IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dyshohet se u konsultua me chatbot-in e inteligjencës artificiale Grok, të krijuar nga Elon Musk, për situatën në Venezuelë, rreth një muaj para operacionit amerikan për kapjen e presidentit të atëhershëm venezuelian, Nicolas Maduro. Sipas një raportimi të revistës “Time”, Trump i drejtoi Grok-ut pyetje lidhur me mënyrën se si […]

Članaka
4
Autora
0
Izvora
3
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

“Si do të reagonin venezuelianët?”, Trump u konsultua me Grok për Venezuelën para operacionit ndaj Maduros

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dyshohet se u konsultua me chatbot-in e inteligjencës artificiale Grok, të krijuar nga Elon Musk, për situatën në Venezuelë, rreth një muaj para operacionit amerikan për kapjen e presidentit të atëhershëm venezuelian, Nicolas Maduro. Sipas një raportimi të revistës “Time”, Trump i drejtoi Grok-ut pyetje lidhur me mënyrën se si […]

BalkanWebIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Elon Musk rikthehet në administratën e Trump për të bashkëdrejtuar një studim të Pentagonit mbi luftën

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk do të rikthehet në rolin e këshilltarit zyrtar të qeverisë së presidentit amerikan Donald Trump, duke bashkëdrejtuar atë që Pentagoni e ka quajtur një studim mbi të ardhmen e luftës.Musk shërbeu si kreu i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE), ku mbikëqyri shkurtime të gjera të vendeve të punës në qeverinë federale të SHBA-së, përpara se të largohej në maj të vitit 2025.Në një fjalim të mbajtur të mërkurën në bazën ushtarake Quantico, kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, tha se "Project Meridian" do të jetë "një përpjekje e udhëhequr nga mendjet më të ndritura të Amerikës për të studiuar të ardhmen e luftimit". "Ne po shfrytëzojmë një burim unik të epërsisë amerikane, të cilin kundërshtarët tanë nuk e kanë: novatorët tanë, drejtuesit tanë të lartë dhe teknologët tanë", shtoi ai.Musk do të jetë bashkëdrejtues i "Project Meridian" së bashku me Palmer Luckey, bashkëthemeluesin 34-vjeçar të kompanisë së teknologjisë së mbrojtjes "Anduril Industries", dhe Newt Gingrich, ish-kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, tashmë 83 vjeç.Kompanitë e Musk-ut janë tashmë kontraktues të mëdhenj të Pentagonit; ndër to përfshihet SpaceX, e cila po ndërton rrjete satelitore për mburojën e planifikuar të mbrojtjes raketore "Golden Dome" të Trump-it. Kompania e tij e inteligjencës artificiale, xAI, nënshkroi këtë vit një marrëveshje që i mundëson ushtrisë të përdorë chatbot-in e saj, Grok, në sisteme të klasifikuara.Në vitin 2024, Musk mbështeti Trump-in dhe ndihmoi në rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, por më vonë mes tyre pati një përplasje të bujshme lidhur me legjislacionin e presidentit për shpenzimet.Që atëherë, të dy janë pajtuar dhe Musk është bërë sërish një prani e shpeshtë në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse më pak i dukshëm se gjatë angazhimit të tij të mëparshëm, kur vizitonte shpesh Zyrën Ovale – moment që mbahet mend veçanërisht për shkak se ai mbante djalin e tij të vogël mbi supe.Të martën, ai qëndroi ulur pranë Trump-it gja

TelegrafiIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk do të rikthehet zyrtarisht si këshilltar i qeverisë së Presidentit amerikan Donald Trump, duke marrë një rol në një projekt të Pentagonit që synon të studiojë të ardhmen e luftës. Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, njoftoi të mërkurën në bazën ushtarake Quantico nisjen e “Projektit Meridian”, një nismë që, sipas […] The post Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës appeared first on Euronews Albania.

Euronews AlbaniaIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk , themeluesi i Anduril Industries, Palmer Luckey , dhe ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, do të drejtojnë një studim të Pentagonit mbi të ardhmen e luftës, të quajtur “Projekti Meridian “, njoftoi të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Ky është roli i parë zyrtar i Musk […] The post Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës appeared first on Euronews Albania.

Euronews AlbaniaIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 4 članaka