BMW Group ka hapur fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen, në Bavari të Gjermanisë, duke nisur prodhimin në seri të baterive të tensionit të lartë të gjeneratës së gjashtë. Fabrika do të furnizojë uzinën e BMW-së në Mynih me bateri për modelin e ri elektrik BMW i3.Investimi i BMW-së në fabrikën e re arrin në rreth 1 miliard euro, ndërsa në total kompania ka investuar rreth 2 miliardë euro në prodhimin e automjeteve dhe baterive në Gjermani. Investimet përfshijnë uzinat në Mynih dhe Dingolfing, si dhe fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen.Ndërtimi i fabrikës nisi në prill të vitit 2024 dhe përfundoi në një kohë rekord. Impianti shtrihet në një sipërfaqe prej 60 hektarësh dhe ka rreth 50 mijë metra katrorë hapësirë prodhuese.Në fabrikë përdoren rreth 500 robotë, ndërsa proceset e prodhimit monitorohen vazhdimisht dhe të dhënat analizohen edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale. Kur të arrijë kapacitetin e plotë, fabrika pritet të punësojë rreth 1,600 persona dhe të prodhojë disa qindra bateri të tensionit të lartë në ditë.Bateritë e reja Gen6 përdorin qeliza cilindrike dhe teknologjinë “cell-to-pack”, ndërsa vetë bateria bëhet pjesë e strukturës së automjetit. BMW thotë se gjatë zhvillimit të teknologjisë së re eDrive ka regjistruar më shumë se 500 patenta për inovacione.Për çdo bateri monitorohen më shumë se 3,500 pika të të dhënave në kohë reale. Çdo bateri i nënshtrohet gjithashtu një kontrolli përfundimtar në linjën e prodhimit.Fabrika është projektuar për të funksionuar pa përdorimin e karburanteve fosile. Një pjesë e energjisë elektrike prodhohet nga panelet fotovoltaike në objekt, ndërsa pjesa tjetër vjen tërësisht nga burime të rinovueshme. Procesi i montimit të baterive nuk kërkon përdorimin e ujit.BMW thekson se përdorimi i materialeve të ricikluara dhe energjisë së rinovueshme ka ndihmuar në uljen e emetimeve. Krahasuar me qelizën Gen5 të gjeneratës së mëparshme, emetimet e CO₂e për vat-orë janë ulur me rreth 33 për qind.Bateritë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.