PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Martin freemanMartin Freeman u martua fshehurazi me partneren e tij 21 vjet më të re, unazat e tyre tërhoqën vëmendjen
2 min čitanja
Martin freeman

Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren e tij 21 vjet më të re, unazat e tyre tërhoqën vëmendjen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aktori britanik Martin Freeman, i njohur për rolet e tij në serialin “Sherlock” dhe trilogjinë “Hobbit”, është martuar fshehurazi me partneren e tij prej shumë kohësh, aktoren dhe skenaristen franceze Rachel Benaissa.Çifti është bashkë prej gjashtë vitesh, dhe lajmi për martesën e tyre u zbulua pas paraqitjes së tyre të përbashkët në Festivalin e Filmit në Londër.Freeman dhe Benaissa rrallë shfaqen në publik së bashku, por të mërkurën në mbrëmje ata u shfaqën në tapetin e kuq në premierën e filmit "A Long Winter", në të cilin Freeman luan, ku unazat e tyre tërhoqën vëmendjen.Rachel, e cila është 21 vjet më e re se Freeman, mbante një unazë fejese me smerald dhe një unazë ari me dy diamante. Freeman mbante gjithashtu një unazë martese prej ari, duke ngjallur spekulime për një martesë.Menjëherë më pas, zëdhënësi i aktorit konfirmoi për gazetën britanike The Sun se çifti ishte martuar me të vërtetë në fillim të këtij viti. Detajet e dasmës nuk u zbuluan.Përpara lidhjes së tij me Rachel, Freeman ishte në një lidhje 16-vjeçare me aktoren Amanda Abbington, me të cilën luajti edhe në serialin e njohur “Sherlock”.Edhe pse rrallë flet për jetën e tij dashurore, Freeman zbuloi disa gjëra interesante rreth Rachel gjatë një paraqitjeje në podkastin "Table Manners"."Ajo nuk është ndonjë shefe kuzhine e shkëlqyer. Është e çmendur pas djathit dhe verës", tha ai duke qeshur.Ai shtoi se edhe Rachel e përshkruan veten në këtë mënyrë."Këtë do të thoshte ajo për veten. Thotë, 'Jam e çmendur pas djathit dhe verës'. Sigurisht, ky nuk është interesi i saj i vetëm, por ajo i do shumë këto gjëra. Ne e duam të gatuajmë së bashku", tha aktori.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aktori britanik Martin Freeman, i njohur për rolet e tij në serialin “Sherlock” dhe trilogjinë “Hobbit”, është martuar fshehurazi me partneren e tij prej shumë kohësh, aktoren dhe skenaristen franceze Rachel Benaissa.Çifti është bashkë prej gjashtë vitesh, dhe lajmi për martesën e tyre u zbulua pas paraqitjes së tyre të përbashkët në Festivalin e Filmit në Londër.Freeman dhe Benaissa rrallë shfaqen në publik së bashku, por të mërkurën në mbrëmje ata u shfaqën në tapetin e kuq në premierën e filmit "A Long Winter", në të cilin Freeman luan, ku unazat e tyre tërhoqën vëmendjen.Rachel, e cila është 21 vjet më e re se Freeman, mbante një unazë fejese me smerald dhe një unazë ari me dy diamante. Freeman mbante gjithashtu një unazë martese prej ari, duke ngjallur spekulime për një martesë.Menjëherë më pas, zëdhënësi i aktorit konfirmoi për gazetën britanike The Sun se çifti ishte martuar me të vërtetë në fillim të këtij viti. Detajet e dasmës nuk u zbuluan.Përpara lidhjes së tij me Rachel, Freeman ishte në një lidhje 16-vjeçare me aktoren Amanda Abbington, me të cilën luajti edhe në serialin e njohur “Sherlock”.Edhe pse rrallë flet për jetën e tij dashurore, Freeman zbuloi disa gjëra interesante rreth Rachel gjatë një paraqitjeje në podkastin "Table Manners"."Ajo nuk është ndonjë shefe kuzhine e shkëlqyer. Është e çmendur pas djathit dhe verës", tha ai duke qeshur.Ai shtoi se edhe Rachel e përshkruan veten në këtë mënyrë."Këtë do të thoshte ajo për veten. Thotë, 'Jam e çmendur pas djathit dhe verës'. Sigurisht, ky nuk është interesi i saj i vetëm, por ajo i do shumë këto gjëra. Ne e duam të gatuajmë së bashku", tha aktori.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…