IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

​Rexhep Selimi pikturon, vepra kushtuar UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka dënuar thirrjet për ekzekutimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi.Gucati ka thënë se kërcënimet me vdekje nuk kanë vend në Kosovën e lirë dhe ka kërkuar nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që ta trajtojnë rastin me seriozitet.“Dënoj pa asni rezervë çdo thirrje për ekzekutimin e Gjeneralit Rexhep Selimi. Kërcënimet me vdekje s’kanë vend në Kosovën e lirë që e mundësoi sakrifica e UÇK-së, dhe asnjë rrethanë s’mundet me i arsyetu kurrë”, ka deklaruar Gucati.Ai ka kërkuar që autoritetet ta zbatojnë ligjin ndaj personave përgjegjës.“Institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet me e trajtu këtë rast me seriozitetin ma të madh dhe me e zbatu ligjin pa hezitim”, ka thënë ai.Gucati ka theksuar se mospajtimet politike janë pjesë e një shoqërie të lirë, por nuk duhet të shndërrohen në nxitje për dhunë.“Mospajtimi politik është vetë fryma e kombit të lirë, s’guxon kurrë me u leju me degradu në nxitje për vrasje!”, ka përfunduar Gucati./Telegrafi/

Članaka
4
Autora
0
Izvora
3
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Gucati dënon kërcënimet ndaj Rexhep Selimit: Mospajtimi politik s’guxon të degradojë në nxitje për vrasje

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka dënuar thirrjet për ekzekutimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi.Gucati ka thënë se kërcënimet me vdekje nuk kanë vend në Kosovën e lirë dhe ka kërkuar nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që ta trajtojnë rastin me seriozitet.“Dënoj pa asni rezervë çdo thirrje për ekzekutimin e Gjeneralit Rexhep Selimi. Kërcënimet me vdekje s’kanë vend në Kosovën e lirë që e mundësoi sakrifica e UÇK-së, dhe asnjë rrethanë s’mundet me i arsyetu kurrë”, ka deklaruar Gucati.Ai ka kërkuar që autoritetet ta zbatojnë ligjin ndaj personave përgjegjës.“Institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet me e trajtu këtë rast me seriozitetin ma të madh dhe me e zbatu ligjin pa hezitim”, ka thënë ai.Gucati ka theksuar se mospajtimet politike janë pjesë e një shoqërie të lirë, por nuk duhet të shndërrohen në nxitje për dhunë.“Mospajtimi politik është vetë fryma e kombit të lirë, s’guxon kurrë me u leju me degradu në nxitje për vrasje!”, ka përfunduar Gucati./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

​Thirrje në rrjete sociale për ekzekutimin e Rexhep Selimit, reagon gruaja e tij Shqipe Mehmeti-Selimi: Prokuroria të veprojë

​Thirrje në rrjete sociale për ekzekutimin e Rexhep Selimit, reagon gruaja e tij Shqipe Mehmeti-Selimi: Prokuroria të veprojë Kosova.info - Drejt, shpejt, guximshëm... 15 vite me ju! Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, reagoi pas raportimeve në mediat e shkruara për një koment publik në rrjetet sociale, në të cilin bëhet thirrje e drejtpërdrejtë për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi. “Si bashkëshorte dhe si qytetare e Republikës së Kosovës, e konsideroj këtë një çështje jashtëzakonisht serioze, e cila nuk […] The post ​Thirrje në rrjete sociale për ekzekutimin e Rexhep Selimit, reagon gruaja e tij Shqipe Mehmeti-Selimi: Prokuroria të veprojë appeared first on Kosova.info. Shkruar nga: Mentor Barani

Kosova.infoIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

​Rexhep Selimi pikturon vepra kushtuar UÇK-së

Ditën e sotme ka nisur edicioni i shtatë i emisionit “ArtKand” me Jetona Koçibellin, në Top Channel. Episodi i parë solli ekskluzivisht një akuarel nga Rexhep Selimi.“Këtë episod të parë do ta nisim me një vepër ekskluzive, një akuarel nga i mirënjohuri i Rexhep Selimi. Tashmë të gjithë i kemi sytë nga Kosova, sidomos pas aktgjykimit dhe vendimit që Dhoma Speciale e Hagës mori për katër ish-krerët e UÇK-së, përfshirë edhe Rexhep Selimin. Në total ata janë dënuar me mbi tetë dekada burg. Ndërkohë që Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite. Përpos anës së tij të rëndësishme, padyshim luftarake, pjesës së tij të lidhur fort me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, padyshim dashurinë dhe ndjekësit që ai ka në Kosovë, ai ka dhe një dimension tjetër. Ai pikturon. E kemi thënë dhe më herë në ArtKand kur është çelur një ekspozitë personale, por kemi kënaqësinë që për herë të parë t’a sjellim Rexhep Selimin nëpërmjet simboleve, tre germave kaq të njësuara me historinë e kombit shqiptar, historinë e Kosovës, siç është UÇK”, e prezantoi Jetona Koçibell akuarelin e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Duke folur për këtë vepër, Ardian Isufi u shpreh se ‘ku ka më mirë që “ArtKand” të nisë këtë edicion të ri me një vepër simbolike, e cila flet shumë si në anën simbolike ashtu dhe estetike’.“Ne themi edhe përgjatë analizave tona që arti është politikë dhe politika është art. E në këtë rast ky artistit, politikan, ka sjellë në mënyrë kaq të natyrshme në një akuarel simbolin e UÇK-së. Një simbol i cili bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë, për luftën, për sakrificën, për identitetin kombëtar. Kuq e zi dhe gjithë ky elementi që rrethon e duket shumë i abstraktuar, por duket gati sikur del nga një flamur ky simbol”, tha Isufi. /TCH/ - YouTube www.youtube.com

TelegrafiIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

​Rexhep Selimi pikturon vepra kushtuar UÇK-së

Ditën e sotme ka nisur edicioni i shtatë i emisionit “ArtKand” me Jetona Koçibellin, në Top Channel. Episodi i parë solli ekskluzivisht një akuarel nga Rexhep Selimi. “Këtë episod të parë do ta nisim me një vepër ekskluzive, një akuarel nga i mirënjohuri i Rexhep Selimi. Tashmë të gjithë i kemi sytë nga Kosova, sidomos…

Lajmi.netIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 4 članaka