PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dove cameronYlli i Breaking Bad, RJ Mitte, nuk arriti të shihte filmin e tij të fundit me Dove Cameron
1 min čitanja
Dove cameron

Ylli i Breaking Bad, RJ Mitte, nuk arriti të shihte filmin e tij të fundit me Dove Cameron

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin “Breaking Bad”, nuk arriti të shihte versionin përfundimtar të filmit të tij të fundit, “Cassi”, ku luan përkrah Dove Cameron. Filmi, i xhiruar në vitin 2023, pritet të publikohet në vitin 2027, pas disa pengesave që vonuan përfundimin e tij.Regjisori dhe skenaristi Josh Webber bëri të ditur se aktori kishte parë një version të mëparshëm të filmit, por nuk arriti të shihte montazhin përfundimtar, shkruan DailyMail. Ai e përshkroi Mitte si një mbështetje të rëndësishme për projektin dhe ekipin, duke shprehur keqardhje që aktori nuk do të jetë i pranishëm për të parë publikimin dhe për të marrë vlerësimin për punën e tij.Mitte, i cili u bë i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në serialin e famshëm të AMC-së, ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare në Teksas. Sipas raportimeve të medieve amerikane, vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje, ndërsa lajmi ka tronditur fansat dhe komunitetin e filmit.Ndërkohë, një tjetër projekt ku aktori ishte parashikuar të luante, filmi “Forgotten Outlaw”, është pezulluar pas vdekjes së tij. Regjisori Nik Tizekker ka deklaruar se synon të vazhdojë me realizimin e filmit për të nderuar dëshirën e aktorit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin “Breaking Bad”, nuk arriti të shihte versionin përfundimtar të filmit të tij të fundit, “Cassi”, ku luan përkrah Dove Cameron. Filmi, i xhiruar në vitin 2023, pritet të publikohet në vitin 2027, pas disa pengesave që vonuan përfundimin e tij.Regjisori dhe skenaristi Josh Webber bëri të ditur se aktori kishte parë një version të mëparshëm të filmit, por nuk arriti të shihte montazhin përfundimtar, shkruan DailyMail. Ai e përshkroi Mitte si një mbështetje të rëndësishme për projektin dhe ekipin, duke shprehur keqardhje që aktori nuk do të jetë i pranishëm për të parë publikimin dhe për të marrë vlerësimin për punën e tij.Mitte, i cili u bë i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në serialin e famshëm të AMC-së, ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare në Teksas. Sipas raportimeve të medieve amerikane, vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje, ndërsa lajmi ka tronditur fansat dhe komunitetin e filmit.Ndërkohë, një tjetër projekt ku aktori ishte parashikuar të luante, filmi “Forgotten Outlaw”, është pezulluar pas vdekjes së tij. Regjisori Nik Tizekker ka deklaruar se synon të vazhdojë me realizimin e filmit për të nderuar dëshirën e aktorit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…