Pep guardiolaÇfarë i tha Guardiola trajnerit të Man Cityt pas humbjes ndaj PSG-së? Maresca zbulon detajet e bisedës
2 min čitanja
Pep guardiola
Çfarë i tha Guardiola trajnerit të Man Cityt pas humbjes ndaj PSG-së? Maresca zbulon detajet e bisedës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka zbuluar detaje nga biseda që zhvilloi me Pep Guardiolën pas humbjes zhgënjyese 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.Ish-trajneri legjendar i Cityt u rikthye në “Etihad Stadium”, këtë herë si spektator, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve në një periudhë të vështirë për kampionët e Ligës Premier.Pavarësisht rezultatit zhgënjyes, rikthimi i Guardiolës në stadiumin ku përjetoi sukseset më të mëdha të karrierës së tij u prit me entuziazëm nga tifozët. Maresca konfirmoi se pas ndeshjes kishte biseduar me paraardhësin e tij, me të cilin kishte diskutuar për paraqitjen e skuadrës. “E takova pas ndeshjes dhe biseduam për lojën, për pjesën e parë dhe të dytë. Fillimisht, ai ishte shumë i lumtur që ndodhej në stadium, ndërsa ishte gjithashtu shumë pozitiv për gjërat që kishte parë gjatë ndeshjes”, deklaroi Maresca.“Edhe për tifozët ishte diçka e bukur ta shihnin në stadium. Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shtoi trajneri italian.Megjithatë, Guardiola nuk ndërhyri në punët e skuadrës gjatë vizitës së tij. Sipas Marescas, ish-trajneri nuk hyri në dhomat e zhveshjes dhe nuk foli drejtpërdrejt me futbollistët e Manchester Cityt.Kështu, pavarësisht pranisë së tij në “Etihad”, Guardiola ruajti distancën nga skuadra, duke ia lënë Marescas përgjegjësinë e plotë për drejtimin e ekipit./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.