Elon muskElon Musk rikthehet në administratën e Trump për të bashkëdrejtuar një studim të Pentagonit mbi luftën
2 min čitanja
Elon musk
Elon Musk rikthehet në administratën e Trump për të bashkëdrejtuar një studim të Pentagonit mbi luftën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Miliarderi i teknologjisë Elon Musk do të rikthehet në rolin e këshilltarit zyrtar të qeverisë së presidentit amerikan Donald Trump, duke bashkëdrejtuar atë që Pentagoni e ka quajtur një studim mbi të ardhmen e luftës.Musk shërbeu si kreu i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE), ku mbikëqyri shkurtime të gjera të vendeve të punës në qeverinë federale të SHBA-së, përpara se të largohej në maj të vitit 2025.Në një fjalim të mbajtur të mërkurën në bazën ushtarake Quantico, kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, tha se "Project Meridian" do të jetë "një përpjekje e udhëhequr nga mendjet më të ndritura të Amerikës për të studiuar të ardhmen e luftimit". "Ne po shfrytëzojmë një burim unik të epërsisë amerikane, të cilin kundërshtarët tanë nuk e kanë: novatorët tanë, drejtuesit tanë të lartë dhe teknologët tanë", shtoi ai.Musk do të jetë bashkëdrejtues i "Project Meridian" së bashku me Palmer Luckey, bashkëthemeluesin 34-vjeçar të kompanisë së teknologjisë së mbrojtjes "Anduril Industries", dhe Newt Gingrich, ish-kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, tashmë 83 vjeç.Kompanitë e Musk-ut janë tashmë kontraktues të mëdhenj të Pentagonit; ndër to përfshihet SpaceX, e cila po ndërton rrjete satelitore për mburojën e planifikuar të mbrojtjes raketore "Golden Dome" të Trump-it. Kompania e tij e inteligjencës artificiale, xAI, nënshkroi këtë vit një marrëveshje që i mundëson ushtrisë të përdorë chatbot-in e saj, Grok, në sisteme të klasifikuara.Në vitin 2024, Musk mbështeti Trump-in dhe ndihmoi në rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, por më vonë mes tyre pati një përplasje të bujshme lidhur me legjislacionin e presidentit për shpenzimet.Që atëherë, të dy janë pajtuar dhe Musk është bërë sërish një prani e shpeshtë në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse më pak i dukshëm se gjatë angazhimit të tij të mëparshëm, kur vizitonte shpesh Zyrën Ovale – moment që mbahet mend veçanërisht për shkak se ai mbante djalin e tij të vogël mbi supe.Të martën, ai qëndroi ulur pranë Trump-it gja
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.