PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
FrancaTrazira në Francë, Le Pen akuzon Macronin: Nuk ka më autoritet
2 min čitanja
Franca

Trazira në Francë, Le Pen akuzon Macronin: Nuk ka më autoritet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kandidatja e së djathtës ekstreme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë, Marine Le Pen, ka reaguar pas një dite trazirash që tronditën vendin, duke fajësuar të majtën ekstreme dhe presidentin Emmanuel Macron për situatën e krijuar.“Po përjetojmë një krizë besimi”, deklaroi Le Pen, duke e cilësuar situatën si një kërcënim për demokracinë. Ajo kritikoi Macronin, duke thënë se ai nuk ka më besueshmëri dhe autoritet.Edhe Jordan Bardella, kreu i partisë Tubimi Kombëtar, reagoi ndaj ngjarjeve, duke deklaruar se Franca ishte “poshtëruar”.Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në një stacion policor në Paris.Ndërkohë, më pak se 24 orë pas trazirave të së shtunës, dhuna rifilloi të dielën pasdite në kryeqytetin francez.Njësitë speciale të policisë për trazirat urbane u angazhuan për të dytën ditë radhazi, ndërsa përleshjet u përqendruan kryesisht në zonën e Place de la République.Sipas prefekturës së policisë së Parisit, në rrjetet sociale ishte shpërndarë një thirrje për tubim të padeklaruar në këtë shesh.Grupe të rinjsh me fytyra të mbuluara sulmuan dhe plaçkitën dyqane, ndërsa përleshjet përfshinë qindra protestues dhe forcat e rendit.Shifrat e raportuara për dhunën e së shtunës kanë shkaktuar shqetësim të madh. Sipas prefekturës së Bouches-du-Rhône, në Marsejë u numëruan më shumë se 30 mijë persona të përfshirë në grabitje gjatë asaj dite.Situata e tensionuar në Francë vjen në një moment kur vendi po përballet me pasiguri dhe përplasje të forta politike, ndërsa vëmendja është përqendruar te reagimi i autoriteteve dhe masat për rikthimin e rendit publik. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kandidatja e së djathtës ekstreme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë, Marine Le Pen, ka reaguar pas një dite trazirash që tronditën vendin, duke fajësuar të majtën ekstreme dhe presidentin Emmanuel Macron për situatën e krijuar.“Po përjetojmë një krizë besimi”, deklaroi Le Pen, duke e cilësuar situatën si një kërcënim për demokracinë. Ajo kritikoi Macronin, duke thënë se ai nuk ka më besueshmëri dhe autoritet.Edhe Jordan Bardella, kreu i partisë Tubimi Kombëtar, reagoi ndaj ngjarjeve, duke deklaruar se Franca ishte “poshtëruar”.Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në një stacion policor në Paris.Ndërkohë, më pak se 24 orë pas trazirave të së shtunës, dhuna rifilloi të dielën pasdite në kryeqytetin francez.Njësitë speciale të policisë për trazirat urbane u angazhuan për të dytën ditë radhazi, ndërsa përleshjet u përqendruan kryesisht në zonën e Place de la République.Sipas prefekturës së policisë së Parisit, në rrjetet sociale ishte shpërndarë një thirrje për tubim të padeklaruar në këtë shesh.Grupe të rinjsh me fytyra të mbuluara sulmuan dhe plaçkitën dyqane, ndërsa përleshjet përfshinë qindra protestues dhe forcat e rendit.Shifrat e raportuara për dhunën e së shtunës kanë shkaktuar shqetësim të madh. Sipas prefekturës së Bouches-du-Rhône, në Marsejë u numëruan më shumë se 30 mijë persona të përfshirë në grabitje gjatë asaj dite.Situata e tensionuar në Francë vjen në një moment kur vendi po përballet me pasiguri dhe përplasje të forta politike, ndërsa vëmendja është përqendruar te reagimi i autoriteteve dhe masat për rikthimin e rendit publik. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…