Plani i rritjesKosova rrezikon të humbasë një pjesë të 882 milionë eurove të BE-së, kërkesa për disbursim ende në vlerësim
2 min čitanja
Plani i rritjes
Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të 882 milionë eurove të BE-së, kërkesa për disbursim ende në vlerësim
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komisioni Evropian ka ndarë 61.8 milionë euro në formë të parafinancimit për Kosovën, në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), ndërsa kërkesa e parë për disbursimin e mjeteve është aktualisht në proces të vlerësimit.Kështu ka dekaluar për Telegrafin një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke theksuar se mjetet janë liruar më 16 prill 2026, pas ratifikimit të marrëveshjeve për instrumentin dhe huanë nga Kosova në fillim të shkurtit.“Në mars, Kosova miratoi një vendim për strukturën e zbatimit dhe emëroi një koordinator për Instrumentin për Reforma dhe Rritje”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.Sipas Komisionit Evropian pas afatit të qershorit 2026, Kosova në korrik dorëzoi kërkesën e parë zyrtare për disbursim, në përputhje me afatet e përcaktuara.“Kjo kërkesë mbulon zbatimin e gjithsej 64 hapave që nga themelimi i instrumentit deri në qershor 2026”, thuhet në përgjigje. Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria dhe Kosova? Komisioni Evropian ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të fondeve nëse nuk i përmbush reformat brenda afatit të lejuar.“Ashtu si të gjithë përfituesit e tjerë të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, Kosova rrezikon të humbasë fondet nëse nuk e përmbush një hap deri në përfundimin e periudhës shtesë”, thuhet në përgjigje.Sipas Komisionit, kjo periudhë ka përfunduar në fund të qershorit 2026 për 13 nga 64 hapat, të cilët fillimisht ishin planifikuar të përmbusheshin në qershor të vitit 2025.Megjithatë, institucioni evropian nuk ka bërë të ditur ende rezultatin e vlerësimit të kërkesës së Kosovës.“Shërbimet e Komisionit aktualisht janë duke e vlerësuar këtë kërkesë”, thuhet në përgjigje.Afati i ardhshëm i raportimit është janari i vitit 2027. Në këtë periudhë, sipas Komisionit, do të përfundojnë periudhat shtesë për hapat që fillimisht ishin paraparë të përmbusheshin në dhjetor të viteve 2024 dhe 2025.Në kuadër të këtij instrumenti, Kosova mund të përfitojë deri në 882.6 milionë eu
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.