IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte

Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin “Breaking Bad”, nuk arriti të shihte versionin përfundimtar të filmit të tij të fundit, “Cassi”, ku luan përkrah Dove Cameron. Filmi, i xhiruar në vitin 2023, pritet të publikohet në vitin 2027, pas disa pengesave që vonuan përfundimin e tij.Regjisori dhe skenaristi Josh Webber bëri të ditur se aktori kishte parë një version të mëparshëm të filmit, por nuk arriti të shihte montazhin përfundimtar, shkruan DailyMail. Ai e përshkroi Mitte si një mbështetje të rëndësishme për projektin dhe ekipin, duke shprehur keqardhje që aktori nuk do të jetë i pranishëm për të parë publikimin dhe për të marrë vlerësimin për punën e tij.Mitte, i cili u bë i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në serialin e famshëm të AMC-së, ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare në Teksas. Sipas raportimeve të medieve amerikane, vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje, ndërsa lajmi ka tronditur fansat dhe komunitetin e filmit.Ndërkohë, një tjetër projekt ku aktori ishte parashikuar të luante, filmi “Forgotten Outlaw”, është pezulluar pas vdekjes së tij. Regjisori Nik Tizekker ka deklaruar se synon të vazhdojë me realizimin e filmit për të nderuar dëshirën e aktorit. /Telegrafi/

Članaka
9
Autora
0
Izvora
3
U posljednjih 7 dana
9

Učitavamo…

Izvještaj

Ylli i Breaking Bad, RJ Mitte, nuk arriti të shihte filmin e tij të fundit me Dove Cameron

Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin “Breaking Bad”, nuk arriti të shihte versionin përfundimtar të filmit të tij të fundit, “Cassi”, ku luan përkrah Dove Cameron. Filmi, i xhiruar në vitin 2023, pritet të publikohet në vitin 2027, pas disa pengesave që vonuan përfundimin e tij.Regjisori dhe skenaristi Josh Webber bëri të ditur se aktori kishte parë një version të mëparshëm të filmit, por nuk arriti të shihte montazhin përfundimtar, shkruan DailyMail. Ai e përshkroi Mitte si një mbështetje të rëndësishme për projektin dhe ekipin, duke shprehur keqardhje që aktori nuk do të jetë i pranishëm për të parë publikimin dhe për të marrë vlerësimin për punën e tij.Mitte, i cili u bë i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në serialin e famshëm të AMC-së, ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare në Teksas. Sipas raportimeve të medieve amerikane, vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje, ndërsa lajmi ka tronditur fansat dhe komunitetin e filmit.Ndërkohë, një tjetër projekt ku aktori ishte parashikuar të luante, filmi “Forgotten Outlaw”, është pezulluar pas vdekjes së tij. Regjisori Nik Tizekker ka deklaruar se synon të vazhdojë me realizimin e filmit për të nderuar dëshirën e aktorit. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

RJ Mitte do të nderohet me një ceremoni publike në Teksas, aktori i “Breaking Bad” u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare

Ylli i “Breaking Bad”, RJ Mitte, do të nderohet me një ceremoni publike përkujtimore në Teksas, në një qendër kulturore për të cilën punoi për vite me radhë. Aktori ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij po hetohen.Ceremonia do të mbahet të premten, në orën 10:00, në Qendrën e Arteve dhe Kulturës Mitte, në Brownsville, shkruan DailyMail. Aktori kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij institucioni, duke kontribuar në rikonstruksionin e ish-Muzeut të Arteve të Bukura dhe shndërrimin e tij në një hapësirë kulturore për komunitetin.Vetëm muajin e kaluar, Mitte kishte festuar njohjen zyrtare të distriktit nga shteti i Teksasit. Ai e konsideronte qendrën një urë lidhëse mes brezave, kulturave dhe komuniteteve të ndryshme. Mitte u bë i njohur në mbarë botën përmes rolit të Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, ku u shfaq në 56 episode nga viti 2008 deri në vitin 2013. Ai ishte gjithashtu një zë i rëndësishëm në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe të përfshirjes së tyre në industrinë e argëtimit.Aktori ishte diagnostikuar me paralizë cerebrale në moshën trevjeçare. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga përfaqësuesi i tij, i cili e kujtoi si një artist të dashur, filantrop dhe mbrojtës të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Ish-e dashura e RJ Mitte flet pas vdekjes së tij: Nuk mund ta besoj që kjo është e vërtetë

Fotografja Saint Sasha, ish-e dashura e aktorit RJ Mitte, është përshëndetur me të përmes një postimi emocional në Instagram, pas vdekjes së yllit të serialit “Breaking Bad”, i cili ndërroi jetë të hënën në moshën 34-vjeçare.Krahas dy fotografive të përbashkëta, ajo tregoi se ishte dashuruar me të kur ishte 18 vjeçe, duke e përshkruar si personin e parë që i kishte treguar se si duhet të sillet një mashkull me një grua. Sipas saj, Mitte e kishte ndihmuar të ndihej më e fortë dhe e sigurt në vete. View this post on Instagram A post shared by Saint Sasha (@saintsashaa) Ajo e përshkroi aktorin si një nga njerëzit me zemrën më të mirë që kishte njohur ndonjëherë, duke shtuar se edhe pas përfundimit të lidhjes kishin mbetur miq.“Nuk mund ta besoj që kjo është e vërtetë. Nuk do të mund ta harroja kurrë, në asnjë jetë, as atë që më bëri të ndieja pranë tij”, shkroi ajo.Mitte u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Brownsville, Teksas. Policia ka nisur hetimet për rrethanat e vdekjes, teksa autopsia pritet të kryhet në ditët në vijim. Foto: InstagramAktori u bë i njohur për rolin e Walter White Jr., djalit të personazhit kryesor në serialin “Breaking Bad”, ku luajti nga viti 2008 deri më 2013. Ai ishte gjithashtu një zë i rëndësishëm në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, pasi në fëmijëri ishte diagnostikuar me paralizë cerebrale.Vitin e kaluar, Mitte ishte fejuar me Kennedy Suarez. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Ylli i “Breaking Bad” që vdiq dje, kishte vizituar Shqipërinë në vitin 2024

Bota e televizionit është tronditur nga lajmi për vdekjen e aktorit RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter Junior në serialin e famshëm “Breaking Bad”. Sipas përfaqësuesit të tij, aktori ka vdekur më 12 tetor. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë. Përveçse ishte shumë i dashur nga fansat […] The post Ylli i “Breaking Bad” që vdiq dje, kishte vizituar Shqipërinë në vitin 2024 first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 9 članaka