PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jose mourinhoMourinho e lavdëron yllin e Romës pas ndeshjes: Është vërtet një lojtar i shkëlqyer
2 min čitanja
Jose mourinho

Mourinho e lavdëron yllin e Romës pas ndeshjes: Është vërtet një lojtar i shkëlqyer

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Jose Mourinho ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e Wesleyt në fitoren dramatike të Real Madridit ndaj Romës me rezultat 4-3, duke pranuar se braziliani i kishte lënë përshtypje edhe më të mira sesa kishte pritur.Në një intervistë për TNT Sports, trajneri i Real Madridit e lavdëroi mbrojtësin e krahut të Romës, pasi madrilenët përmbysën disavantazhin prej dy golash, nga 3-1 në 4-3, falë tri golave të shënuar në minutat e fundit në “Stadio Olimpico”.Kjo ishte hera e parë që Mourinho përballej me Romën që nga shkarkimi i tij në janar të vitit 2024.“Ai ia vështirësoi jetën Viniciusit në fazën sulmuese dhe na shkaktoi probleme edhe kur po mbroheshim”, deklaroi Mourinho. Vinicius kishte mësuar vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes se ishte dënuar me katër ndeshje moslojë në La Liga. Braziliani u zëvendësua në minutën e 59-të, pak pasi një pasim i pakujdesshëm me thembër i kishte dhënë Donyell Malenit mundësinë për të shënuar golin e dytë të Romës.“E dija tashmë se ishte një lojtar i mirë, por ishte hera e parë që e shihja duke luajtur në atë pozicion dhe më impresionoi edhe më shumë sesa kisha menduar. Ai mbrohet shumë mirë dhe më pas avancon me shpejtësi të madhe. Wesley është vërtet një lojtar i shkëlqyer”, shtoi trajneri portugez. Ish-gjyqtari i La Ligas sulmon ashpër Mourinhon: Ai di shumë pak për rregullat e futbollit Nga ana tjetër, Wesley u shpreh i lumtur për komplimentet që mori nga një trajner me përvojën dhe emrin e Mourinhos.“Jam i lumtur. Është kënaqësi të marrësh lëvdata nga një trajner si Mourinho”, tha ai për të njëjtin medium.“Thjesht u luta dhe i thashë vetes: ‘Duhet ta ndal Viniciusin, duhet ta ndal Viniciusin’. Isha i përgatitur dhe jam i kënaqur me paraqitjen time. Kam ende shumë për të përmirësuar, por jam i kënaqur me performancën individuale”, përfundoi braziliani./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Jose Mourinho ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e Wesleyt në fitoren dramatike të Real Madridit ndaj Romës me rezultat 4-3, duke pranuar se braziliani i kishte lënë përshtypje edhe më të mira sesa kishte pritur.Në një intervistë për TNT Sports, trajneri i Real Madridit e lavdëroi mbrojtësin e krahut të Romës, pasi madrilenët përmbysën disavantazhin prej dy golash, nga 3-1 në 4-3, falë tri golave të shënuar në minutat e fundit në “Stadio Olimpico”.Kjo ishte hera e parë që Mourinho përballej me Romën që nga shkarkimi i tij në janar të vitit 2024.“Ai ia vështirësoi jetën Viniciusit në fazën sulmuese dhe na shkaktoi probleme edhe kur po mbroheshim”, deklaroi Mourinho. Vinicius kishte mësuar vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes se ishte dënuar me katër ndeshje moslojë në La Liga. Braziliani u zëvendësua në minutën e 59-të, pak pasi një pasim i pakujdesshëm me thembër i kishte dhënë Donyell Malenit mundësinë për të shënuar golin e dytë të Romës.“E dija tashmë se ishte një lojtar i mirë, por ishte hera e parë që e shihja duke luajtur në atë pozicion dhe më impresionoi edhe më shumë sesa kisha menduar. Ai mbrohet shumë mirë dhe më pas avancon me shpejtësi të madhe. Wesley është vërtet një lojtar i shkëlqyer”, shtoi trajneri portugez. Ish-gjyqtari i La Ligas sulmon ashpër Mourinhon: Ai di shumë pak për rregullat e futbollit Nga ana tjetër, Wesley u shpreh i lumtur për komplimentet që mori nga një trajner me përvojën dhe emrin e Mourinhos.“Jam i lumtur. Është kënaqësi të marrësh lëvdata nga një trajner si Mourinho”, tha ai për të njëjtin medium.“Thjesht u luta dhe i thashë vetes: ‘Duhet ta ndal Viniciusin, duhet ta ndal Viniciusin’. Isha i përgatitur dhe jam i kënaqur me paraqitjen time. Kam ende shumë për të përmirësuar, por jam i kënaqur me performancën individuale”, përfundoi braziliani./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…