IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Rekord i pazakontë Guinness: 254 rrotulla letre higjienike të balancuara mbi kokë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me pjesëmarrësit në ekspeditën ndërkombëtare “Vrello 2026” dhe anëtarët e Klubit Speleologjik të Zhytjes “Vrello”, të cilët e informuan për rrjedhën e ekspeditës dhe suksesin historik me të cilin shpella Vrello në kanionin e Matkës, me një thellësi të hulumtuar prej 338 metrash, u bë shpella më e thellë nënujore në botë e hulumtuar nga njeriu. Rekord botëror në Matkë: Vrello është shpella nënujore më e thellë e hulumtuar me 338 metra Siljanovska-Davkova, siç njoftoi kabineti i saj, i përgëzoi zhytësit e shpellave për aktin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se Vrello është fenomen natyror që ndez shpirtin e hulumtimit dhe kurreshtjen për zbulimin e sekreteve të natyrës.Për të, rekordi botëror nuk është vetëm njohje e njohurive, guximit dhe këmbënguljes së zhytësve të shpellave, por edhe një mundësi e vërtetë për afirmimin ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore vendore si e jashtëzakonshme.Zhytësit e shpellave e njoftuan presidenten me sfidat me të cilat u përballën gjatë zhytjes së tyre, me njohuritë e pazakonta për botën nënujore të Vrellos, siç janë uji kristalor dhe temperatura mesatare prej rreth pesëmbëdhjetë gradësh, dy kanalet e zbuluara rishtazi dhe mbi 150 metra korridore të reja të mëdha.Sipas pjesëmarrësve në këtë aktivitet unik, Vrello është fenomen natyror madhështor dhe misterioz me një tërheqje magjike, një nga shpellat nënujore më interesante për ta deri më tani.Ata shprehën mirënjohjen e tyre për patronazhin e përgjithshëm të pranuar, duke theksuar rëndësinë e tij për realizimin me sukses të ekspeditës.Presidentja Siljanovska-Davkova u uroi atyre suksese në përpjekjet e tyre të ardhshme dhe shprehu besimin e saj se suksesi i tyre është frymëzues për shumë zhytës të tjerë të shpellave.

Članaka
21
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
5

Učitavamo…

Izvještaj

Siljanovska-Davkova priti në takim pjesëmarrësit në ekspeditën ndërkombëtare “Vrello 2026"

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Rekord botëror në Matkë: Vrello është shpella nënujore më e thellë e hulumtuar me 338 metra

Shpella nënujore Vrello në Kanionin e Matkës është bërë shpella nënujore më e thellë e hulumtuar në botë, pasi një ekip ndërkombëtar zhytësish shpellash arriti një thellësi rekord prej 338 metrash si pjesë e ekspeditës “Vrello 2026”. Ky sukses vendosi tre rekorde botërore, ndërsa shpella zuri vendin e parë në listën botërore përpara vendeve Font Estramar në Francë dhe Elefante Bjanco në Itali.Siç njoftoi Klubi i zhytjes “Vrello”, në periudhën nga 10 deri më 17 tetor, një ekip ndërkombëtar prej 15 zhytësish nga Maqedonia, Polonia dhe Italia arritën ta hulumtonin shpellën deri në një thellësi rekord prej 338 metrash, që është 51 metra më e thellë se thellësia e hukumtuar më parë prej 287 metrash. Kjo vendosi rekorde botërore në tre kategori: shpella më e thellë e hulumtuar nga njeriu, zhytja më e thellë në shpellë dhe zhytja më e thellë në ujë të hapur.Përveç thellësive të reja, ekspedita zbuloi edhe dy kanale nënujore të panjohura më parë, duke zgjeruar ndjeshëm hartën e sistemit të shpellave. Në përgjithësi, janë hulumtuar më shumë se 150 metra të rinj kanalesh shpellash, duke pasuruar më tej njohuritë tona për sistemin kompleks nënujor të Vrellos. Kanali i parë i zbuluar rishtazi ndodhet rreth 300 metra nga hyrja e shpellës, në një thellësi prej 33 metrash dhe është afërsisht 100 metra i gjatë, ndërsa i dyti u zbulua në një thellësi prej 170 metrash dhe lidhet me kanalin kryesor të thellë të shpellës.Zhytja rekord u krye nga zhytësi polak i shpellave Bartlomiej Pitala dhe i gjithë operacioni zgjati nëntë orë. Kthimi i tij i sigurt u monitorua nga 12 zhytës sigurie të vendosur në thellësi të ndryshme në shpellë, ndërsa një ekip koordinimi me mbështetje mjekësore dhe shpëtimi ishte i angazhuar në sipërfaqe.Për nevojat e ekspeditës, ekipi vendor ndërtoi dhe instaloi në mënyrë të pavarur një dhomë ajri nënujore – një habitat, në një thellësi prej tetë deri në nëntë metrash dhe rreth 130 metra nga hyrja e shpellës. Dhoma shërbeu si vend për zhytësit për të qëndruar gjat

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Spanjolli thyen rekordin botëror në skateboard, arrin shpejtësinë prej 151.83 km/h

Sportisti spanjoll Diego Poncelet ka vendosur rekord të ri botëror në zbritjen me skateboard, duke arritur shpejtësinë prej 151.83 kilometrash në orë në një rrugë në Kanada.Poncelet e realizoi këtë arritje më 22 shtator, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 146.73 kilometrash në orë, i cili qëndronte për nëntë vjet.Për të arritur këtë rezultat, sportisti u përgatit për katër vjet, duke punuar në pajisjet dhe teknikën e nevojshme për të përballuar shpejtësinë ekstreme. Ai përdori një skateboard të projektuar posaçërisht, me peshë 14 kilogramë, si dhe këpucë me shputa të prodhuara nga goma e përdorur në industrinë e automobilave.Një nga veçoritë e kësaj prove ishte se Poncelet nuk përdori as mbështetëset e zakonshme në dorezat e tij, të cilat zakonisht i shërbejnë për të frenuar dhe kontrolluar shpejtësinë gjatë zbritjes.Arritja e tij shënon një nivel të ri në këtë disiplinë, ku sportistët përballen me shpejtësi të mëdha dhe duhet të ruajnë kontrollin e plotë mbi skateboardin gjatë gjithë zbritjes. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Finlandezi thyen rekordin botëror duke pirë 500 mililitra pije të gazuar për vetëm 3.16 sekonda

Një kuzhinier nga Finlanda ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi arriti të pijë 500 mililitra pije të gazuar me shije portokalli për vetëm 3.16 sekonda.Tomi Kotilainen, 26 vjeç, e realizoi këtë rekord më 13 qershor, në qytetin Järvenpää të Finlandës, para një grupi njerëzish që u mblodhën për të ndjekur sfidën. Për këtë tentim, finlandezi zgjodhi pijen Jaffa, një markë vendase e pijeve të gazuara me shije portokalli, për të cilën tha se është pija më e mirë në botë. Kotilainen është personi i parë që e mban këtë rekord, pasi sfida e Guinnessit kërkonte që 500 mililitra pije të konsumoheshin për më pak se pesë sekonda.I pyetur se si ishte përgatitur për këtë sfidë, 26-vjeçari u përgjigj me humor se ishte stërvitur duke pirë.Ai beson se mund ta përmirësojë edhe më shumë kohën e tij nëse provon sërish, ndërsa planifikon të sfidojë rekorde të tjera që lidhen me pirjen e pijeve.Megjithatë, përpjekja e tij pati edhe një efekt anësor të pritshëm: pasi e piu pijen me shpejtësi të jashtëzakonshme, ai lëshoi një gromësimë të madhe. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 21 članaka