IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Arabia Saudite nuk do të bëjë kompromis me sigurinë ndërsa Houthit zgjedhin "kaosin" – thotë Mohammed bin Salman

Egjipti i del në ndihmë Arabisë Saudite kundër sulmeve të Houthive Kosova.info - Drejt, shpejt, guximshëm... 15 vite me ju! Kryengritësit Houthi të Jemenit kanë vazhduar sulmet ndaj Arabisë Saudite, ndërsa Egjipti ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar mbretërisë çdo ndihmë të nevojshme për mbrojtjen e saj. Përderisa luftimet përgjatë vijës së frontit në Jemen po vazhdojnë, kryengritësit e grupit Ansar Allah, të njohur si Houthi, kanë vazhduar sulmet ndaj Arabisë Saudite. Edhe pse, sipas […] The post Egjipti i del në ndihmë Arabisë Saudite kundër sulmeve të Houthive appeared first on Kosova.info. Shkruar nga: Mentor Barani

Članaka
234
Autora
0
Izvora
31
U posljednjih 7 dana
51

Učitavamo…

Izvještaj

Egjipti i del në ndihmë Arabisë Saudite kundër sulmeve të Houthive

Egjipti i del në ndihmë Arabisë Saudite kundër sulmeve të Houthive Kosova.info - Drejt, shpejt, guximshëm... 15 vite me ju! Kryengritësit Houthi të Jemenit kanë vazhduar sulmet ndaj Arabisë Saudite, ndërsa Egjipti ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar mbretërisë çdo ndihmë të nevojshme për mbrojtjen e saj. Përderisa luftimet përgjatë vijës së frontit në Jemen po vazhdojnë, kryengritësit e grupit Ansar Allah, të njohur si Houthi, kanë vazhduar sulmet ndaj Arabisë Saudite. Edhe pse, sipas […] The post Egjipti i del në ndihmë Arabisë Saudite kundër sulmeve të Houthive appeared first on Kosova.info. Shkruar nga: Mentor Barani

Kosova.infoIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Këshilli i Mbrojtjes i Egjiptit premton “të gjitha format e mbështetjes” për mbrojtjen e Arabisë Saudite mes sulmeve nga Houthët

Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes i Egjiptit ka premtuar se do t’i ofrojë Arabisë Saudite “të gjitha format e nevojshme dhe të mundshme të mbështetjes” për mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit të saj, mes përshkallëzimit të sulmeve të Houthëve ndaj mbretërisë saudite.Shërbimi Shtetëror Informativ i Egjiptit (SIS) njoftoi se këshilli, i kryesuar nga presidenti Abdel Fattah al-Sisi në pallatin presidencial në Kajro, shqyrtoi zhvillimet e “rrezikshme” rajonale, veçanërisht përshkallëzimin e sulmeve ndaj Arabisë Saudite.Këshilli shpalli “solidaritetin e plotë” të Egjiptit me Arabinë Saudite, duke iu referuar lidhjeve historike mes dy vendeve dhe duke theksuar se siguria kombëtare saudite është e lidhur me sigurinë kombëtare të Egjiptit dhe të botës arabe.Këshilli vendosi t’i ofrojë Arabisë Saudite “të gjitha format e nevojshme dhe të mundshme të mbështetjes” për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e saj, për të mbrojtur burimet dhe integritetin e saj territorial, si dhe për të garantuar sigurinë e vendeve të shenjta islame.Ai gjithashtu vendosi të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet politike dhe diplomatike, në koordinim me palët përkatëse rajonale dhe ndërkombëtare, për të ulur tensionet në të gjithë rajonin dhe për të zgjidhur në mënyrë paqësore krizat në vazhdim.Vendimi i Egjiptit vjen në një kohë të përshkallëzimit të ndjeshëm të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe grupit Houthi të Jemenit, i cili ka kryer sulme me raketa dhe dronë që kanë shënjestruar mbretërinë.Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë politikë, ushtarakë dhe të sigurisë të Egjiptit, përfshirë kryetarin e parlamentit, kryeministrin, ministrin e Mbrojtjes, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm, shefin e inteligjencës dhe komandantët e forcave të armatosura. /AA/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Al-Sisi i Egjiptit kërkon mbledhje urgjente të parlamentit për të autorizuar mbështetjen për Arabinë Saudite

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, ka kërkuar një mbledhje urgjente të parlamentit për të autorizuar forcat e armatosura që të mbrojnë dhe mbështesin Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit, nëse kjo kërkohet.Al-Sisi deklaroi se ndërhyrja e propozuar do të ishte thjesht mbrojtëse, jo sulmuese, duke theksuar se Egjipti nuk do t'i braktisë shtetet e Gjirit dhe do t'i koordinojë masat e nevojshme me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.Presidenti i bëri këto komente gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së parë të Akademisë Ushtarake Egjiptiane, në selinë e saj të re në Kryeqytetin e Ri Administrativ.Al-Sisi shprehu gjithashtu mirënjohje për atë që e përshkroi si mbështetje historike të ofruar për Egjiptin nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti.Ai kujtoi ndihmën financiare, logjistike dhe ushtarake që këto vende i dhanë Egjiptit në vitet 2011 dhe 2013, përfshirë dërgimin e naftës, grurit dhe gazit.Ai përsëriti qëndrimin e tij kundër çdo kërcënimi ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Arabisë Saudite, si dhe kundërshtimin ndaj çdo rreziku për sigurinë e Detit të Kuq dhe rrugëve ndërkombëtare detare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së sigurisë së Mbretërisë dhe të uljes së tensioneve. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Përshkallëzohet lufta në Jemen, Arabia Saudite kërkon aleatë kundër Huthëve, dy skenarë për konfliktin

Luftimet në Jemen dhe sulmet e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite po rrisin rrezikun e një përshkallëzimi të ri në Lindjen e Mesme. Sulmet ndaj objektivave saudite, përfshirë infrastrukturën civile, kanë shkaktuar viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa Riadi po kërkon mbështetje rajonale dhe ndërkombëtare për t’iu kundërpërgjigjur rebelëve të mbështetur nga Irani. Sipas analizës, […]

BalkanWebIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 234 članaka