PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dolly partonMiley Cyrus shpërthen në lot gjatë koncertit, homazhi prekës për Dolly Parton: Unë dhe Dolly jemi të përjetshme
2 min čitanja
Dolly parton

Miley Cyrus shpërthen në lot gjatë koncertit, homazhi prekës për Dolly Parton: Unë dhe Dolly jemi të përjetshme

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Miley Cyrus është përlotur gjatë koncertit të saj në Hollywood Bowl në Los Angeles, teksa i ka bërë homazh kumbarës së saj, Dolly Parton. Këngëtarja interpretoi hitin e njohur Jolene dhe ndau me publikun kujtime personale për lidhjen e veçantë që i bashkonte.Gjatë koncertit të së premtes, 33-vjeçarja tregoi se kishte parë dikur Dolly Parton të performonte në të njëjtën skenë, një përvojë që e kishte frymëzuar edhe atë të mbante koncerte në këtë vend, shkruan DailyMail. Miley kujtoi se i kishte kërkuar kumbarës së saj ta shihte nga publiku, ashtu siç e shihnin edhe fansat e tjerë.Ajo tregoi gjithashtu se Parton i ishte përgjigjur me fjalët Në rregull, Miley, por këngëtarja e kishte komentuar me humor se kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht se dëshira e saj do të realizohej. Gjatë rrëfimit, Miley u shpreh se e ndiente praninë e Dolly-t pranë vetes më shumë se kurrë dhe se ndarja e këtyre kujtimeve me fansat e bënte mbrëmjen veçanërisht të rëndësishme për të.Ky moment emocional kulmoi me fjalët e këngëtares, e cila theksoi se lidhja mes tyre do të mbetej e përjetshme dhe se asgjë nuk mund t'i ndante. Ajo u shpreh gjithashtu se besonte se do ta shihte sërish Dolly Parton. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Miley Cyrus është përlotur gjatë koncertit të saj në Hollywood Bowl në Los Angeles, teksa i ka bërë homazh kumbarës së saj, Dolly Parton. Këngëtarja interpretoi hitin e njohur Jolene dhe ndau me publikun kujtime personale për lidhjen e veçantë që i bashkonte.Gjatë koncertit të së premtes, 33-vjeçarja tregoi se kishte parë dikur Dolly Parton të performonte në të njëjtën skenë, një përvojë që e kishte frymëzuar edhe atë të mbante koncerte në këtë vend, shkruan DailyMail. Miley kujtoi se i kishte kërkuar kumbarës së saj ta shihte nga publiku, ashtu siç e shihnin edhe fansat e tjerë.Ajo tregoi gjithashtu se Parton i ishte përgjigjur me fjalët Në rregull, Miley, por këngëtarja e kishte komentuar me humor se kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht se dëshira e saj do të realizohej. Gjatë rrëfimit, Miley u shpreh se e ndiente praninë e Dolly-t pranë vetes më shumë se kurrë dhe se ndarja e këtyre kujtimeve me fansat e bënte mbrëmjen veçanërisht të rëndësishme për të.Ky moment emocional kulmoi me fjalët e këngëtares, e cila theksoi se lidhja mes tyre do të mbetej e përjetshme dhe se asgjë nuk mund t'i ndante. Ajo u shpreh gjithashtu se besonte se do ta shihte sërish Dolly Parton. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…