Lajme nga zvicraKosovari i protestave të Tiranës si hebreu i Andorrës
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Kosovari i protestave të Tiranës si hebreu i Andorrës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Arsyet e protestave në Shqipëri janë brenda Shqipërisë. Dhe po revoltohen qytetarët e Shqipërisë. Tendencat për t’i shpallur «kosovarët» dhe «tetovarët» si shkaktarë të protestave janë folklor. I keq. Në parabolën «Hebreu i Andorrës», shkrimtari zviceran Max Frisch rrëfen historinë e një të riu, të cilin bashkëvendësit e konsiderojnë hebre dhe e gjykojnë përmes paragjykimeve antisemite. Çdo veprim i tij interpretohet si dëshmi e tipareve që ata ia kanë veshur paraprakisht. Pas vdekjes së tij në rrethana mizore, zbulohet se ai ishte fëmijë i birësuar i prindërve andorras dhe nuk kishte prejardhje hebraike. Parabola tregon se si paragjykimi mund ta burgosë njeriun në një identitet të sajuar dhe ta shndërrojë përjashtimin në fat(keqësi). Hebreu i Andorrës i ngjan kosovarit të sajuar të protestave të Tiranës. Kur nisën protestat ose «Revolucioni i Flamingove», në fund të majit, propaganda e pushtetit, e prirë nga vetë krerët e tij, i shënjestroi shërbimet iraniane, greke dhe serbe si organizatore të protestave. Një deputet i Partisë Socialiste publikoi në rrjetet e tij sociale fotografinë e një veture me targa të Beogradit: Ja, edhe serbët erdhën në Zvërnec për t’i përkrahur këta armiq të brendshëm të Shqipërisë. E vërteta doli shpejt në shesh: ishte korrespondenti i agjencisë Reuters, i cili kishte ardhur aty për të raportuar dhe drejtonte një automjet me targa të Serbisë. Kur nuk funksionuan akuzat për agjenturat e huaja, sepse tingëllonin si raportet e «Zërit të Popullit» të viteve 1970, fajtori u gjet: ishte kosovari! Madje, edhe më keq, në shumës: kosovarët. Në imagjinatën e pushtetarëve u ndërtua figura e kosovarit si mishërim i një stereotipi. Ai është rrëmujaxhi që nuk vjen për të pushuar i qetë e për të ngrënë qofte në plazhin e Durrësit, por për t’u përzier në punët e brendshme të Shqipërisë. Kësisoj, faji i hidhej «armikut të jashtëm», ndonëse kësaj radhe ky «armik» është edhe i afërt, flet shqip dhe e konsideron po ashtu Skënderbeun hero. Kosovari i protesta
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.