IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Waymo në Mynih - a mund t’i bëjnë veturat autonome rrugët e Evropës më të sigurta?

Me çmimet e larta të karburantit, makinat elektrike po bëhen gjithnjë e më tërheqëse. Megjithatë, infrastruktura e karikimit në SHBA mbetet e pabarabartë, sipas një studimi të iSeeCars.Los Angeles kryeson për numrin e karikuesve, me 36.318 pika, ndërsa zona e San Franciskos, përfshirë Oaklandin dhe San Hozen, renditet e para për raportin mes popullsisë dhe karikuesve, me një pikë për çdo 334 banorë.Qytetet me më shumë stacione karikimi:Los Angeles – 36.318San Francisko – 22.430New York– 19.036Boston – 12.017Denver – 8.300Qytetet me më pak stacione karikimi:Luisvill – 621Greensboro–Winston-Salem – 700Milvoki – 852Birmingam – 857Oklahoma City – 867Studimi thekson se, pavarësisht zgjerimit të infrastrukturës, shumë qytete amerikane ende nuk ofrojnë karikues të mjaftueshëm. Deri në fund të vitit, SHBA-ja pritet të ketë afro 300 mijë pika publike karikimi për automjetet elektrike. /Telegrafi/

Članaka
5
Autora
0
Izvora
1
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Infrastruktura e karikimit - qytetet amerikane që kryesojnë renditjen

Me çmimet e larta të karburantit, makinat elektrike po bëhen gjithnjë e më tërheqëse. Megjithatë, infrastruktura e karikimit në SHBA mbetet e pabarabartë, sipas një studimi të iSeeCars.Los Angeles kryeson për numrin e karikuesve, me 36.318 pika, ndërsa zona e San Franciskos, përfshirë Oaklandin dhe San Hozen, renditet e para për raportin mes popullsisë dhe karikuesve, me një pikë për çdo 334 banorë.Qytetet me më shumë stacione karikimi:Los Angeles – 36.318San Francisko – 22.430New York– 19.036Boston – 12.017Denver – 8.300Qytetet me më pak stacione karikimi:Luisvill – 621Greensboro–Winston-Salem – 700Milvoki – 852Birmingam – 857Oklahoma City – 867Studimi thekson se, pavarësisht zgjerimit të infrastrukturës, shumë qytete amerikane ende nuk ofrojnë karikues të mjaftueshëm. Deri në fund të vitit, SHBA-ja pritet të ketë afro 300 mijë pika publike karikimi për automjetet elektrike. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Alarm në Cyrih, 80 për qind e shoferëve të taksive mund të zhduken brenda pesë vitesh

Shoqata e Taksive të Cyrihut paralajmëron se 80 për qind e shoferëve të taksive mund të mos jenë më në këtë profesion brenda pesë viteve, për shkak të përhapjes së makinave autonome. Megjithatë, një ekspert i lëvizshmërisë e konsideron këtë parashikim tepër të guximshëm dhe pak të mundshëm.Presidenti i Shoqatës së Taksive të Cyrihut, George Botonakis, i cili hoqi dorë nga biznesi i tij i taksive në fillim të vitit, e përshkruan me pesimizëm të ardhmen e këtij sektori.Në një intervistë, ai paralajmëroi se makinat autonome do të sjellin ndryshime të thella në industri, duke e cilësuar këtë zhvillim si “fundin e shoferit të taksive”.Një nga arsyet kryesore të këtij shqetësimi është zhvillimi i shërbimeve robotaksi. Waymo, filial i Google dhe lider në tregun e robotaksive në SHBA, ka hapur një zyrë në Cyrih. Ndërkohë, që nga shtatori, robotaksitë kanë transportuar pasagjerë edhe në rajonin Furttal, në kantonin e Cyrihut raporton SRF, transmeton Telegrafi.Për momentin, shërbimi funksionon me vetëm tri makina elektrike, të cilat mund të porositen vetëm gjatë pasditeve. Megjithatë, sipas Botonakis, transformimi i industrisë është tashmë i pashmangshëm.Aktualisht, në kantonin e Cyrihut janë rreth 5.500 shoferë taksish, sipas NZZ. Për ata që dëshirojnë të vazhdojnë në këtë profesion, Botonakis sheh si mundësi specializimin dhe ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar, si kujdesi për të moshuarit apo shërbimet e nivelit të lartë.Eksperti: Zhdukja e profesionit brenda pesë vitesh është e pamundurParashikimi i Shoqatës së Taksive të Cyrihut nuk ndahet nga Thomas Sauter-Servaes, studiues i lëvizshmërisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW).I pyetur për këtë çështje, ai e cilësoi deklaratën si të guximshme, duke theksuar se zëvendësimi i shoferëve nga robotaksitë brenda një periudhe kaq të shkurtër do të ishte një skenar ekstrem.Sipas ekspertit, kërkesa për udhëtime me taksi ndryshon ndjeshëm gjatë ditës. Në orët e pikut nevojiten shumë më tepër automjete se

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Las Vegasi drejt një epoke të re - taksitë pa shofer në rrugët e qytetit

Las Vegasi po hyn në një fazë të re të transportit urban me nisjen e shërbimit të robotaksive të Waymo. Automjetet autonome mund të porositen përmes aplikacionit të kompanisë dhe operojnë pa pasur nevojë për një shofer njerëzor. Flota përfshin modele Jaguar I-Pace, ndërsa shumica e automjeteve pritet të jenë modeli Ojai, i prodhuar nga Zeekr. Fillimisht, shërbimi do të mbulojë vetëm disa zona. Sipas Waymo, më shumë se 100 mijë persona kanë shprehur interes për shërbimin përpara nisjes në Las Vegas. Kompania thotë se ka analizuar për muaj me radhë rrugët e qytetit për të përgatitur automjetet autonome për kushtet e veçanta të trafikut. Me këtë shërbim, Waymo synon të ofrojë një alternativë të re dhe elektrike për transportin e banorëve dhe turistëve në qytetin e njohur për jetën e tij të natës. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

A mund të jenë robotaksitë më të sigurta se veturat e drejtuara nga njerëzit?

Robotaksitë po shkaktojnë ende debate, pasi shumë njerëz nuk u besojnë plotësisht makinave pa shofer. Megjithatë, të dhënat e Waymo tregojnë se ato mund të jenë dukshëm më të sigurta se makinat e drejtuara nga njerëzit.Sipas kompanisë, automjetet e Waymo-s kanë pasur 82% më pak incidente që shkaktojnë lëndime krahasuar me drejtuesit njerëzorë. Për aksidentet që shkaktojnë lëndime serioze, reduktimi arrin në 95%.Edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, rezultatet janë të ngjashme: 93% më pak incidente me lëndime për këmbësorët, 86% për çiklistët dhe 82% për motoçiklistët.Sigurisht, të dhënat kanë kufizime, pasi përfshijnë vetëm disa qytete. Megjithatë, edhe studime të pavarura kanë gjetur se robotaksitë përfshihen më rrallë në aksidente sesa makinat e drejtuara nga njerëzit.Me zgjerimin e Waymo-s në më shumë qytete dhe në kushte të ndryshme moti, do të jetë interesante të shihet nëse këto rezultate do të vazhdojnë. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 5 članaka