PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SerbiaKongresi amerikan kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me inteligjencën ruse dhe Qendrën në Nish
2 min čitanja
Serbia

Kongresi amerikan kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me inteligjencën ruse dhe Qendrën në Nish

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Serbia është në fokus të një iniciative legjislative në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, e cila synon shqyrtimin e hollësishëm të bashkëpunimit ushtarak, të sigurisë dhe të inteligjencës së vendeve të Ballkanit me Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe NATO-n.Projektligji, i emërtuar Akti i Bashkëpunimit për Sigurinë në Ballkan, u prezantua më 5 tetor nga kongresmenët amerikanë Ritchie Torres nga Nju Jorku dhe Joe Wilson nga Karolina e Jugut. Dokumenti, i regjistruar me numrin HR 10748, i është referuar Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Sipas propozimit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, me pëlqimin e Sekretarit të Shtetit, do të duhej t’i paraqiste Kongresit një raport gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet e sigurisë së vendeve të rajonit me Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe NATO-n, brenda 180 ditëve nga hyrja e mundshme në fuqi e ligjit.Nisma përfshin Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.Një vëmendje e veçantë i kushtohet bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, përfshirë aktivitetet e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish dhe lidhjet e mundshme të saj me shërbimet ruse të inteligjencës.Projektligji parasheh që Pentagoni të vlerësojë operacionet e kësaj qendre, ndikimin e saj dhe koordinimin e mundshëm me agjencitë ruse të inteligjencës.Qendra në Nish ka qenë prej vitesh në fokusin e shqetësimeve të institucioneve perëndimore të sigurisë, për shkak të pikëpyetjeve rreth natyrës së aktiviteteve të saj dhe marrëdhënieve me strukturat shtetërore ruse.Sipas tekstit të projektligjit, autoritetet amerikane do të duhej të përgatisnin gjithashtu një listë të sistemeve të armëve, pajisjeve ushtarake dhe teknologjisë ruse e kineze, me vlerë prej të paktën një milion dollarësh për secilin rast, që vendet e rajonit kanë blerë ose pranuar që nga viti 2012.Raporti do të përfshinte edhe stërvitjet ushtarake, trajnimet e forcave të sigurisë, marrëveshjet e nënshkruara dhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Serbia është në fokus të një iniciative legjislative në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, e cila synon shqyrtimin e hollësishëm të bashkëpunimit ushtarak, të sigurisë dhe të inteligjencës së vendeve të Ballkanit me Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe NATO-n.Projektligji, i emërtuar Akti i Bashkëpunimit për Sigurinë në Ballkan, u prezantua më 5 tetor nga kongresmenët amerikanë Ritchie Torres nga Nju Jorku dhe Joe Wilson nga Karolina e Jugut. Dokumenti, i regjistruar me numrin HR 10748, i është referuar Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Sipas propozimit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, me pëlqimin e Sekretarit të Shtetit, do të duhej t’i paraqiste Kongresit një raport gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet e sigurisë së vendeve të rajonit me Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe NATO-n, brenda 180 ditëve nga hyrja e mundshme në fuqi e ligjit.Nisma përfshin Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.Një vëmendje e veçantë i kushtohet bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, përfshirë aktivitetet e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish dhe lidhjet e mundshme të saj me shërbimet ruse të inteligjencës.Projektligji parasheh që Pentagoni të vlerësojë operacionet e kësaj qendre, ndikimin e saj dhe koordinimin e mundshëm me agjencitë ruse të inteligjencës.Qendra në Nish ka qenë prej vitesh në fokusin e shqetësimeve të institucioneve perëndimore të sigurisë, për shkak të pikëpyetjeve rreth natyrës së aktiviteteve të saj dhe marrëdhënieve me strukturat shtetërore ruse.Sipas tekstit të projektligjit, autoritetet amerikane do të duhej të përgatisnin gjithashtu një listë të sistemeve të armëve, pajisjeve ushtarake dhe teknologjisë ruse e kineze, me vlerë prej të paktën një milion dollarësh për secilin rast, që vendet e rajonit kanë blerë ose pranuar që nga viti 2012.Raporti do të përfshinte edhe stërvitjet ushtarake, trajnimet e forcave të sigurisë, marrëveshjet e nënshkruara dhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…