitjes për luftë, duke theksuar se mbrojtja e vendit do të kërkojë sakrifica edhe nga qytetarët.Gjatë një vizite në bazën ushtarake Catterick Garrison, në veri të Yorkshire-it, Walker iu drejtua rreth 700 ushtarëve, duke u thënë se vendi do të ketë nevojë për ndihmën e tyre dhe të gjithë shoqërisë.“Ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm, por vendit tonë do t’i duhet ndihma juaj”, deklaroi ai, duke kujtuar se dikur Mbretëria e Bashkuar as që dëshironte të mendonte për mundësinë që ushtarët e saj të përfshiheshin në luftë.Sipas tij, udhëheqësit politikë britanikë së shpejti do të zhvillojnë një “bisedë të hapur” me qytetarët për zhvillimet e sigurisë dhe rreziqet me të cilat përballet vendi. Walker theksoi se qytetarëve do t’u kërkohet të pranojnë sakrifica, në mënyrë që mbrojtja dhe siguria kombëtare të marrin përparësi.Ai shtoi se edhe personat për të cilët mbrojtja nuk është ndër prioritetet kryesore duhet të marrin përsipër pjesën e tyre të përgjegjësisë për sigurinë e vendit.“Edhe ata do të duhet të bëjnë sakrifica të caktuara”, u shpreh gjenerali, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së ushtrisë dhe të punës së saj.Ndërkohë, kryeministri britanik Andy Burnham ka marrë përsipër zotimin e paraardhësit të tij, Keir Starmer, për të nisur një debat kombëtar mbi mbrojtjen, një premtim që ishte bërë më shumë se 18 muaj më parë.Qeveria pritet gjithashtu të nisë një fushatë për t’i nxitur familjet të përgatiten më mirë për kriza të ndryshme, përfshirë përmbytjet, thatësirat dhe konfliktet e armatosura. Megjithatë, ky plan, i trashëguar nga qeveria e mëparshme, ende nuk është zbatuar. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 284 članaka