IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Eva Longoria surprizon me pamjen e saj, fustani i artë lë pa fjalë

Katy Perry mori pjesë në mbrëmjen e katërt vjetore të Rare Impact Fund, organizuar nga Selena Gomez në Los Angeles, me një fustan të zi të shkurtër me detaje fjongosh në ngjyrë krem.Këngëtarja 41-vjeçare e kombinoi veshjen me vathë të vegjël me diamant, ndërsa i mbajti flokët e zinj të lëshuar me ndarje në mes. Ajo ishte e pranishme për të mbështetur Selena Gomez në aktivitetin që mbledh fonde për ndërgjegjësimin dhe shërbimet e shëndetit mendor, shkruan DailyMail. Fondi Rare Impact synon të mbledhë 100 milionë dollarë (afërsisht 89,2 milionë euro) gjatë një dekade, ndërsa deri më tani ka siguruar 30 milionë dollarë. Përmes këtij projekti, Selena kërkon të zgjerojë aksesin në shërbimet e shëndetit mendor dhe të luftojë paragjykimet që lidhen me to.Edhe Selena u shfaq me disa veshje gjatë mbrëmjes. Fillimisht, ajo zgjodhi një fustan të kuq të zbukuruar me gurë, ndërsa më vonë u shfaq me një model në ngjyrë shampanje, të kombinuar me taka të kuqe dhe bizhuteri diamanti. /Telegrafi/

Članaka
4
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Katy Perry zgjedh fustanin e zi me fjongo krem për mbrëmjen e Selena Gomez

Katy Perry mori pjesë në mbrëmjen e katërt vjetore të Rare Impact Fund, organizuar nga Selena Gomez në Los Angeles, me një fustan të zi të shkurtër me detaje fjongosh në ngjyrë krem.Këngëtarja 41-vjeçare e kombinoi veshjen me vathë të vegjël me diamant, ndërsa i mbajti flokët e zinj të lëshuar me ndarje në mes. Ajo ishte e pranishme për të mbështetur Selena Gomez në aktivitetin që mbledh fonde për ndërgjegjësimin dhe shërbimet e shëndetit mendor, shkruan DailyMail. Fondi Rare Impact synon të mbledhë 100 milionë dollarë (afërsisht 89,2 milionë euro) gjatë një dekade, ndërsa deri më tani ka siguruar 30 milionë dollarë. Përmes këtij projekti, Selena kërkon të zgjerojë aksesin në shërbimet e shëndetit mendor dhe të luftojë paragjykimet që lidhen me to.Edhe Selena u shfaq me disa veshje gjatë mbrëmjes. Fillimisht, ajo zgjodhi një fustan të kuq të zbukuruar me gurë, ndërsa më vonë u shfaq me një model në ngjyrë shampanje, të kombinuar me taka të kuqe dhe bizhuteri diamanti. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Eva Longoria mahnit në Monako me fustanin elegant prej kadifeje të zezë

Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Monaco Global Gift Gala, e mbajtur të premten në Hotel de Paris, në Monte-Carlo.Aktorja 51-vjeçare shkëlqeu me një fustan të zi prej kadifeje, pa rripa, të zbukuruar me detaje argjendi dhe me një të çarë të guximshme në pjesën e pasme. Ajo e kompletoi pamjen me taka të zeza dhe bizhuteri me diamante, përfshirë vathë dhe një gjerdan elegant, shkruan DailyMail. Longoria, e cila ishte kryetare nderi e fondacionit, pozoi krah të ftuarve të tjerë, mes tyre edhe princeshës Stephanie të Monakos, e cila u shfaq me një fustan të kuq me pala.Eventi i këtij viti mblodhi personalitete nga bota e argëtimit, biznesit dhe filantropisë, me qëllim mbështetjen e nismave bamirëse në Monako dhe më gjerë. Paraqitja në Monako vjen pas një jave të ngarkuar për aktoren, e cila së fundmi ishte në Paris për të mbështetur mikeshën e saj Victoria Beckham në sfilatën e Javës së Modës. Ajo mori pjesë gjithashtu në sfiladën e L’Oréal, ku u shfaq krah emrave të njohur si Jane Fonda, Kendall Jenner, Heidi Klum dhe Cara Delevingne. Prej dy vitesh, Longoria jeton në Spanjë me bashkëshortin José Bastón dhe djalin e tyre, Santiago. Familja e ndan kohën mes Spanjës dhe Meksikës. Aktorja ka treguar më herët se Andaluzia është një rajon që e njeh mirë, pasi e viziton prej rreth 20 vitesh, ndërsa ndër gjërat që pëlqen më shumë janë lokalet e vogla buzë detit, të njohura si chiringuitos, ku shërbehen tapas dhe pije. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Kim Kardashian shfaqet me një fustan vintage në galanë e hapjes së muzeut të George Lucas

Kim Kardashian, Eva Longoria dhe Katy Perry tërhoqën vëmendjen me paraqitjet e tyre në galanë e hapjes së Muzeut të Artit Narrativ Lucas në Los Angeles.Kim Kardashian, 45 vjeçe, zgjodhi një fustan të gjatë të zi me xixa, të cilin e kishte kombinuar me flokë të mbledhura në mënyrë elegante. Fustani vintage ishte marrë nga stilisti Law Roach dhe ishte krijuar nga Tom Ford për koleksionin e YSL në vitin 2004, shkruan DailyMail. Eva Longoria, 51 vjeçe, u shfaq me një fustan të bardhë me xixa dhe një dekolte të theksuar, të cilin e kompletoi me bizhuteri diamanti. Flokët e saj kafe të errët i kishte mbajtur të drejta dhe të ndara në njërën anë. Ndërsa Katy Perry, 41 vjeçe, zgjodhi një fustan të bardhë me prerje skulpturore, jakë të lartë dhe dizajn asimetrik.Në eventin e organizuar nga George Lucas morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur të Hollywood-it, mes tyre Oprah Winfrey, Nicolas Cage dhe Laura Dern. Kim Kardashian dhe Eva pritet të shfaqen së bashku edhe në komedinë e ardhshme të Netflix, The Fifth Wheel. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 4 članaka