IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Mes paqartësive fillon Superliga në basketboll

Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve Kosova.info - Drejt, shpejt, guximshëm... 15 vite me ju! Rahoveci 029 e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, pas katër humbjeve radhazi. Ndërkohë, Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke e mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë. Rahoveci 029 të shtunën mbrëma e ka mposhtur Pejën me rezultatin 106:95, në palestrën “Mizahir Isma”, në kuadër […] The post Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve appeared first on Kosova.info. Shkruar nga: Mentor Barani

Članaka
118
Autora
0
Izvora
11
U posljednjih 7 dana
13

Učitavamo…

Izvještaj

Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve

Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve Kosova.info - Drejt, shpejt, guximshëm... 15 vite me ju! Rahoveci 029 e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, pas katër humbjeve radhazi. Ndërkohë, Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke e mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë. Rahoveci 029 të shtunën mbrëma e ka mposhtur Pejën me rezultatin 106:95, në palestrën “Mizahir Isma”, në kuadër […] The post Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve appeared first on Kosova.info. Shkruar nga: Mentor Barani

Kosova.infoIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Fitorja e parë e edicionit për Rahovecin 029

Pas katër humbjeve radhazi, Rahoveci 029, e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll. Rahoveci 029 të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec e mposhti Pejën me rezultatin 106:95. Ndeshja i takoi javës së pestë. Rahoveci 029...

KohaIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Rahoveci befason Pejën në udhëtim dhe i jep fund serisë negative

Rahoveci ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Pejën me rezultat 95-106 në udhëtim, në kuadër të xhiros së pestë.Pas katër humbjeve në katër ndeshjet e para, “Vreshtarët” arritën të thyejnë serinë negative, duke zhvilluar një paraqitje të mirë dhe duke e kontrolluar pjesën më të madhe të takimit.Rahoveci e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 21-29. Mysafirët vazhduan me ritëm të lartë edhe në dhjetëminutëshin e dytë, të cilin e fituan 25-29, për të shkuar në pushim me epërsi prej 12 pikësh, 46-58.Peja u përpoq të rikthehej në lojë pas pushimit dhe arriti ta fitonte çerekun e tretë me rezultat 27-24. Megjithatë, Rahoveci ruajti epërsinë dhe nuk lejoi që vendasit të rrezikonin seriozisht fitoren.Në çerekun e fundit, “Vreshtarët” fituan sërish, këtë herë me rezultat 22-24, duke e vulosur triumfin me shifrat përfundimtare 95-106.Lojtari më i dalluar te Rahoveci ishte Mika Adams, i cili shkëlqeu me 31 pikë dhe 10 asistime, duke regjistruar double-double. Kontribut të rëndësishëm në këtë sukses dha edhe Zion Fruster, me 18 pikë të realizuara.Në anën tjetër, te Peja më efikasi ishte Robert Smith me 28 pikë, ndërsa Xavier Johnson shtoi 20 pikë, por paraqitjet e tyre nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.Kështu, Rahoveci e regjistron fitoren e parë pas pesë xhirove në Superligë, ndërsa Peja pëson humbjen e tretë radhazi./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Golden Eagle Ylli vazhdon marshimin në Superligë, mposht edhe Vëllaznimin

Golden Eagle Ylli po kalon në një seri pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, ku të shtunën regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 100:86.Në përballjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe e mbylli çerekun e parë me epërsi minimale, 25:23.Megjithatë, Ylli e mori kontrollin e lojës në dhjetëminutëshin e dytë. Therandasit shënuan 29 pikë kundrejt 22 të Vëllaznimit, duke shkuar në pushim me rezultatin 52:47 në favor të tyre.Pas rikthimit nga pushimi, të dyja skuadrat zhvilluan një çerek të baraspeshuar, që përfundoi 20:20. Vendimi për fituesin u mor në dhjetëminutëshin e fundit, kur Ylli rriti ritmin dhe fitoi periudhën me rezultat 28:19, duke siguruar triumfin me 14 pikë diferencë.Davontrey Thomas ishte lider i skuadrës fituese me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, ndërsa Khalil Shabazz kontribuoi me 21 pikë, shtatë asistime dhe një kërcim.Në anën tjetër, paraqitja individuale e Kentrell Pullianit nuk mjaftoi për ta shpëtuar Vëllaznimin nga humbja. Ai e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.Me këtë rezultat, Golden Eagle Ylli vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, ndërsa Vëllaznimi regjistron humbjen e katërt, krahas një fitoreje të arritur deri më tani./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 118 članaka