PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Artkand​Rexhep Selimi pikturon vepra kushtuar UÇK-së
2 min čitanja
Artkand

​Rexhep Selimi pikturon vepra kushtuar UÇK-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ditën e sotme ka nisur edicioni i shtatë i emisionit “ArtKand” me Jetona Koçibellin, në Top Channel. Episodi i parë solli ekskluzivisht një akuarel nga Rexhep Selimi.“Këtë episod të parë do ta nisim me një vepër ekskluzive, një akuarel nga i mirënjohuri i Rexhep Selimi. Tashmë të gjithë i kemi sytë nga Kosova, sidomos pas aktgjykimit dhe vendimit që Dhoma Speciale e Hagës mori për katër ish-krerët e UÇK-së, përfshirë edhe Rexhep Selimin. Në total ata janë dënuar me mbi tetë dekada burg. Ndërkohë që Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite. Përpos anës së tij të rëndësishme, padyshim luftarake, pjesës së tij të lidhur fort me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, padyshim dashurinë dhe ndjekësit që ai ka në Kosovë, ai ka dhe një dimension tjetër. Ai pikturon. E kemi thënë dhe më herë në ArtKand kur është çelur një ekspozitë personale, por kemi kënaqësinë që për herë të parë t’a sjellim Rexhep Selimin nëpërmjet simboleve, tre germave kaq të njësuara me historinë e kombit shqiptar, historinë e Kosovës, siç është UÇK”, e prezantoi Jetona Koçibell akuarelin e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Duke folur për këtë vepër, Ardian Isufi u shpreh se ‘ku ka më mirë që “ArtKand” të nisë këtë edicion të ri me një vepër simbolike, e cila flet shumë si në anën simbolike ashtu dhe estetike’.“Ne themi edhe përgjatë analizave tona që arti është politikë dhe politika është art. E në këtë rast ky artistit, politikan, ka sjellë në mënyrë kaq të natyrshme në një akuarel simbolin e UÇK-së. Një simbol i cili bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë, për luftën, për sakrificën, për identitetin kombëtar. Kuq e zi dhe gjithë ky elementi që rrethon e duket shumë i abstraktuar, por duket gati sikur del nga një flamur ky simbol”, tha Isufi. /TCH/ - YouTube www.youtube.com

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ditën e sotme ka nisur edicioni i shtatë i emisionit “ArtKand” me Jetona Koçibellin, në Top Channel. Episodi i parë solli ekskluzivisht një akuarel nga Rexhep Selimi.“Këtë episod të parë do ta nisim me një vepër ekskluzive, një akuarel nga i mirënjohuri i Rexhep Selimi. Tashmë të gjithë i kemi sytë nga Kosova, sidomos pas aktgjykimit dhe vendimit që Dhoma Speciale e Hagës mori për katër ish-krerët e UÇK-së, përfshirë edhe Rexhep Selimin. Në total ata janë dënuar me mbi tetë dekada burg. Ndërkohë që Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite. Përpos anës së tij të rëndësishme, padyshim luftarake, pjesës së tij të lidhur fort me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, padyshim dashurinë dhe ndjekësit që ai ka në Kosovë, ai ka dhe një dimension tjetër. Ai pikturon. E kemi thënë dhe më herë në ArtKand kur është çelur një ekspozitë personale, por kemi kënaqësinë që për herë të parë t’a sjellim Rexhep Selimin nëpërmjet simboleve, tre germave kaq të njësuara me historinë e kombit shqiptar, historinë e Kosovës, siç është UÇK”, e prezantoi Jetona Koçibell akuarelin e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Duke folur për këtë vepër, Ardian Isufi u shpreh se ‘ku ka më mirë që “ArtKand” të nisë këtë edicion të ri me një vepër simbolike, e cila flet shumë si në anën simbolike ashtu dhe estetike’.“Ne themi edhe përgjatë analizave tona që arti është politikë dhe politika është art. E në këtë rast ky artistit, politikan, ka sjellë në mënyrë kaq të natyrshme në një akuarel simbolin e UÇK-së. Një simbol i cili bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë, për luftën, për sakrificën, për identitetin kombëtar. Kuq e zi dhe gjithë ky elementi që rrethon e duket shumë i abstraktuar, por duket gati sikur del nga një flamur ky simbol”, tha Isufi. /TCH/ - YouTube www.youtube.com

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…