IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

Manchester City përballet me një betejë të vështirë për ta përmbysur vendimin që e shpalli fajtor për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier, ka paralajmëruar një avokat i njohur i së drejtës sportive. Klubi anglez u shpall fajtor për shumicën e akuzave të ngritura nga Liga Premier, pas shqyrtimit të çështjes nga një komision […] The post “Një betejë e vështirë” – avokati zbulon çfarë e pret Man Cityn në apelin për 115 shkeljet e bëra first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Članaka
146
Autora
0
Izvora
28
U posljednjih 7 dana
42

Učitavamo…

Izvještaj

“Një betejë e vështirë” – avokati zbulon çfarë e pret Man Cityn në apelin për 115 shkeljet e bëra

Manchester City përballet me një betejë të vështirë për ta përmbysur vendimin që e shpalli fajtor për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier, ka paralajmëruar një avokat i njohur i së drejtës sportive. Klubi anglez u shpall fajtor për shumicën e akuzave të ngritura nga Liga Premier, pas shqyrtimit të çështjes nga një komision […] The post “Një betejë e vështirë” – avokati zbulon çfarë e pret Man Cityn në apelin për 115 shkeljet e bëra first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

24 dëshmitarë dhe dokumente sekrete – Man City pretendon se ka prova për ta rrëzuar vendimin ndaj klubit

Manchester City pretendon se posedon “prova të pakundërshtueshme” që mund ta rrëzojnë vendimin kundër klubit në çështjen e shkeljeve financiare në Ligën Premier. Sipas gazetës britanike The Telegraph, këto prova përfshijnë email-e, letra dhe pasqyra bankare.Raporti bën të ditur se klubi anglez do të kërkojë rishqyrtimin e provave që përfshijnë dokumente të qeverisë së Abu Dhabit, dëshmi pagesash dhe deklarata të 24 dëshmitarëve. City pretendon se këto materiale janë refuzuar padrejtësisht gjatë shqyrtimit fillestar të çështjes.Ekipi ligjor i klubit do të përpiqet të dëshmojë se komisioni i pavarur ka bërë “gabime thelbësore” në vlerësimin e akuzave të Ligës Premier. Ky pritet të jetë formacioni i Man Cityt nëse bien nga Liga Premier – pesë yje mund të qëndrojnë Komisioni kishte konstatuar se të hyrat komerciale të klubit ishin fryrë artificialisht me rreth 1.06 miliard euro.Manchester City beson se pasqyrat bankare dhe dokumentet qeveritare e mbështesin pretendimin e tij se qeveria e Abu Dhabit ka financuar pagesa të lidhura me marrëveshjet e sponsorizimit.Për më tepër, klubi synon të paraqesë konfirmime më të reja nga zyrtarët e Abu Dhabit dhe të kundërshtojë ato që i konsideron mospërputhje në konstatimet e komisionit.Apeli mund të përfundojë me shfajësimin e plotë ose të pjesshëm të Manchester Cityt, por ekziston edhe mundësia që çështja të rikthehet për një rigjykim./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Çfarë i tha Guardiola trajnerit të Man Cityt pas humbjes ndaj PSG-së? Maresca zbulon detajet e bisedës

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka zbuluar detaje nga biseda që zhvilloi me Pep Guardiolën pas humbjes zhgënjyese 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.Ish-trajneri legjendar i Cityt u rikthye në “Etihad Stadium”, këtë herë si spektator, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve në një periudhë të vështirë për kampionët e Ligës Premier.Pavarësisht rezultatit zhgënjyes, rikthimi i Guardiolës në stadiumin ku përjetoi sukseset më të mëdha të karrierës së tij u prit me entuziazëm nga tifozët. Maresca konfirmoi se pas ndeshjes kishte biseduar me paraardhësin e tij, me të cilin kishte diskutuar për paraqitjen e skuadrës. “E takova pas ndeshjes dhe biseduam për lojën, për pjesën e parë dhe të dytë. Fillimisht, ai ishte shumë i lumtur që ndodhej në stadium, ndërsa ishte gjithashtu shumë pozitiv për gjërat që kishte parë gjatë ndeshjes”, deklaroi Maresca.“Edhe për tifozët ishte diçka e bukur ta shihnin në stadium. Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shtoi trajneri italian.Megjithatë, Guardiola nuk ndërhyri në punët e skuadrës gjatë vizitës së tij. Sipas Marescas, ish-trajneri nuk hyri në dhomat e zhveshjes dhe nuk foli drejtpërdrejt me futbollistët e Manchester Cityt.Kështu, pavarësisht pranisë së tij në “Etihad”, Guardiola ruajti distancën nga skuadra, duke ia lënë Marescas përgjegjësinë e plotë për drejtimin e ekipit./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Barcelona dhe Man Utd po përgatiten për një marrëveshje të madhe – synohet shkëmbimi i yjeve

Barcelona ka riaktivizuar interesimin për transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, ndërsa në kuadër të negociatave me klubin anglez po shqyrton mundësinë e përfshirjes së Alejandro Baldes në një marrëveshje shkëmbimi.Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Barcelonës e shohin mbrojtësin argjentinas si një mundësi të favorshme në tregun e transferimeve, duke marrë parasysh se kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2027.Klubi katalunas po kërkon një qendërmbrojtës që luan me këmbën e majtë dhe Martinez përputhet me profilin e kërkuar nga trajneri Hansi Flick. Ky i fundit dëshiron të përforcojë repartin defensivë dhe ta formojë një dyshe cilësore me talentin e akademisë, Pau Cubarsin.Për ta lehtësuar marrëveshjen, Barcelona po shqyrton mundësinë e ofrimit të Alejandro Baldes në këmbim të argjentinasit. Mbrojtësi i krahut të majtë ka qenë më herët në radarët e Manchester Unitedit, çka mund t’i hapë rrugë një marrëveshjeje mes dy klubeve. Drejtuesit e klubit katalanas thuhet se kanë marrë vlerësime pozitive për Martinezin prej disa sezonesh. Aftësia e tij për ta nisur lojën nga prapavija dhe për të kontribuar në ndërtimin e aksioneve konsiderohet e përshtatshme për stilin e lojës së klubit katalunas.E ardhmja e 28-vjeçarit te Manchester Unitedi, megjithatë, është bërë e pasigurt pas përplasjes së fundit me drejtuesit e klubit.Pakënaqësia e tij lidhet edhe me faktin se nuk ka pasur rritje të pagës që nga sezoni 2022/23, kur fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.Kjo situatë mund t’i japë Barcelonës një mundësi për të ndërhyrë në garë për nënshkrimin e tij, megjithëse një marrëveshje e tillë mbetet për momentin në nivelin e raportimeve./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 146 članaka