IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Redaktor përgjegjës & Gazetar/e për edicionin e diasporës

Komisioni Evropian ka ndarë 61.8 milionë euro në formë të parafinancimit për Kosovën, në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), ndërsa kërkesa e parë për disbursimin e mjeteve është aktualisht në proces të vlerësimit.Kështu ka dekaluar për Telegrafin një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke theksuar se mjetet janë liruar më 16 prill 2026, pas ratifikimit të marrëveshjeve për instrumentin dhe huanë nga Kosova në fillim të shkurtit.“Në mars, Kosova miratoi një vendim për strukturën e zbatimit dhe emëroi një koordinator për Instrumentin për Reforma dhe Rritje”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.Sipas Komisionit Evropian pas afatit të qershorit 2026, Kosova në korrik dorëzoi kërkesën e parë zyrtare për disbursim, në përputhje me afatet e përcaktuara.“Kjo kërkesë mbulon zbatimin e gjithsej 64 hapave që nga themelimi i instrumentit deri në qershor 2026”, thuhet në përgjigje. Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria dhe Kosova? Komisioni Evropian ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të fondeve nëse nuk i përmbush reformat brenda afatit të lejuar.“Ashtu si të gjithë përfituesit e tjerë të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, Kosova rrezikon të humbasë fondet nëse nuk e përmbush një hap deri në përfundimin e periudhës shtesë”, thuhet në përgjigje.Sipas Komisionit, kjo periudhë ka përfunduar në fund të qershorit 2026 për 13 nga 64 hapat, të cilët fillimisht ishin planifikuar të përmbusheshin në qershor të vitit 2025.Megjithatë, institucioni evropian nuk ka bërë të ditur ende rezultatin e vlerësimit të kërkesës së Kosovës.“Shërbimet e Komisionit aktualisht janë duke e vlerësuar këtë kërkesë”, thuhet në përgjigje.Afati i ardhshëm i raportimit është janari i vitit 2027. Në këtë periudhë, sipas Komisionit, do të përfundojnë periudhat shtesë për hapat që fillimisht ishin paraparë të përmbusheshin në dhjetor të viteve 2024 dhe 2025.Në kuadër të këtij instrumenti, Kosova mund të përfitojë deri në 882.6 milionë eu

Članaka
306
Autora
0
Izvora
12
U posljednjih 7 dana
67

Učitavamo…

Izvještaj

Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të 882 milionë eurove të BE-së, kërkesa për disbursim ende në vlerësim

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Kongresi amerikan kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me inteligjencën ruse dhe Qendrën në Nish

Serbia është në fokus të një iniciative legjislative në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, e cila synon shqyrtimin e hollësishëm të bashkëpunimit ushtarak, të sigurisë dhe të inteligjencës së vendeve të Ballkanit me Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe NATO-n.Projektligji, i emërtuar Akti i Bashkëpunimit për Sigurinë në Ballkan, u prezantua më 5 tetor nga kongresmenët amerikanë Ritchie Torres nga Nju Jorku dhe Joe Wilson nga Karolina e Jugut. Dokumenti, i regjistruar me numrin HR 10748, i është referuar Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Sipas propozimit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, me pëlqimin e Sekretarit të Shtetit, do të duhej t’i paraqiste Kongresit një raport gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet e sigurisë së vendeve të rajonit me Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe NATO-n, brenda 180 ditëve nga hyrja e mundshme në fuqi e ligjit.Nisma përfshin Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.Një vëmendje e veçantë i kushtohet bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, përfshirë aktivitetet e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish dhe lidhjet e mundshme të saj me shërbimet ruse të inteligjencës.Projektligji parasheh që Pentagoni të vlerësojë operacionet e kësaj qendre, ndikimin e saj dhe koordinimin e mundshëm me agjencitë ruse të inteligjencës.Qendra në Nish ka qenë prej vitesh në fokusin e shqetësimeve të institucioneve perëndimore të sigurisë, për shkak të pikëpyetjeve rreth natyrës së aktiviteteve të saj dhe marrëdhënieve me strukturat shtetërore ruse.Sipas tekstit të projektligjit, autoritetet amerikane do të duhej të përgatisnin gjithashtu një listë të sistemeve të armëve, pajisjeve ushtarake dhe teknologjisë ruse e kineze, me vlerë prej të paktën një milion dollarësh për secilin rast, që vendet e rajonit kanë blerë ose pranuar që nga viti 2012.Raporti do të përfshinte edhe stërvitjet ushtarake, trajnimet e forcave të sigurisë, marrëveshjet e nënshkruara dhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencë

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Kryesuesi i komisionit të Ligjit për sponsorizime me thirrje për klubet, federatat dhe OJQ-të

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, i cili flet për një nga çështjet më të rëndësishme për zhvillimin e sportit në Kosovë – financimin përmes ligjit të sponsorizimit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.Shala ka bërë thirrje direkte në podcastin tonë ndaj klubeve, federatave dhe OJQ-ve, që t’i ngrisin kapacitetet e tyre me qëllim që ta kenë sa më të lehtë punën si komision si dhe të ndihmohet në masovizim të sportit.“Faleminderit shumë për hapësirën që na keni leju edhe që nëpër dorë nga studio juaj me dal një thirrje dhe një lutje ndaj oponentëve kryesorë në kuadër të sponsorizimit, që m'i ngrit kapacitetet e veta, sidomos në çështjet organizative që me lehtu edhe punën si komision, po edhe ata me qenë ma shpejt të informum prej çështjeve të sponsorizimit”.“Ministria e Sportit, Ministria e Kulturës janë të hapur për secilën që është i involvuar te Ligji i Sponsorizimit jemi të hapur të debatojnë secilën kohë që ata mendojnë që e kanë të nevojshme për informata”.“Kjo studio me mu përdor si reflektim dhe si mesazh ndaj atyne që punojnë drejt edhe mirë në të mirën e sportit edhe çdo sportisti për masovizim të sportit, ngritjen e kapaciteteve sportive se Ligji për Sponsorizim është mjaft i mirë, po të përdoret mirë dhe mbarë për këtë vend”, ka thënë Shala ndër tjerash.Episodin e plotë me Besim Shalën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Nga hekurudhat te Brezovica – ku duhet të investojë Kosova? Rafuna rendit projektet kapitale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka veçuar lidhjet hekurudhore me portet e Durrësit dhe Selanikut, si dhe investimet në Brezovicë, ndër projektet kapitale që duhet të marrin përparësi në Kosovë. Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Rafuna tha se zhvillimi i hekurudhave ka rëndësi përtej ekonomisë dhe transportit të […]

Epoka e ReIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 306 članaka