PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Roma“Nëse dikush ishte i vdekur, ishte Real Madridi” – Gasperini thumbon Mourinhon pas ndeshjes
2 min čitanja
Roma

“Nëse dikush ishte i vdekur, ishte Real Madridi” – Gasperini thumbon Mourinhon pas ndeshjes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gian Piero Gasperini ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon pas humbjes dramatike të Romës ndaj Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra e tij ishte dukshëm më e mirë se madrilenët, deri në momentin kur pësoi tri gola nga goditjet nga këndi.Roma ishte në rrugën drejt një fitoreje të madhe, pasi kishte krijuar epërsi të merituar prej 3-1 falë golit të Marten de Roon dhe dy realizimeve të Donyell Malen. Megjithatë, mbrojtja dështoi në momentet vendimtare, duke lejuar Real Madridin të shënonte tri herë radhazi nga goditjet nga këndi, nga minuta e 83-të deri në të 90-tën.Carlos Espi, Endrick dhe ish-mbrojtësi i Romës, Antonio Rudiger, realizuan në mënyrë pothuajse identike, duke i dhënë Real Madridit fitoren 4-3 në një përmbysje spektakolare.Pas ndeshjes, Gasperini nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si skuadra e tij e humbi një takim që dukej se e kishte nën kontroll. “Edhe në pjesën e parë ata kishin fituar goditje nga këndi, por në minutat e fundit ishte sikur të ishim të paralizuar nga frika. Ata shënuan shumë lehtë”, deklaroi Gasperini për Sky Sport Italia dhe Amazon Prime Video Italia.“Na vjen jashtëzakonisht keq, sepse një ndeshje e luajtur në atë mënyrë nuk duhej të përfundonte me një epilog të tillë”.Real Madridi kishte regjistruar vetëm një goditje në kuadrat gjatë pjesës së parë, pikërisht në rastin e golit të Kylian Mbappes, ndërsa portieri Thibaut Courtois ishte detyruar të intervenonte disa herë për ta mbajtur skuadrën e tij në lojë.Pavarësisht humbjes së dhimbshme, Gasperini kërkoi që skuadra të përqendrohet te aspektet pozitive të paraqitjes dhe të mos lejojë që minutat e fundit ta zbehin gjithçka që kishte bërë mirë. “Nëse duhet të largohem, do ta bëj” – ylli i Real Madridit trondit me deklaratën për të ardhmen “Duhet të ndërtojmë mbi gjërat pozitive. Edhe pse kjo humbje peshon shumë, duhet ta lëmë shpejt pas, përndryshe rrezikojmë t’i fshijmë të gjitha gjërat e mira që pamë në këtë ndeshje”, theksoi trajneri.“Është shumë e vështirë ta pranosh, por Rom

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gian Piero Gasperini ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon pas humbjes dramatike të Romës ndaj Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra e tij ishte dukshëm më e mirë se madrilenët, deri në momentin kur pësoi tri gola nga goditjet nga këndi.Roma ishte në rrugën drejt një fitoreje të madhe, pasi kishte krijuar epërsi të merituar prej 3-1 falë golit të Marten de Roon dhe dy realizimeve të Donyell Malen. Megjithatë, mbrojtja dështoi në momentet vendimtare, duke lejuar Real Madridin të shënonte tri herë radhazi nga goditjet nga këndi, nga minuta e 83-të deri në të 90-tën.Carlos Espi, Endrick dhe ish-mbrojtësi i Romës, Antonio Rudiger, realizuan në mënyrë pothuajse identike, duke i dhënë Real Madridit fitoren 4-3 në një përmbysje spektakolare.Pas ndeshjes, Gasperini nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si skuadra e tij e humbi një takim që dukej se e kishte nën kontroll. “Edhe në pjesën e parë ata kishin fituar goditje nga këndi, por në minutat e fundit ishte sikur të ishim të paralizuar nga frika. Ata shënuan shumë lehtë”, deklaroi Gasperini për Sky Sport Italia dhe Amazon Prime Video Italia.“Na vjen jashtëzakonisht keq, sepse një ndeshje e luajtur në atë mënyrë nuk duhej të përfundonte me një epilog të tillë”.Real Madridi kishte regjistruar vetëm një goditje në kuadrat gjatë pjesës së parë, pikërisht në rastin e golit të Kylian Mbappes, ndërsa portieri Thibaut Courtois ishte detyruar të intervenonte disa herë për ta mbajtur skuadrën e tij në lojë.Pavarësisht humbjes së dhimbshme, Gasperini kërkoi që skuadra të përqendrohet te aspektet pozitive të paraqitjes dhe të mos lejojë që minutat e fundit ta zbehin gjithçka që kishte bërë mirë. “Nëse duhet të largohem, do ta bëj” – ylli i Real Madridit trondit me deklaratën për të ardhmen “Duhet të ndërtojmë mbi gjërat pozitive. Edhe pse kjo humbje peshon shumë, duhet ta lëmë shpejt pas, përndryshe rrezikojmë t’i fshijmë të gjitha gjërat e mira që pamë në këtë ndeshje”, theksoi trajneri.“Është shumë e vështirë ta pranosh, por Rom

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…