KmshKomuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon për protestat, u bën thirrje institucioneve të dëgjojnë qytetarët
2 min čitanja
Kmsh
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon për protestat, u bën thirrje institucioneve të dëgjojnë qytetarët
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me protestat e fundit në vend, duke shprehur shqetësimin për çdo situatë që mund të cenojë paqen sociale, sigurinë dhe bashkëjetesën mes qytetarëve.Në një deklaratë publike, ky institucion fetar ka theksuar se e drejta për t’u shprehur, për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore, ndërsa ka bërë thirrje për shmangien e dhunës dhe ruajtjen e paqes.Komuniteti Mysliman u ka bërë thirrje institucioneve që t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve, ndërsa të gjitha palëve u ka kërkuar vetëpërmbajtje, maturi dhe përgjegjësi.“U bëjmë thirrje institucioneve t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve dhe të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje, maturi dhe përgjegjësi, duke shmangur gjuhën nxitëse, urrejtjen dhe çdo veprim që mund të thellojë përçarjen mes qytetarëve, duke vendosur dinjitetin njerëzor, sigurinë dhe të mirën e vendit në qendër të çdo vendimmarrjeje”, thuhet në deklaratë.Më tej, ky institucion ka vlerësuar se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, dëgjimit të ndërsjellë dhe respektimit të ligjit e institucioneve.“Shqipëria është shtëpia e përbashkët e të gjithëve. Dallimet në qëndrime dhe bindje nuk duhet të na largojnë nga njëri-tjetri, por të na kujtojnë se paqja, dinjiteti njerëzor dhe e ardhmja e vendit janë vlera që na bashkojnë përtej çdo dallimi politik apo shoqëror”, thuhet në reagim.Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj paqes, harmonisë, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, duke vënë në pah rëndësinë e dialogut përballë përplasjeve.Në fund të deklaratës, institucioni fetar është lutur për qetësi dhe urtësi në vend, duke kërkuar që drejtuesit, qytetarët dhe të gjithë aktorët e shoqërisë të gjejnë rrugën e dialogut dhe të zgjidhjeve të drejta.“Zoti e ruajtë Shqipërinë, i mbrojtë qytetarët e saj dhe na udhëzoftë të gjithëve drejt paqes, drejtësisë dhe së mirës së përbashkët. Amin!”, pë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.