Superliga e kosovës“Duhet t’i japim diçka të veçantë këtij klubi”, Mevlan Zeka rikthehet te Gjilani me një mision të qartë
2 min čitanja
Superliga e kosovës
“Duhet t’i japim diçka të veçantë këtij klubi”, Mevlan Zeka rikthehet te Gjilani me një mision të qartë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mevlan Zeka është rikthyer te Gjilani, aty ku kishte qenë edhe gjatë sezonit 2022/2023, me synimin për të ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat e saj në futbollin kosovar.Sulmuesi, i cili pas një fillimi të vështirë të sezonit, të ndikuar nga një lëndim që e kishte penguar të ishte në formën optimale, ka lënë pas problemet fizike dhe ka nisur të japë kontributin e tij për skuadrën. Zeka realizoi dy golat e tij të parë pas rikthimit te Gjilani në ndeshjen ndaj Drenicës, duke marrë një shtysë të rëndësishme për vazhdimin e sezonit.Gjilani aktualisht renditet në vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa synimi i skuadrës është të qëndrojë në garë për pozitat e larta dhe ta mbyllë gjysmësezonin sa më mirë. Në një intervistë për Telegrafin, Mevlan Zeka ka folur për rikthimin te Gjilani, vështirësitë e fillimit të sezonit, rëndësinë e golave të parë, atmosferën brenda skuadrës dhe objektivat që synon t’i arrijë së bashku me klubin dhe tifozët, Skifterat.Mevlan, je rikthyer te Gjilani pas aventurës së parë në sezonin 2022/2023. Si po e përjeton këtë rikthim dhe cilat janë pritshmëritë e tua për këtë sezon?Zeka: Jam rikthyer te Gjilani sepse me këtë skuadër kemi kaluar momente shumë të vështira, por pavarësisht gjithçkaje, kemi arritur të dalim në Evropë dhe të jemi finalistë të Kupës së Kosovës. Sot, skuadra ka një organizim shumë të mirë dhe besoj se së bashku duhet t’i japim diçka të veçantë këtij klubi.Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, ndaj Drenicës shënove dy golat e parë me fanellën e Gjilanit pas rikthimit. Sa të rëndësishëm ishin këta gola për vetëbesimin tënd?Zeka: Kam pasur një lëndim që nga ndeshja e dytë dhe për këtë arsye nuk kam qenë 100% në formën që kam dëshiruar. Fillimi nuk ishte ai që e prisja, por e kam kaluar plotësisht lëndimin dhe nuk jam dorëzuar në asnjë moment. Kam punuar vazhdimisht për t’u rikthyer te golat dhe për ta ndihmuar skuadrën sa më shumë. Gjilani aktualisht renditet në vendin e katërt me 14 pikë. Si e vlerëson startin e sezonit dhe deri ku
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.