Nesojeni Rimljan izzval tudi rojaka Viniciusa Juniorja
Brazilec Endrick je bil poleti že na poti v Romo, a je Jose Mourinho preprečil njegovo posojo. V 2. kolu lige prvakov so strelci zabili rekordnih 78 golov.
Brazilec Endrick je bil poleti že na poti v Romo, a je Jose Mourinho preprečil njegovo posojo. V 2. kolu lige prvakov so strelci zabili rekordnih 78 golov.
Učitavamo…
Brazilec Endrick je bil poleti že na poti v Romo, a je Jose Mourinho preprečil njegovo posojo. V 2. kolu lige prvakov so strelci zabili rekordnih 78 golov.
Jose Mourinho ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e Wesleyt në fitoren dramatike të Real Madridit ndaj Romës me rezultat 4-3, duke pranuar se braziliani i kishte lënë përshtypje edhe më të mira sesa kishte pritur.Në një intervistë për TNT Sports, trajneri i Real Madridit e lavdëroi mbrojtësin e krahut të Romës, pasi madrilenët përmbysën disavantazhin prej dy golash, nga 3-1 në 4-3, falë tri golave të shënuar në minutat e fundit në “Stadio Olimpico”.Kjo ishte hera e parë që Mourinho përballej me Romën që nga shkarkimi i tij në janar të vitit 2024.“Ai ia vështirësoi jetën Viniciusit në fazën sulmuese dhe na shkaktoi probleme edhe kur po mbroheshim”, deklaroi Mourinho. Vinicius kishte mësuar vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes se ishte dënuar me katër ndeshje moslojë në La Liga. Braziliani u zëvendësua në minutën e 59-të, pak pasi një pasim i pakujdesshëm me thembër i kishte dhënë Donyell Malenit mundësinë për të shënuar golin e dytë të Romës.“E dija tashmë se ishte një lojtar i mirë, por ishte hera e parë që e shihja duke luajtur në atë pozicion dhe më impresionoi edhe më shumë sesa kisha menduar. Ai mbrohet shumë mirë dhe më pas avancon me shpejtësi të madhe. Wesley është vërtet një lojtar i shkëlqyer”, shtoi trajneri portugez. Ish-gjyqtari i La Ligas sulmon ashpër Mourinhon: Ai di shumë pak për rregullat e futbollit Nga ana tjetër, Wesley u shpreh i lumtur për komplimentet që mori nga një trajner me përvojën dhe emrin e Mourinhos.“Jam i lumtur. Është kënaqësi të marrësh lëvdata nga një trajner si Mourinho”, tha ai për të njëjtin medium.“Thjesht u luta dhe i thashë vetes: ‘Duhet ta ndal Viniciusin, duhet ta ndal Viniciusin’. Isha i përgatitur dhe jam i kënaqur me paraqitjen time. Kam ende shumë për të përmirësuar, por jam i kënaqur me performancën individuale”, përfundoi braziliani./Telegrafi/
Gian Piero Gasperini ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon pas humbjes dramatike të Romës ndaj Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra e tij ishte dukshëm më e mirë se madrilenët, deri në momentin kur pësoi tri gola nga goditjet nga këndi.Roma ishte në rrugën drejt një fitoreje të madhe, pasi kishte krijuar epërsi të merituar prej 3-1 falë golit të Marten de Roon dhe dy realizimeve të Donyell Malen. Megjithatë, mbrojtja dështoi në momentet vendimtare, duke lejuar Real Madridin të shënonte tri herë radhazi nga goditjet nga këndi, nga minuta e 83-të deri në të 90-tën.Carlos Espi, Endrick dhe ish-mbrojtësi i Romës, Antonio Rudiger, realizuan në mënyrë pothuajse identike, duke i dhënë Real Madridit fitoren 4-3 në një përmbysje spektakolare.Pas ndeshjes, Gasperini nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si skuadra e tij e humbi një takim që dukej se e kishte nën kontroll. “Edhe në pjesën e parë ata kishin fituar goditje nga këndi, por në minutat e fundit ishte sikur të ishim të paralizuar nga frika. Ata shënuan shumë lehtë”, deklaroi Gasperini për Sky Sport Italia dhe Amazon Prime Video Italia.“Na vjen jashtëzakonisht keq, sepse një ndeshje e luajtur në atë mënyrë nuk duhej të përfundonte me një epilog të tillë”.Real Madridi kishte regjistruar vetëm një goditje në kuadrat gjatë pjesës së parë, pikërisht në rastin e golit të Kylian Mbappes, ndërsa portieri Thibaut Courtois ishte detyruar të intervenonte disa herë për ta mbajtur skuadrën e tij në lojë.Pavarësisht humbjes së dhimbshme, Gasperini kërkoi që skuadra të përqendrohet te aspektet pozitive të paraqitjes dhe të mos lejojë që minutat e fundit ta zbehin gjithçka që kishte bërë mirë. “Nëse duhet të largohem, do ta bëj” – ylli i Real Madridit trondit me deklaratën për të ardhmen “Duhet të ndërtojmë mbi gjërat pozitive. Edhe pse kjo humbje peshon shumë, duhet ta lëmë shpejt pas, përndryshe rrezikojmë t’i fshijmë të gjitha gjërat e mira që pamë në këtë ndeshje”, theksoi trajneri.“Është shumë e vështirë ta pranosh, por Rom
Real Madridi kompletoi një rikthim spektakolar kundër Romës (3-4) në Ligën e Kampionëve , por jo gjithçka shkoi mirë për Jose Mourinhon gjatë ndeshjes.Një nga momentet më delikate erdhi në pjesën e dytë, kur Vinicius tentoi një pasim me thembër në një zonë të rrezikshme të fushës dhe humbi posedimin e topit. Roma e shfrytëzoi gabimin për të nisur një kundërsulm të shpejtë, i cili kulmoi me golin e Donyell Malen për ta bërë rezultatin 2-1.Ajo që ndodhi menjëherë më pas në stolin e Real Madridit nuk u transmetua gjatë transmetimit standard.Kamerat e Movistar+ kapën reagimin e Mourinhos, i cili ishte dukshëm i frustruar nga vendimi i lojtarit të tij. Pamjet tregojnë se si trajneri portugez përjetoi një moment që e vuri përsëri ekipin e tij në një pozicion të vështirë. Situata u përkeqësua pak më pas, teksa Roma e rriti epërsinë në 3-1. Mourinho u përgjigj me një zëvendësim të dyfishtë në minutën e 59-të: duke larguar Vinicius Jr dhe Denzel Dumfries për të futur në lojë Endrick dhe Arda Guler.Braziliani nuk bëri asnjë përpjekje për të fshehur pakënaqësinë e tij ndërsa largohej nga fusha. Megjithatë, zëvendësimet në fund dhanë rezultatin e duhur, me Madridin që përfundoi rikthimin me tre gola të vonë në minutat e fundit. /Telegrafi/
Prikazano 4 od 31 članaka