“Më kishte shkatërruar”, Foden zbulon vuajtjet pas muajve pa gol
Phil Foden ka reaguar pas rikthimit te golat me Manchester Cityn, duke shënuar në fitoren 3-2 ndaj Ipswich Townit në Ligën Premier.Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca vazhdoi me fitore në fillim të sezonit, por iu desh të luftonte shumë për të marrë tri pikët ndaj skuadrës së sapongjitur në elitën e futbollit anglez.Foden, i cili ka kaluar muaj të vështirë sa i përket formës, arriti të shënonte golin e tij të parë për klubin që nga dhjetori i vitit të kaluar.“Patjetër që më kishte ardhur koha të shënoja. Kam humbur disa raste të mëdha këtë sezon dhe kjo më ka munduar shumë. Ishte mirë të shënoja sot, por gjëja më e rëndësishme është fitorja dhe fakti që jemi në një pozitë të mirë në tabelë. Një fitore shumë e rëndësishme”, deklaroi Foden për “BBC Match of the Day”.Phil Foden has his first Man City goal since December 2025. ✅ https://t.co/KGzMUdQLyL — Flashscore.com (@Flashscorecom) October 17, 2026Ai foli edhe për përshtatjen e skuadrës me idetë e trajnerit Maresca.“Ai është përshtatur shumë mirë dhe lojtarët po i përqafojnë idetë e tij. Ka ende shumë gjëra për t’i përmirësuar dhe ndeshja e sotme është një shembull i mirë për këtë. Mund të bëjmë shumë më mirë. Shpresojmë të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të bëhemi edhe më të fortë”.Foden vlerësoi edhe paraqitjen e Ipswich Townit, duke pranuar se kundërshtari ua vështirësoi ndjeshëm punën.“Duhet t’i japim shumë merita Ipswichit, pasi zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Luajtën mirë me topin, ishin agresivë dhe na krijuan vështirësi. Jo gjithmonë gjithçka do të jetë e bukur, rëndësi ka të marrësh rezultatin dhe ne ia dolëm. Jam shumë i lumtur”, përfundoi ai./Telegrafi/

