IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Vdes Flora Brovina

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj. Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin e Rrecajt për Kosovën, duke theksuar se ai i shërbeu vendit në kohë të vështira, kur angazhimi për liri mund t’i kushtonte gjithçka. “Madhështia…

Članaka
26
Autora
0
Izvora
7
U posljednjih 7 dana
4

Učitavamo…

Izvještaj

Rama për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por nuk arritën t’ia zhduknin veprën dhe idealin

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj. Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin e Rrecajt për Kosovën, duke theksuar se ai i shërbeu vendit në kohë të vështira, kur angazhimi për liri mund t’i kushtonte gjithçka. “Madhështia…

Lajmi.netIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Përparim Rama nderon Idriz Rrecajn: Lavdi e përjetshme!

Përparim Rama nderon Idriz Rrecajn: Lavdi e përjetshme! Kosova.info - Drejt, shpejt, guximshëm... 15 vite me ju! Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj. Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin e Rrecajt në shërbim të Kosovës, duke theksuar se ai i shërbeu vendit në kohën kur kjo mund t’i kushtonte gjithçka. Ai ka shprehur […] The post Përparim Rama nderon Idriz Rrecajn: Lavdi e përjetshme! appeared first on Kosova.info. Shkruar nga: Mentor Barani

Kosova.infoIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

​Koci kujton Idriz Rrecajn: Fjalët e tij ishin “Ja vlen të vdesësh për këtë tokë”

Bashkëveprimtari i heroit Idriz Rrecaj, Gani Koci, ka kujtuar veprimtarinë dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës, duke veçuar fjalët që i kishin mbetur në kujtesë nga bashkëpunimi i tyre “ja vlen të vdesësh për këtë tokë”.Në Akademinë Përkujtimore të organizuar nga Komuna e Skenderajt, me rastin e rivarrimit të mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, Koci tha se ai ishte një patriot i madh, veprimtar i palodhshëm dhe njeri që do të mbetet ndër figurat më të shquara dhe të nderuara të Skenderajt.Ai u shpreh se është e vështirë të flitet për Rrecajn, veçanërisht tani kur, pas shumë vitesh, janë gjetur mbetjet e tij mortore dhe më në fund dihet vendi ku do të prehet.Ai kujtoi edhe ditët para se Rrecaj të zhdukej nga forcat serbe.“Për Idrizin është bukur vështirë të flitet, sidomos sot në këto momente kur ne më në fund gjetëm eshtrat e tij dhe mund t’ia dimë edhe varrin tash ku e ka. Në fillimet e viteve 90-91 kam dal nga burgu dhe kontaktet e para i kam pasur me të dhe që në fillim me sugjerimet e tij jam angazhuar me aktivitet në LDK. Nga ajo ditë deri pak ditë para se aj të zhdukej, ne kemi qenë vazhdimisht bashkë dhe në të gjitha proceset dhe veprimet e asaj kohe që kanë ndodhur. Një gjë që mund të thuhet për të është ajo që vërtetë ai përpos që ishte një patriot i madh, një veprimtar i palodhshëm, ai para së gjithash ishte një njeri, i cili i ka bërë të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt por edhe sot ta mbajnë mend si një nga figurat më të shquara dhe nderuara”, tha Koci.Duke kujtuar karakterin dhe vizionin e Rrecajt, Koci tha se ai ishte njeri i vendosur, i rreptë, por i drejtë.Sipas tij, Kosovës i nevojitet një udhëheqje dhe qeverisje që do ta ketë mendjen dhe vizionin e tij.“E vetmja që e mbaj mend që më është ngulitur, fjalët e tij ishin “ja vlen të vdesësh për këtë tokë” dhe vërtetë ai shkoi si të gjithë të tjerët dhe do të mbetet si gjithë të tjerët në kujtesën tonë. Na mungon të gjithëve, shumë, ka qenë vizionar, shumë i vendosur, i rreptë por i drejtë

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Vdes anesteziologu Ukshin Ismaili

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar për vdekjen e mjekut anesteziolog, Dr. Ukshin Ismaili, i cili për shumë vjet kontribuoi në shërbimet shëndetësore dhe në organizimin institucional të këtij spitali.Në një njoftim mortor, menaxhmenti i spitalit ka shprehur pikëllimin për humbjen e bashkëpunëtorit shumëvjeçar, duke vlerësuar kontributin e tij profesional dhe human.Sipas njoftimit, Ismaili ia kushtoi karrierën profesionale Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, ku shërbeu si anesteziolog dhe ishte pjesë e menaxhmentit.“Dr. Ukshin Ismaili ishte një nga figurat e rëndësishme të shëndetësisë e në veçanti të asaj të Anamoravës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbimin shëndetësor dhe atë organizativ institucional të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit”, thuhet në njoftim.Spitali ka theksuar se Ismaili do të kujtohet për përkushtimin profesional, humanizmin në shërbim të pacientëve dhe bashkëpunimin me kolegët e personelin shëndetësor.Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit, u ka shprehur ngushëllime familjes Ismaili, miqve, kolegëve dhe të afërmve të të ndjerit.“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr. Ukshin Ismailin! U prehtë në paqe!”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 26 članaka