PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BmwBMW rikthen motorin V8 në një tjetër model, pa ndihmën e sistemit hibrid
2 min čitanja
Bmw

BMW rikthen motorin V8 në një tjetër model, pa ndihmën e sistemit hibrid

Reakcije čitalacaUčitavamo…

BMW po ndryshon strategjinë për modelet e saj luksoze dhe pritet ta rikthejë motorin V8 në tregun evropian. Bëhet fjalë për modelin e ri BMW M760 xDrive, i cili do të pajiset me motor me benzinë, pa teknologji hibride.Motori është një V8 me vëllim prej 4.4 litrash, që zhvillon rreth 570 kuaj/fuqi. Fuqia përcillet në të katër rrotat përmes sistemit të tërheqjes integrale xDrive të BMW-së. Gjenerata aktuale e Serisë 7 ishte prezantuar në Evropë pa një variant me motor V8, për shkak të emetimeve të larta të dioksidit të karbonit dhe kërkesave të standardit Euro 7. Megjithatë, duket se prodhuesi gjerman ka rishikuar planet dhe do ta rikthejë këtë motor edhe për blerësit evropianë.M760 xDrive dallon nga modelet BMW M5 dhe XM, në të cilat motori V8 kombinohet me një sistem elektrik. Në modelin e ri, theksi është te motori i fuqishëm me benzinë, pa ndihmën e sistemit hibrid. Përveç M760 xDrive, gama e Serisë 7 mund të zgjerohet edhe me një tjetër model me motor V8. BMW Alpina ka konfirmuar se Seria 7 do të jetë modeli i parë i markës së saj që do të pajiset me këtë lloj motori. Rikthimi i motorit V8 tregon se BMW po vazhdon t'u ofrojë alternativa tradicionale me benzinë klientëve të segmentit luksoz, krahas modeleve elektrike dhe hibride. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

BMW po ndryshon strategjinë për modelet e saj luksoze dhe pritet ta rikthejë motorin V8 në tregun evropian. Bëhet fjalë për modelin e ri BMW M760 xDrive, i cili do të pajiset me motor me benzinë, pa teknologji hibride.Motori është një V8 me vëllim prej 4.4 litrash, që zhvillon rreth 570 kuaj/fuqi. Fuqia përcillet në të katër rrotat përmes sistemit të tërheqjes integrale xDrive të BMW-së. Gjenerata aktuale e Serisë 7 ishte prezantuar në Evropë pa një variant me motor V8, për shkak të emetimeve të larta të dioksidit të karbonit dhe kërkesave të standardit Euro 7. Megjithatë, duket se prodhuesi gjerman ka rishikuar planet dhe do ta rikthejë këtë motor edhe për blerësit evropianë.M760 xDrive dallon nga modelet BMW M5 dhe XM, në të cilat motori V8 kombinohet me një sistem elektrik. Në modelin e ri, theksi është te motori i fuqishëm me benzinë, pa ndihmën e sistemit hibrid. Përveç M760 xDrive, gama e Serisë 7 mund të zgjerohet edhe me një tjetër model me motor V8. BMW Alpina ka konfirmuar se Seria 7 do të jetë modeli i parë i markës së saj që do të pajiset me këtë lloj motori. Rikthimi i motorit V8 tregon se BMW po vazhdon t'u ofrojë alternativa tradicionale me benzinë klientëve të segmentit luksoz, krahas modeleve elektrike dhe hibride. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…