PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Eva longoriaEva Longoria mahnit në Monako me fustanin elegant prej kadifeje të zezë
2 min čitanja
Eva longoria

Eva Longoria mahnit në Monako me fustanin elegant prej kadifeje të zezë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Monaco Global Gift Gala, e mbajtur të premten në Hotel de Paris, në Monte-Carlo.Aktorja 51-vjeçare shkëlqeu me një fustan të zi prej kadifeje, pa rripa, të zbukuruar me detaje argjendi dhe me një të çarë të guximshme në pjesën e pasme. Ajo e kompletoi pamjen me taka të zeza dhe bizhuteri me diamante, përfshirë vathë dhe një gjerdan elegant, shkruan DailyMail. Longoria, e cila ishte kryetare nderi e fondacionit, pozoi krah të ftuarve të tjerë, mes tyre edhe princeshës Stephanie të Monakos, e cila u shfaq me një fustan të kuq me pala.Eventi i këtij viti mblodhi personalitete nga bota e argëtimit, biznesit dhe filantropisë, me qëllim mbështetjen e nismave bamirëse në Monako dhe më gjerë. Paraqitja në Monako vjen pas një jave të ngarkuar për aktoren, e cila së fundmi ishte në Paris për të mbështetur mikeshën e saj Victoria Beckham në sfilatën e Javës së Modës. Ajo mori pjesë gjithashtu në sfiladën e L’Oréal, ku u shfaq krah emrave të njohur si Jane Fonda, Kendall Jenner, Heidi Klum dhe Cara Delevingne. Prej dy vitesh, Longoria jeton në Spanjë me bashkëshortin José Bastón dhe djalin e tyre, Santiago. Familja e ndan kohën mes Spanjës dhe Meksikës. Aktorja ka treguar më herët se Andaluzia është një rajon që e njeh mirë, pasi e viziton prej rreth 20 vitesh, ndërsa ndër gjërat që pëlqen më shumë janë lokalet e vogla buzë detit, të njohura si chiringuitos, ku shërbehen tapas dhe pije. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Monaco Global Gift Gala, e mbajtur të premten në Hotel de Paris, në Monte-Carlo.Aktorja 51-vjeçare shkëlqeu me një fustan të zi prej kadifeje, pa rripa, të zbukuruar me detaje argjendi dhe me një të çarë të guximshme në pjesën e pasme. Ajo e kompletoi pamjen me taka të zeza dhe bizhuteri me diamante, përfshirë vathë dhe një gjerdan elegant, shkruan DailyMail. Longoria, e cila ishte kryetare nderi e fondacionit, pozoi krah të ftuarve të tjerë, mes tyre edhe princeshës Stephanie të Monakos, e cila u shfaq me një fustan të kuq me pala.Eventi i këtij viti mblodhi personalitete nga bota e argëtimit, biznesit dhe filantropisë, me qëllim mbështetjen e nismave bamirëse në Monako dhe më gjerë. Paraqitja në Monako vjen pas një jave të ngarkuar për aktoren, e cila së fundmi ishte në Paris për të mbështetur mikeshën e saj Victoria Beckham në sfilatën e Javës së Modës. Ajo mori pjesë gjithashtu në sfiladën e L’Oréal, ku u shfaq krah emrave të njohur si Jane Fonda, Kendall Jenner, Heidi Klum dhe Cara Delevingne. Prej dy vitesh, Longoria jeton në Spanjë me bashkëshortin José Bastón dhe djalin e tyre, Santiago. Familja e ndan kohën mes Spanjës dhe Meksikës. Aktorja ka treguar më herët se Andaluzia është një rajon që e njeh mirë, pasi e viziton prej rreth 20 vitesh, ndërsa ndër gjërat që pëlqen më shumë janë lokalet e vogla buzë detit, të njohura si chiringuitos, ku shërbehen tapas dhe pije. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…