PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ukshin ismailiVdes anesteziologu Ukshin Ismaili
1 min čitanja
Ukshin ismaili

Vdes anesteziologu Ukshin Ismaili

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar për vdekjen e mjekut anesteziolog, Dr. Ukshin Ismaili, i cili për shumë vjet kontribuoi në shërbimet shëndetësore dhe në organizimin institucional të këtij spitali.Në një njoftim mortor, menaxhmenti i spitalit ka shprehur pikëllimin për humbjen e bashkëpunëtorit shumëvjeçar, duke vlerësuar kontributin e tij profesional dhe human.Sipas njoftimit, Ismaili ia kushtoi karrierën profesionale Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, ku shërbeu si anesteziolog dhe ishte pjesë e menaxhmentit.“Dr. Ukshin Ismaili ishte një nga figurat e rëndësishme të shëndetësisë e në veçanti të asaj të Anamoravës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbimin shëndetësor dhe atë organizativ institucional të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit”, thuhet në njoftim.Spitali ka theksuar se Ismaili do të kujtohet për përkushtimin profesional, humanizmin në shërbim të pacientëve dhe bashkëpunimin me kolegët e personelin shëndetësor.Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit, u ka shprehur ngushëllime familjes Ismaili, miqve, kolegëve dhe të afërmve të të ndjerit.“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr. Ukshin Ismailin! U prehtë në paqe!”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar për vdekjen e mjekut anesteziolog, Dr. Ukshin Ismaili, i cili për shumë vjet kontribuoi në shërbimet shëndetësore dhe në organizimin institucional të këtij spitali.Në një njoftim mortor, menaxhmenti i spitalit ka shprehur pikëllimin për humbjen e bashkëpunëtorit shumëvjeçar, duke vlerësuar kontributin e tij profesional dhe human.Sipas njoftimit, Ismaili ia kushtoi karrierën profesionale Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, ku shërbeu si anesteziolog dhe ishte pjesë e menaxhmentit.“Dr. Ukshin Ismaili ishte një nga figurat e rëndësishme të shëndetësisë e në veçanti të asaj të Anamoravës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbimin shëndetësor dhe atë organizativ institucional të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit”, thuhet në njoftim.Spitali ka theksuar se Ismaili do të kujtohet për përkushtimin profesional, humanizmin në shërbim të pacientëve dhe bashkëpunimin me kolegët e personelin shëndetësor.Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit, u ka shprehur ngushëllime familjes Ismaili, miqve, kolegëve dhe të afërmve të të ndjerit.“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr. Ukshin Ismailin! U prehtë në paqe!”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…