PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Franca‘Si të kishim pasur një luftë’, është njëri nga përshkrimet – pas protestave të dhunshme në Francë
2 min čitanja
Franca

‘Si të kishim pasur një luftë’, është njëri nga përshkrimet – pas protestave të dhunshme në Francë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Të dielën, Franca po përballej me pasojat e dëmeve të mëdha të shkaktuara gjatë protestave të dhunshme një ditë më parë, ku u arrestuan 1800 persona, u dogj një ndërtesë historike e bashkisë dhe pati grabitje të përhapura.“Është sikur të kemi kaluar një luftë”, ka thënë për agjencinë AFP, Mehmet Ozeden, një banor 78-vjeçar në qendër të Parisit, ndërsa qëndronte pranë barrikadave të djegura në rrugë.Kjo situatë e rëndë e vë në një pozitë edhe më të vështirë presidentin Emmanuel Macron, i cili ndodhet në muajt e fundit të mandatit të tij, përpara zgjedhjeve që do të mbahen pas gjashtë muajsh për të zgjedhur pasuesin e tij. Ngjarjet pasuan javë të tëra protestash studentore, të cilat herë pas here u shndërruan gjithashtu në protesta të dhunshme.Zyra e presidentit njoftoi se Macron do t'i drejtohet kombit të dielën në mbrëmje.Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, deklaroi se janë arrestuar 1800 persona dhe se kanë nisur hetimet “për të identifikuar autorët e këtyre veprimeve, në mënyrë që ata të vihen para drejtësisë”.Në Paris, ku sipas policisë u regjistrua një shifër rekord prej 855 të arrestuarish, rrugë të shumta mbetën të shkatërruara nga makinat e djegura, vitrinat e thyera dhe mbetjet e zjarreve.Kryeqyteti përjetoi “një nivel dhune që, besoj, nuk e kemi parë kurrë më parë”, u shpreh nënkryetarja e bashkisë së Parisit, Lamia El Aaraje.Gjatë protestave kundër kostos së lartë të jetesës, qindra dyqane u grabitën në Paris dhe në qytete të tjera, përfshirë Marsejën, Bordonë, Nicën dhe Strasburgun.Sipas Federatës së Tregtisë me Pakicë, rreth 1500 biznese pësuan dëme, duke shkaktuar humbje që vlerësohen në qindra miliona euro.Anita Gras, një banore e Parisit e cila kishte dalë për vrap mes rrënojave, tregoi se pa disa të rinj duke grabitur një dyqan këpucësh sportive.“Ata qëndruan aty deri në orën 01:00 të mëngjesit; kishim frikë se mos na gjuanin me objekte”, tha ajo.“Është e tmerrshme, e frikshme... dje (të shtunën) erdhën grupe të rinjsh, grabitën dhe thyen gjithçka,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Të dielën, Franca po përballej me pasojat e dëmeve të mëdha të shkaktuara gjatë protestave të dhunshme një ditë më parë, ku u arrestuan 1800 persona, u dogj një ndërtesë historike e bashkisë dhe pati grabitje të përhapura.“Është sikur të kemi kaluar një luftë”, ka thënë për agjencinë AFP, Mehmet Ozeden, një banor 78-vjeçar në qendër të Parisit, ndërsa qëndronte pranë barrikadave të djegura në rrugë.Kjo situatë e rëndë e vë në një pozitë edhe më të vështirë presidentin Emmanuel Macron, i cili ndodhet në muajt e fundit të mandatit të tij, përpara zgjedhjeve që do të mbahen pas gjashtë muajsh për të zgjedhur pasuesin e tij. Ngjarjet pasuan javë të tëra protestash studentore, të cilat herë pas here u shndërruan gjithashtu në protesta të dhunshme.Zyra e presidentit njoftoi se Macron do t'i drejtohet kombit të dielën në mbrëmje.Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, deklaroi se janë arrestuar 1800 persona dhe se kanë nisur hetimet “për të identifikuar autorët e këtyre veprimeve, në mënyrë që ata të vihen para drejtësisë”.Në Paris, ku sipas policisë u regjistrua një shifër rekord prej 855 të arrestuarish, rrugë të shumta mbetën të shkatërruara nga makinat e djegura, vitrinat e thyera dhe mbetjet e zjarreve.Kryeqyteti përjetoi “një nivel dhune që, besoj, nuk e kemi parë kurrë më parë”, u shpreh nënkryetarja e bashkisë së Parisit, Lamia El Aaraje.Gjatë protestave kundër kostos së lartë të jetesës, qindra dyqane u grabitën në Paris dhe në qytete të tjera, përfshirë Marsejën, Bordonë, Nicën dhe Strasburgun.Sipas Federatës së Tregtisë me Pakicë, rreth 1500 biznese pësuan dëme, duke shkaktuar humbje që vlerësohen në qindra miliona euro.Anita Gras, një banore e Parisit e cila kishte dalë për vrap mes rrënojave, tregoi se pa disa të rinj duke grabitur një dyqan këpucësh sportive.“Ata qëndruan aty deri në orën 01:00 të mëngjesit; kishim frikë se mos na gjuanin me objekte”, tha ajo.“Është e tmerrshme, e frikshme... dje (të shtunën) erdhën grupe të rinjsh, grabitën dhe thyen gjithçka,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…