PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
EgjiptiAl-Sisi i Egjiptit kërkon mbledhje urgjente të parlamentit për të autorizuar mbështetjen për Arabinë Saudite
1 min čitanja
Egjipti

Al-Sisi i Egjiptit kërkon mbledhje urgjente të parlamentit për të autorizuar mbështetjen për Arabinë Saudite

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, ka kërkuar një mbledhje urgjente të parlamentit për të autorizuar forcat e armatosura që të mbrojnë dhe mbështesin Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit, nëse kjo kërkohet.Al-Sisi deklaroi se ndërhyrja e propozuar do të ishte thjesht mbrojtëse, jo sulmuese, duke theksuar se Egjipti nuk do t'i braktisë shtetet e Gjirit dhe do t'i koordinojë masat e nevojshme me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.Presidenti i bëri këto komente gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së parë të Akademisë Ushtarake Egjiptiane, në selinë e saj të re në Kryeqytetin e Ri Administrativ.Al-Sisi shprehu gjithashtu mirënjohje për atë që e përshkroi si mbështetje historike të ofruar për Egjiptin nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti.Ai kujtoi ndihmën financiare, logjistike dhe ushtarake që këto vende i dhanë Egjiptit në vitet 2011 dhe 2013, përfshirë dërgimin e naftës, grurit dhe gazit.Ai përsëriti qëndrimin e tij kundër çdo kërcënimi ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Arabisë Saudite, si dhe kundërshtimin ndaj çdo rreziku për sigurinë e Detit të Kuq dhe rrugëve ndërkombëtare detare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së sigurisë së Mbretërisë dhe të uljes së tensioneve. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, ka kërkuar një mbledhje urgjente të parlamentit për të autorizuar forcat e armatosura që të mbrojnë dhe mbështesin Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit, nëse kjo kërkohet.Al-Sisi deklaroi se ndërhyrja e propozuar do të ishte thjesht mbrojtëse, jo sulmuese, duke theksuar se Egjipti nuk do t'i braktisë shtetet e Gjirit dhe do t'i koordinojë masat e nevojshme me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.Presidenti i bëri këto komente gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së parë të Akademisë Ushtarake Egjiptiane, në selinë e saj të re në Kryeqytetin e Ri Administrativ.Al-Sisi shprehu gjithashtu mirënjohje për atë që e përshkroi si mbështetje historike të ofruar për Egjiptin nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti.Ai kujtoi ndihmën financiare, logjistike dhe ushtarake që këto vende i dhanë Egjiptit në vitet 2011 dhe 2013, përfshirë dërgimin e naftës, grurit dhe gazit.Ai përsëriti qëndrimin e tij kundër çdo kërcënimi ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Arabisë Saudite, si dhe kundërshtimin ndaj çdo rreziku për sigurinë e Detit të Kuq dhe rrugëve ndërkombëtare detare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së sigurisë së Mbretërisë dhe të uljes së tensioneve. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…