Ivan hewettGrupi muzikor hebraik që përmes partiturave nxori sekrete nga Bashkimi Sovjetik
2 min čitanja
Ivan hewett
Grupi muzikor hebraik që përmes partiturave nxori sekrete nga Bashkimi Sovjetik
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një libër i ri rrëfen historinë heroike të katër muzikantëve që udhëtuan nëpër BRSS për t’i ndihmuar hebrenjtë disidentë të tregonin historitë e veta - dhe ndonjëherë të arratiseshin.Nga: Ivan Hewett / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comPërfytyrojeni këtë si skenarin e një trileri. Katër muzikantë të folklorit me ndërgjegje sociale vendosin të ndërmarrin një mision të guximshëm humanitar. Do ta vizitojnë një vend të njohur për represionin e tij mizor dhe do të rrezikojnë arrestimin dhe burgosjen duke u takuar fshehurazi me individë të përndjekur, për të nxjerrë jashtë vendit informacione jetike për ta, të maskuara si nota muzikore.Duket tepër e pabesueshme edhe për një film. Megjithatë, ndodhi vërtet. Dyzet vjet më parë, në vitin 1985 kur Lufta e Ftohtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik ishte ende e akullt dhe askush nuk dyshonte se sistemi sovjetik do të shembej brenda katër vjetësh, një kuartet muzikantësh hebrenj nga Amerika e vizitoi Bashkimin Sovjetik. Synimi i tyre ishte të ndihmonin disa nga miliona hebrenjtë që dëshironin të largoheshin, por të cilëve po u mohoheshin vizat e nevojshme të daljes. Një nga katërshja ishte Merryl Goldberg, e cila në mesin e viteve ‘80 të shekullit XX ishte studente e zellshme e saksofonit dhe e apasionuar pas një forme të muzikës popullore hebraike të quajtur klezmer.Tani ajo është bashkautore e librit Notes of Deception [Notat e mashtrimit], që përshkruan ato pak ditë të jashtëzakonshme kur ajo dhe muzikantët e tjerë sfiduan fuqinë e Bashkimit Sovjetik. Përse pritën kaq gjatë? Vince Houghton, drejtor i Muzeut Kombëtar Kriptologjik të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe bashkautor i librit, thotë se ishte një ndërthurje e maturisë dhe modestisë. “Mendoj se Merryl dhe tre muzikantët e tjerë ishin aq modestë, saqë nuk e kuptuan se sa e jashtëzakonshme ishte historia e tyre. Gjithashtu, në fillim e mbajtën të fshehtë, sepse nuk donin të tërhiqnin vëmendjen ndaj metodës së kodimit në rast se në të ardhmen mund të n
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.