IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

“Më shumë dhembshuri”, motra e Dolly Parton reagon ndaj komenteve pas vdekjes së saj

Supermodelja e njohur Cindy Crawford po përjeton një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj, pas humbjes së djalit, Presley Gerber. Ajo ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar të birin dhe duke shprehur dhimbjen e madhe të familjes. Cindy publikoi të dielën në Instagram një fotografi bardhezi të Presleyt, […]

Članaka
13
Autora
0
Izvora
4
U posljednjih 7 dana
5

Učitavamo…

Izvještaj

E dhimbshme, modelja e njohur në zi për djalin e vetëm të saj

Supermodelja e njohur Cindy Crawford po përjeton një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj, pas humbjes së djalit, Presley Gerber. Ajo ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar të birin dhe duke shprehur dhimbjen e madhe të familjes. Cindy publikoi të dielën në Instagram një fotografi bardhezi të Presleyt, […]

IndeksonlineIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Cindy Crawford thyen heshtjen, reagon për herë të parë për vdekjen e djalit

Modelja e njohur, Cindy Crawford, ka reaguar për herë të parë publikisht pas vdekjes së djalit të saj, Presley Walker Gerber, duke ndarë një mesazh prekës në Instagram në emër të familjes.Në postim, Crawford ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të birit, duke kujtuar 27 vitet që patën fatin ta kishin pranë dhe duke e përshkruar atë si një shpirt të ëmbël e të bukur, i cili ka dhënë dhe ka marrë shumë dashuri.“Jemi të shkatërruar nga dhimbja për humbjen e djalit dhe vëllait tonë të dashur. View this post on Instagram A post shared by Cindy Crawford (@cindycrawford) Ndihemi jashtëzakonisht të bekuar që e patëm Presleyn në jetën tonë për 27 vjet”, thuhet në mesazhin e publikuar nga familja.Ajo ka theksuar se janë krenarë për mënyrën se si Presley e jetoi jetën dhe për mirësinë e brishtësinë që e karakterizonin. Në të njëjtën kohë, familja ka falënderuar të gjithë ata që u kanë shprehur ngushëllime dhe u kanë ofruar mbështetje në këtë periudhë të vështirë, përfshirë edhe njerëz që nuk i njohin personalisht, por që ndajnë dhimbjen e tyre.Postimi shoqërohet me datat e lindjes dhe vdekjes së Presleyt, 2 korrik 1999 - 20 shtator 2026, derisa mesazhi përfundon me fjalë që shprehin dashurinë e përjetshme të familjes. View this post on Instagram A post shared by Cindy Crawford (@cindycrawford) “Derisa të takohemi sërish, djali ynë i dashur. Të duam përgjithmonë”, shkruan familja, duke e nënshkruar mesazhin me emrat e nënës, babait dhe motrës së tij, Kaias. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Miley Cyrus shpërthen në lot gjatë koncertit, homazhi prekës për Dolly Parton: Unë dhe Dolly jemi të përjetshme

Miley Cyrus është përlotur gjatë koncertit të saj në Hollywood Bowl në Los Angeles, teksa i ka bërë homazh kumbarës së saj, Dolly Parton. Këngëtarja interpretoi hitin e njohur Jolene dhe ndau me publikun kujtime personale për lidhjen e veçantë që i bashkonte.Gjatë koncertit të së premtes, 33-vjeçarja tregoi se kishte parë dikur Dolly Parton të performonte në të njëjtën skenë, një përvojë që e kishte frymëzuar edhe atë të mbante koncerte në këtë vend, shkruan DailyMail. Miley kujtoi se i kishte kërkuar kumbarës së saj ta shihte nga publiku, ashtu siç e shihnin edhe fansat e tjerë.Ajo tregoi gjithashtu se Parton i ishte përgjigjur me fjalët Në rregull, Miley, por këngëtarja e kishte komentuar me humor se kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht se dëshira e saj do të realizohej. Gjatë rrëfimit, Miley u shpreh se e ndiente praninë e Dolly-t pranë vetes më shumë se kurrë dhe se ndarja e këtyre kujtimeve me fansat e bënte mbrëmjen veçanërisht të rëndësishme për të.Ky moment emocional kulmoi me fjalët e këngëtares, e cila theksoi se lidhja mes tyre do të mbetej e përjetshme dhe se asgjë nuk mund t'i ndante. Ajo u shpreh gjithashtu se besonte se do ta shihte sërish Dolly Parton. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 13 članaka