IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Berat Luzha: Vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla ishte pasojë e bashkimit të grupeve

Arsyet e protestave në Shqipëri janë brenda Shqipërisë. Dhe po revoltohen qytetarët e Shqipërisë. Tendencat për t’i shpallur «kosovarët» dhe «tetovarët» si shkaktarë të protestave janë folklor. I keq. Në parabolën «Hebreu i Andorrës», shkrimtari zviceran Max Frisch rrëfen historinë e një të riu, të cilin bashkëvendësit e konsiderojnë hebre dhe e gjykojnë përmes paragjykimeve antisemite. Çdo veprim i tij interpretohet si dëshmi e tipareve që ata ia kanë veshur paraprakisht. Pas vdekjes së tij në rrethana mizore, zbulohet se ai ishte fëmijë i birësuar i prindërve andorras dhe nuk kishte prejardhje hebraike. Parabola tregon se si paragjykimi mund ta burgosë njeriun në një identitet të sajuar dhe ta shndërrojë përjashtimin në fat(keqësi). Hebreu i Andorrës i ngjan kosovarit të sajuar të protestave të Tiranës. Kur nisën protestat ose «Revolucioni i Flamingove», në fund të majit, propaganda e pushtetit, e prirë nga vetë krerët e tij, i shënjestroi shërbimet iraniane, greke dhe serbe si organizatore të protestave. Një deputet i Partisë Socialiste publikoi në rrjetet e tij sociale fotografinë e një veture me targa të Beogradit: Ja, edhe serbët erdhën në Zvërnec për t’i përkrahur këta armiq të brendshëm të Shqipërisë. E vërteta doli shpejt në shesh: ishte korrespondenti i agjencisë Reuters, i cili kishte ardhur aty për të raportuar dhe drejtonte një automjet me targa të Serbisë. Kur nuk funksionuan akuzat për agjenturat e huaja, sepse tingëllonin si raportet e «Zërit të Popullit» të viteve 1970, fajtori u gjet: ishte kosovari! Madje, edhe më keq, në shumës: kosovarët. Në imagjinatën e pushtetarëve u ndërtua figura e kosovarit si mishërim i një stereotipi. Ai është rrëmujaxhi që nuk vjen për të pushuar i qetë e për të ngrënë qofte në plazhin e Durrësit, por për t’u përzier në punët e brendshme të Shqipërisë. Kësisoj, faji i hidhej «armikut të jashtëm», ndonëse kësaj radhe ky «armik» është edhe i afërt, flet shqip dhe e konsideron po ashtu Skënderbeun hero. Kosovari i protesta

Članaka
33
Autora
0
Izvora
6
U posljednjih 7 dana
4

Učitavamo…

Izvještaj

Kosovari i protestave të Tiranës si hebreu i Andorrës

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Grupi muzikor hebraik që përmes partiturave nxori sekrete nga Bashkimi Sovjetik

Një libër i ri rrëfen historinë heroike të katër muzikantëve që udhëtuan nëpër BRSS për t’i ndihmuar hebrenjtë disidentë të tregonin historitë e veta - dhe ndonjëherë të arratiseshin.Nga: Ivan Hewett / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comPërfytyrojeni këtë si skenarin e një trileri. Katër muzikantë të folklorit me ndërgjegje sociale vendosin të ndërmarrin një mision të guximshëm humanitar. Do ta vizitojnë një vend të njohur për represionin e tij mizor dhe do të rrezikojnë arrestimin dhe burgosjen duke u takuar fshehurazi me individë të përndjekur, për të nxjerrë jashtë vendit informacione jetike për ta, të maskuara si nota muzikore.Duket tepër e pabesueshme edhe për një film. Megjithatë, ndodhi vërtet. Dyzet vjet më parë, në vitin 1985 kur Lufta e Ftohtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik ishte ende e akullt dhe askush nuk dyshonte se sistemi sovjetik do të shembej brenda katër vjetësh, një kuartet muzikantësh hebrenj nga Amerika e vizitoi Bashkimin Sovjetik. Synimi i tyre ishte të ndihmonin disa nga miliona hebrenjtë që dëshironin të largoheshin, por të cilëve po u mohoheshin vizat e nevojshme të daljes. Një nga katërshja ishte Merryl Goldberg, e cila në mesin e viteve ‘80 të shekullit XX ishte studente e zellshme e saksofonit dhe e apasionuar pas një forme të muzikës popullore hebraike të quajtur klezmer.Tani ajo është bashkautore e librit Notes of Deception [Notat e mashtrimit], që përshkruan ato pak ditë të jashtëzakonshme kur ajo dhe muzikantët e tjerë sfiduan fuqinë e Bashkimit Sovjetik. Përse pritën kaq gjatë? Vince Houghton, drejtor i Muzeut Kombëtar Kriptologjik të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe bashkautor i librit, thotë se ishte një ndërthurje e maturisë dhe modestisë. “Mendoj se Merryl dhe tre muzikantët e tjerë ishin aq modestë, saqë nuk e kuptuan se sa e jashtëzakonshme ishte historia e tyre. Gjithashtu, në fillim e mbajtën të fshehtë, sepse nuk donin të tërhiqnin vëmendjen ndaj metodës së kodimit në rast se në të ardhmen mund të n

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Gruaja që tentoi të vriste Leninin

Edhe pse Lenini iu rikthye punës pas plagosjes, mjekët dhe bashkëkohësit vunë re se shëndeti i tij ishte dëmtuar përgjithmonë ...Më 30 gusht 1918, Vladimir Iliç Lenini i shpëtoi për pak vdekjes pas një atentati në Moskë, një ngjarje që la gjurmë jo vetëm në shëndetin e tij, por edhe në historinë e Bashkimit Sovjetik. Pas një fjalimi para punëtorëve në fabrikën “Mikhelson”, ai po shkonte drejt makinës kur nga turma u dëgjuan të shtëna me armë.Dy plumba e goditën Leninin. Njëri kaloi poshtë nofullës, përshkoi një pjesë të mushkërisë dhe ndaloi pranë kockës së qafës, ndërsa tjetri mbeti në shpatull. Edhe pse mbijetoi, ai nuk e mori më kurrë veten plotësisht.Autorja e atentatit ishte Fanja [Fanny] Kaplan, e lindur me emrin Feiga Haimovna Rojtblat [Roytblat]. Ajo ishte përfshirë që në moshë të re në lëvizjet revolucionare dhe përfundoi në burgjet e Siberisë, ku kaloi vite në punë të detyruar dhe pësoi dëmtime të përhershme në shikim. Pas Revolucionit të Shkurtit të vitit 1917 u lirua dhe iu bashkua Partisë Socialiste Revolucionare (SR), një forcë politike e majtë me mbështetje të fortë te fshatarësia.Kaplan besonte se bolshevikët kishin tradhtuar revolucionin duke shpërndarë Asamblenë Kushtetuese dhe duke vendosur pushtetin e një partie të vetme. Për këtë arsye, në verën e vitit 1918 vendosi të vriste Leninin, të cilin e konsideronte “tradhtar”.Në atë kohë, Rusia ishte përfshirë nga Lufta Civile. Në mars 1918, bolshevikët kishin nënshkruar Traktatin e Brest-Litovsk me Perandorinë Gjermane, duke i dorëzuar territore të mëdha, ndërsa luftimet me forcat e Bardha dhe trupat e huaja vazhdonin në disa fronte. Po atë ditë kur u plagos Lenini, në Petrograd u vra edhe Moisei Uritski, drejtues i degës së Çekës, policisë sekrete bolshevike.Disa ditë më vonë, qeveria e përdori vrasjen e tij dhe atentatin ndaj Leninit për të legalizuar Terrorin e Kuq, një fushatë represioni masiv ndaj kundërshtarëve realë ose të dyshuar të regjimit.Sipas shumicës së dëshmive, pas fjalimit Kaplan iu a

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Një ditë u takuan George Washingtoni, Ibrahim Rugova, Giorgio Napolitano dhe Arbën Xhaferi

Sa lehtë përhapen lajmet e rrejshme në botën shqiptare dhe pse kjo po e shkatërron debatin publik. Pyesim veten: pse ka aq shumë njerëz në botën shqiptare që besojnë në lajme të rrejshme? Pse manipulohen kaq lehtë? Pse, pa menduar dy herë, bien pre e kurtheve mediale? Pse u besojnë rrenave? Dy shembujt në vijim tregojnë se populli shqiptar - nga nxënësit në shkollat fillore deri te pensionistët në moshë të shtyrë - ka nevojë urgjente për edukim medial dhe për aftësi që i mundësojnë të dallojë lajmet e rrejshme, dezinformatat, shtrembërimet e lajmeve, devijimet e qëllimshme dhe propagandën. Shembulli i parë: para më shumë se 15 vjetësh nisi të qarkullonte një hajgare se George Washingtoni ishte me origjinë shqiptare, madje nga Peja. Në vitin 2026 ende ka njerëz që i besojnë këtij lajmi të rrejshëm, të shkruar për 1 prillin e vitit 2011, pra për ditën e rrenave, dhe të botuar në “Koha Ditore”. Si është e mundur që ende ka njerëz që besojnë në këtë përrallë, ndonëse lajmi është përgënjeshtruar 1001 herë? Shembulli i dytë: para gjashtë vjetësh, portale dhe të ashtuquajtur lexues nisën të shpërndanin një deklaratë që e paskësh dhënë Giorgio Napolitano kur ishte president i Italisë (2006–2015). Napolitano citohet të ketë thënë: “Nëse Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi do të kishin qenë amerikanë, gjermanë apo francezë, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci, por, për fat të keq, këto dy figura i përkasin një populli shumë të vogël…”. Në vitin 2020, ky lajm i një portali u shpërnda nga 600 profile në Facebook. Imagjinojeni: 600! Një portal shkroi: “...bëhet e ditur se (Napolitano) gëzonte respekt shumë të madh për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova”. Nuk ka asnjë dëshmi se Napolitano është autor i fjalëve të cituara. Nuk ka asnjë burim. Nuk dihet nga u shfaq ky lajm i rrejshëm. Por mileti e besoi gjatë këtë mashtrim. Për të mos mbetur vetëm në të kaluarën: gazetat më të famshme të botës hulumtuan gjerë e gjatë këto ditë rastin e pilotit të kompanisë Flydub

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 33 članaka