Foto: TelegrafiIz objave izvora
Golden Eagle Ylli po kalon në një seri pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, ku të shtunën regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 100:86.Në përballjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe e mbylli çerekun e parë me epërsi minimale, 25:23.Megjithatë, Ylli e mori kontrollin e lojës në dhjetëminutëshin e dytë. Therandasit shënuan 29 pikë kundrejt 22 të Vëllaznimit, duke shkuar në pushim me rezultatin 52:47 në favor të tyre.Pas rikthimit nga pushimi, të dyja skuadrat zhvilluan një çerek të baraspeshuar, që përfundoi 20:20. Vendimi për fituesin u mor në dhjetëminutëshin e fundit, kur Ylli rriti ritmin dhe fitoi periudhën me rezultat 28:19, duke siguruar triumfin me 14 pikë diferencë.Davontrey Thomas ishte lider i skuadrës fituese me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, ndërsa Khalil Shabazz kontribuoi me 21 pikë, shtatë asistime dhe një kërcim.Në anën tjetër, paraqitja individuale e Kentrell Pullianit nuk mjaftoi për ta shpëtuar Vëllaznimin nga humbja. Ai e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.Me këtë rezultat, Golden Eagle Ylli vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, ndërsa Vëllaznimi regjistron humbjen e katërt, krahas një fitoreje të arritur deri më tani./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.