IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Sharon Stone zbulon pse ka qenë beqare për një kohë

Aktori britanik Martin Freeman, i njohur për rolet e tij në serialin “Sherlock” dhe trilogjinë “Hobbit”, është martuar fshehurazi me partneren e tij prej shumë kohësh, aktoren dhe skenaristen franceze Rachel Benaissa. Çifti është bashkë prej gjashtë vitesh, dhe lajmi për martesën e tyre u zbulua pas paraqitjes së tyre të përbashkët në Festivalin e […]

Članaka
9
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
2

Učitavamo…

Izvještaj

Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren e tij 21 vjet më të re

Aktori britanik Martin Freeman, i njohur për rolet e tij në serialin “Sherlock” dhe trilogjinë “Hobbit”, është martuar fshehurazi me partneren e tij prej shumë kohësh, aktoren dhe skenaristen franceze Rachel Benaissa. Çifti është bashkë prej gjashtë vitesh, dhe lajmi për martesën e tyre u zbulua pas paraqitjes së tyre të përbashkët në Festivalin e […]

IndeksonlineIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren e tij 21 vjet më të re, unazat e tyre tërhoqën vëmendjen

Aktori britanik Martin Freeman, i njohur për rolet e tij në serialin “Sherlock” dhe trilogjinë “Hobbit”, është martuar fshehurazi me partneren e tij prej shumë kohësh, aktoren dhe skenaristen franceze Rachel Benaissa.Çifti është bashkë prej gjashtë vitesh, dhe lajmi për martesën e tyre u zbulua pas paraqitjes së tyre të përbashkët në Festivalin e Filmit në Londër.Freeman dhe Benaissa rrallë shfaqen në publik së bashku, por të mërkurën në mbrëmje ata u shfaqën në tapetin e kuq në premierën e filmit "A Long Winter", në të cilin Freeman luan, ku unazat e tyre tërhoqën vëmendjen.Rachel, e cila është 21 vjet më e re se Freeman, mbante një unazë fejese me smerald dhe një unazë ari me dy diamante. Freeman mbante gjithashtu një unazë martese prej ari, duke ngjallur spekulime për një martesë.Menjëherë më pas, zëdhënësi i aktorit konfirmoi për gazetën britanike The Sun se çifti ishte martuar me të vërtetë në fillim të këtij viti. Detajet e dasmës nuk u zbuluan.Përpara lidhjes së tij me Rachel, Freeman ishte në një lidhje 16-vjeçare me aktoren Amanda Abbington, me të cilën luajti edhe në serialin e njohur “Sherlock”.Edhe pse rrallë flet për jetën e tij dashurore, Freeman zbuloi disa gjëra interesante rreth Rachel gjatë një paraqitjeje në podkastin "Table Manners"."Ajo nuk është ndonjë shefe kuzhine e shkëlqyer. Është e çmendur pas djathit dhe verës", tha ai duke qeshur.Ai shtoi se edhe Rachel e përshkruan veten në këtë mënyrë."Këtë do të thoshte ajo për veten. Thotë, 'Jam e çmendur pas djathit dhe verës'. Sigurisht, ky nuk është interesi i saj i vetëm, por ajo i do shumë këto gjëra. Ne e duam të gatuajmë së bashku", tha aktori.

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Michael Douglas mbron 'Basic Instinct' nga akuzat për homofobi

Michael Douglas ka reaguar ndaj kritikave që filmi “Basic Instinct” mori për portretizimin e personazheve lezbike, duke mbrojtur mënyrën se si u trajtua historia në trillerin erotik të vitit 1992. Në autobiografinë e tij të re, “One Helluva Ride”, aktori 82-vjeçar ka thënë se nuk e ka konsideruar asnjëherë filmin homofobik apo të dëmshëm për komunitetin LGBTQ+.Polemikat nisën pasi dy personazhe të rëndësishme të filmit, Catherine Tramell dhe e dashura e saj Roxy Hardy, portretizoheshin si vrasëse, shkruan DailyMail. Në një kohë kur personazhet LGBTQ+ ishin të rrallë në filmat e mëdhenj të Hollivudit, organizatat dhe aktivistët e komunitetit kritikuan faktin që dy personazhet lezbike paraqiteshin si vrasëse.Douglas ka argumentuar se filmi synonte të ishte një histori detektive me ritëm të shpejtë dhe personazhe ekstremë, jo një shembull përfaqësimi shoqëror.Sipas tij, jo çdo film duhet të mbajë përgjegjësinë për të ofruar përfaqësim pozitiv të një komuniteti.Aktori ka kujtuar edhe protestat gjatë xhirimeve në San Francisko. Sipas rrëfimit të tij, demonstruesit ndërprisnin skenat me bilbila dhe drita, ndërsa një incident kur u lyen me bojë ambientet e një lokali bëri që prodhimi të ndërpritej për një ditë të tërë. Për të mbajtur situatën nën kontroll gjatë disa xhirimeve, ishte angazhuar edhe një numër i madh policësh. Douglas ka treguar gjithashtu se skenaristi Joe Eszterhas ndryshoi qëndrim pas protestave dhe, sipas aktorit, më vonë u përpoq të paraqitej si viktimë e situatës, duke ia lënë përgjegjësinë për skenarin atij dhe regjisorit Paul Verhoeven. Polemika rreth “Basic Instinct” mbetet një nga debatet e njohura për mënyrën se si kinemaja e viteve ’90 portretizonte personazhet LGBTQ+. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Michael Douglas zbulon lidhjen e fshehtë gjatë xhirimeve të “Basic Instinct”

Michael Douglas ka zbuluar se ka pasur një lidhje të fshehtë me një prej kolegeve të tij gjatë xhirimeve të filmit erotik “Basic Instinct”. Në filmin e vitit 1992, aktori interpretoi rolin e një detektivi që përfshihet në një marrëdhënie të zjarrtë me të dyshuarën kryesore për një vrasje, të luajtur nga Sharon Stone. Skenat […]

IndeksonlineIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 9 članaka