FinlandaFinlandezi thyen rekordin botëror duke pirë 500 mililitra pije të gazuar për vetëm 3.16 sekonda
1 min čitanja
Finlanda
Finlandezi thyen rekordin botëror duke pirë 500 mililitra pije të gazuar për vetëm 3.16 sekonda
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një kuzhinier nga Finlanda ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi arriti të pijë 500 mililitra pije të gazuar me shije portokalli për vetëm 3.16 sekonda.Tomi Kotilainen, 26 vjeç, e realizoi këtë rekord më 13 qershor, në qytetin Järvenpää të Finlandës, para një grupi njerëzish që u mblodhën për të ndjekur sfidën. Për këtë tentim, finlandezi zgjodhi pijen Jaffa, një markë vendase e pijeve të gazuara me shije portokalli, për të cilën tha se është pija më e mirë në botë. Kotilainen është personi i parë që e mban këtë rekord, pasi sfida e Guinnessit kërkonte që 500 mililitra pije të konsumoheshin për më pak se pesë sekonda.I pyetur se si ishte përgatitur për këtë sfidë, 26-vjeçari u përgjigj me humor se ishte stërvitur duke pirë.Ai beson se mund ta përmirësojë edhe më shumë kohën e tij nëse provon sërish, ndërsa planifikon të sfidojë rekorde të tjera që lidhen me pirjen e pijeve.Megjithatë, përpjekja e tij pati edhe një efekt anësor të pritshëm: pasi e piu pijen me shpejtësi të jashtëzakonshme, ai lëshoi një gromësimë të madhe. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.