IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

BMW përgatitet të zbulojë Serinë 3 krejtësisht të re - dhe ka mbetur shumë pak kohë

BMW po ndryshon strategjinë për modelet e saj luksoze dhe pritet ta rikthejë motorin V8 në tregun evropian. Bëhet fjalë për modelin e ri BMW M760 xDrive, i cili do të pajiset me motor me benzinë, pa teknologji hibride.Motori është një V8 me vëllim prej 4.4 litrash, që zhvillon rreth 570 kuaj/fuqi. Fuqia përcillet në të katër rrotat përmes sistemit të tërheqjes integrale xDrive të BMW-së. Gjenerata aktuale e Serisë 7 ishte prezantuar në Evropë pa një variant me motor V8, për shkak të emetimeve të larta të dioksidit të karbonit dhe kërkesave të standardit Euro 7. Megjithatë, duket se prodhuesi gjerman ka rishikuar planet dhe do ta rikthejë këtë motor edhe për blerësit evropianë.M760 xDrive dallon nga modelet BMW M5 dhe XM, në të cilat motori V8 kombinohet me një sistem elektrik. Në modelin e ri, theksi është te motori i fuqishëm me benzinë, pa ndihmën e sistemit hibrid. Përveç M760 xDrive, gama e Serisë 7 mund të zgjerohet edhe me një tjetër model me motor V8. BMW Alpina ka konfirmuar se Seria 7 do të jetë modeli i parë i markës së saj që do të pajiset me këtë lloj motori. Rikthimi i motorit V8 tregon se BMW po vazhdon t'u ofrojë alternativa tradicionale me benzinë klientëve të segmentit luksoz, krahas modeleve elektrike dhe hibride. /Telegrafi/

Članaka
9
Autora
0
Izvora
4
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

BMW rikthen motorin V8 në një tjetër model, pa ndihmën e sistemit hibrid

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

BMW hap një kapitull të ri në Gjermani

BMW Group ka hapur fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen, në Bavari të Gjermanisë, duke nisur prodhimin në seri të baterive të tensionit të lartë të gjeneratës së gjashtë. Fabrika do të furnizojë uzinën e BMW-së në Mynih me bateri për modelin e ri elektrik BMW i3. Investimi i BMW-së në fabrikën e re […] The post BMW hap një kapitull të ri në Gjermani first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

BMW hap një kapitull të ri në Gjermani

BMW Group ka hapur fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen, në Bavari të Gjermanisë, duke nisur prodhimin në seri të baterive të tensionit të lartë të gjeneratës së gjashtë. Fabrika do të furnizojë uzinën e BMW-së në Mynih me bateri për modelin e ri elektrik BMW i3.Investimi i BMW-së në fabrikën e re arrin në rreth 1 miliard euro, ndërsa në total kompania ka investuar rreth 2 miliardë euro në prodhimin e automjeteve dhe baterive në Gjermani. Investimet përfshijnë uzinat në Mynih dhe Dingolfing, si dhe fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen.Ndërtimi i fabrikës nisi në prill të vitit 2024 dhe përfundoi në një kohë rekord. Impianti shtrihet në një sipërfaqe prej 60 hektarësh dhe ka rreth 50 mijë metra katrorë hapësirë prodhuese.Në fabrikë përdoren rreth 500 robotë, ndërsa proceset e prodhimit monitorohen vazhdimisht dhe të dhënat analizohen edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale. Kur të arrijë kapacitetin e plotë, fabrika pritet të punësojë rreth 1,600 persona dhe të prodhojë disa qindra bateri të tensionit të lartë në ditë.Bateritë e reja Gen6 përdorin qeliza cilindrike dhe teknologjinë “cell-to-pack”, ndërsa vetë bateria bëhet pjesë e strukturës së automjetit. BMW thotë se gjatë zhvillimit të teknologjisë së re eDrive ka regjistruar më shumë se 500 patenta për inovacione.Për çdo bateri monitorohen më shumë se 3,500 pika të të dhënave në kohë reale. Çdo bateri i nënshtrohet gjithashtu një kontrolli përfundimtar në linjën e prodhimit.Fabrika është projektuar për të funksionuar pa përdorimin e karburanteve fosile. Një pjesë e energjisë elektrike prodhohet nga panelet fotovoltaike në objekt, ndërsa pjesa tjetër vjen tërësisht nga burime të rinovueshme. Procesi i montimit të baterive nuk kërkon përdorimin e ujit.BMW thekson se përdorimi i materialeve të ricikluara dhe energjisë së rinovueshme ka ndihmuar në uljen e emetimeve. Krahasuar me qelizën Gen5 të gjeneratës së mëparshme, emetimet e CO₂e për vat-orë janë ulur me rreth 33 për qind.Bateritë

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

AI po ndryshon BMW-në, mijëra vende pune mund të preken

BMW ka njoftuar një plan të ri ristrukturimi që e vendos Al në qendër të strategjisë së kompanisë, duke paralajmëruar ndryshime të mëdha në menaxhim dhe në gamën e automjeteve.Kompania synon të përdorë më gjerësisht AI-në në zhvillimin e makinave, blerje, prodhim dhe shërbime pas shitjes. Si pjesë e planit, BMW do të shkurtojë me 20% pozicionet drejtuese dhe nivelet e menaxhimit deri në mesin e vitit 2027.Financieri i BMW-së, Walter Mertl, e ka cilësuar AI-në autonome si një “ndryshim rrënjësor”, që mund të përshpejtojë proceset dhe të reduktojë strukturat e kompanisë.Ndryshimet do të prekin edhe modelet e automjeteve. BMW ka bërë të ditur se Seria 2 Active Tourer nuk do të ketë pasardhës, ndërsa kompania planifikon të përqendrojë më shumë burime te automjetet elektrike.Një prej modeleve të reja do të jetë një makinë elektrike kompakte dhe më e përballueshme për tregun evropian, e planifikuar për vitin 2028 si pjesë e linjës Neue Klasse.BMW po zhvillon gjithashtu një program vullnetar largimesh nga puna në Gjermani, i cili sipas Reuters mund të prekë rreth 8,000 vende pune. Kompania synon që kombinimi i AI-së, një strukture më të vogël menaxheriale dhe një game më të fokusuar modelesh të rrisë efikasitetin dhe përfitueshmërinë. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 9 članaka