PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BarcelonaBarcelona dhe Man Utd po përgatiten për një marrëveshje të madhe – synohet shkëmbimi i yjeve
2 min čitanja
Barcelona

Barcelona dhe Man Utd po përgatiten për një marrëveshje të madhe – synohet shkëmbimi i yjeve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Barcelona ka riaktivizuar interesimin për transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, ndërsa në kuadër të negociatave me klubin anglez po shqyrton mundësinë e përfshirjes së Alejandro Baldes në një marrëveshje shkëmbimi.Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Barcelonës e shohin mbrojtësin argjentinas si një mundësi të favorshme në tregun e transferimeve, duke marrë parasysh se kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2027.Klubi katalunas po kërkon një qendërmbrojtës që luan me këmbën e majtë dhe Martinez përputhet me profilin e kërkuar nga trajneri Hansi Flick. Ky i fundit dëshiron të përforcojë repartin defensivë dhe ta formojë një dyshe cilësore me talentin e akademisë, Pau Cubarsin.Për ta lehtësuar marrëveshjen, Barcelona po shqyrton mundësinë e ofrimit të Alejandro Baldes në këmbim të argjentinasit. Mbrojtësi i krahut të majtë ka qenë më herët në radarët e Manchester Unitedit, çka mund t’i hapë rrugë një marrëveshjeje mes dy klubeve. Drejtuesit e klubit katalanas thuhet se kanë marrë vlerësime pozitive për Martinezin prej disa sezonesh. Aftësia e tij për ta nisur lojën nga prapavija dhe për të kontribuar në ndërtimin e aksioneve konsiderohet e përshtatshme për stilin e lojës së klubit katalunas.E ardhmja e 28-vjeçarit te Manchester Unitedi, megjithatë, është bërë e pasigurt pas përplasjes së fundit me drejtuesit e klubit.Pakënaqësia e tij lidhet edhe me faktin se nuk ka pasur rritje të pagës që nga sezoni 2022/23, kur fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.Kjo situatë mund t’i japë Barcelonës një mundësi për të ndërhyrë në garë për nënshkrimin e tij, megjithëse një marrëveshje e tillë mbetet për momentin në nivelin e raportimeve./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Barcelona ka riaktivizuar interesimin për transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, ndërsa në kuadër të negociatave me klubin anglez po shqyrton mundësinë e përfshirjes së Alejandro Baldes në një marrëveshje shkëmbimi.Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Barcelonës e shohin mbrojtësin argjentinas si një mundësi të favorshme në tregun e transferimeve, duke marrë parasysh se kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2027.Klubi katalunas po kërkon një qendërmbrojtës që luan me këmbën e majtë dhe Martinez përputhet me profilin e kërkuar nga trajneri Hansi Flick. Ky i fundit dëshiron të përforcojë repartin defensivë dhe ta formojë një dyshe cilësore me talentin e akademisë, Pau Cubarsin.Për ta lehtësuar marrëveshjen, Barcelona po shqyrton mundësinë e ofrimit të Alejandro Baldes në këmbim të argjentinasit. Mbrojtësi i krahut të majtë ka qenë më herët në radarët e Manchester Unitedit, çka mund t’i hapë rrugë një marrëveshjeje mes dy klubeve. Drejtuesit e klubit katalanas thuhet se kanë marrë vlerësime pozitive për Martinezin prej disa sezonesh. Aftësia e tij për ta nisur lojën nga prapavija dhe për të kontribuar në ndërtimin e aksioneve konsiderohet e përshtatshme për stilin e lojës së klubit katalunas.E ardhmja e 28-vjeçarit te Manchester Unitedi, megjithatë, është bërë e pasigurt pas përplasjes së fundit me drejtuesit e klubit.Pakënaqësia e tij lidhet edhe me faktin se nuk ka pasur rritje të pagës që nga sezoni 2022/23, kur fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.Kjo situatë mund t’i japë Barcelonës një mundësi për të ndërhyrë në garë për nënshkrimin e tij, megjithëse një marrëveshje e tillë mbetet për momentin në nivelin e raportimeve./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…