IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Të gjitha rrugët të çojnë në Madrid: Ja pse kryeqyteti spanjoll u bë pikëtakimi i botës në fundjavën që lamë pas

Komuna e Podujevës ka njoftuar se në sheshin “Ali Ajeti” është mbajtur një aktivitet promovues për sportin Boccia, me qëllim të promovimit të gjithëpërfshirjes dhe krijimit të mundësive të barabarta për personat me nevoja të veçanta.Aktiviteti u organizua nga Federata e ParaBoccia-s e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e ParaBoccia-s “Llapi” nga Podujeva.Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, i cili theksoi rëndësinë e sportit në përfshirjen dhe fuqizimin e personave me nevoja të veçanta.Restelica bëri të ditur se Komuna e Podujevës do të vazhdojë të mbështesë aktivitete të tilla, të cilat promovojnë barazinë, gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të të gjithëve në jetën sportive dhe shoqërore.Aktiviteti u mbajt më 17 tetor 2026, në Podujevë. /Telegrafi/

Članaka
47
Autora
0
Izvora
6
U posljednjih 7 dana
6

Učitavamo…

Izvještaj

Podujeva promovon sportin Boccia për gjithëpërfshirjen e personave me nevoja të veçanta

Komuna e Podujevës ka njoftuar se në sheshin “Ali Ajeti” është mbajtur një aktivitet promovues për sportin Boccia, me qëllim të promovimit të gjithëpërfshirjes dhe krijimit të mundësive të barabarta për personat me nevoja të veçanta.Aktiviteti u organizua nga Federata e ParaBoccia-s e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e ParaBoccia-s “Llapi” nga Podujeva.Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, i cili theksoi rëndësinë e sportit në përfshirjen dhe fuqizimin e personave me nevoja të veçanta.Restelica bëri të ditur se Komuna e Podujevës do të vazhdojë të mbështesë aktivitete të tilla, të cilat promovojnë barazinë, gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të të gjithëve në jetën sportive dhe shoqërore.Aktiviteti u mbajt më 17 tetor 2026, në Podujevë. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

“Lëviz me Bardhën” rikthehet në Prishtinë me një edicion kushtuar Tetorit Rozë

Më 18 tetor 2026, duke filluar nga ora 12:00, te platoja e sipërme e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet eventi “Lëviz me Bardhën”, i organizuar nga trajnerja personale Bardha Kurti.Ky edicion organizohet në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me qëllim promovimin e shëndetit të grave, aktivitetit fizik dhe solidaritetit.“Lëviz me Bardhën” është një iniciativë e krijuar nga Bardha Kurti, trajnere personale dhe instruktore e notit, e cila synon t’i bashkojë gratë dhe vajzat përmes lëvizjes dhe një mënyre aktive të jetesës.Edicioni i parë i këtij organizimi mblodhi 105 gra, duke dëshmuar interesimin dhe rëndësinë e krijimit të aktiviteteve që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien.Përmes këtij edicioni, organizatorja synon të përcjellë një mesazh të rëndësishëm: kujdesi për shëndetin e grave duhet të jetë prioritet, ndërsa aktiviteti fizik mund të shërbejë si një mënyrë për t’i bashkuar dhe mbështetur ato.Eventi është i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat, pavarësisht nivelit të tyre të përgatitjes fizike.Detajet e eventit:Data: E diel, 18 tetor 2026 Ora: 12:00 Lokacioni: Platoja e sipërme e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë Pjesëmarrja: FALASBardha Kurti i fton të gjitha gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e këtij organizimi, për të lëvizur së bashku dhe për të përcjellë një mesazh solidariteti në kuadër të Tetorit Rozë.

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Ka nisur edicioni i shtatë i Turneut Memorial të Pingpongut “Gani Maloku” në Ferizaj

Në Shkollën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj ka nisur sot (e shtunë), më 17 tetor, edicioni i shtatë i Turneut Memorial të Pingpongut “Gani Maloku”, i cili mbledh pingpongistë nga Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit.Turneu, që po zhvillohet më 17 dhe 18 tetor, synon të promovojë sportin e pingpongut dhe të nderojë figurën e kontributin e Gani Malokut në zhvillimin e këtij sporti.Gani Maloku ishte veteran i pingpongut dhe i arsimit, i cili dha kontribut në zhvillimin e këtij sporti në Ferizaj. Emri i tij vazhdon të kujtohet përmes këtij turneu memorial, që bashkon sportistë të gjeneratave të ndryshme dhe ruan gjallë kujtimin për kontributin e tij.Në nderim të tij, edhe një klub i pingpongut në Ferizaj mban emrin “Gani Maloku”.Përveç rëndësisë së veçantë simbolike, ky aktivitet përbën edhe një mundësi për garuesit që të dëshmojnë cilësitë e tyre sportive, në një atmosferë të karakterizuar nga rivaliteti, emocionet dhe respekti i ndërsjellë.Një motivim shtesë për pjesëmarrësit është edhe fondi i shpërblimeve prej 1.100 eurosh për kategorinë Senior, në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave.Garat kanë nisur nga ora 10:00 dhe do të vazhdojnë edhe nesër, më 18 tetor, duke e kthyer Ferizajn në një pikëtakim për dashamirët e pingpongut dhe sportistët nga rajoni. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Pingpong dhe shpërblime prej 1,100€ – Ferizaj ju pret në Memorialin “Gani Maloku”

Pavarësisht nëse je lojtar me përvojë apo thjesht e ke pasion pingpongun, kjo është mundësia jote për t'u bërë pjesë e një ngjarjeje sportive që bashkon lojtarë dhe dashamirë të këtij sporti. Më 17 dhe 18 tetor 2026, Ferizaj mirëpret edicionin e 7-të të Turneut Memorial “Gani Maloku”, duke bashkuar lojtarë të pingpongut nga Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit.Me pjesëmarrës nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Turqia, turneu premton përballje interesante, konkurrencë dhe mundësi për të testuar aftësitë përballë lojtarëve të ndryshëm.View this post on InstagramGarat zhvillohen në Shkollën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00, në nderim të kontributit të Gani Malokut në sportin e pingpongut.Regjistrohu këtu dhe bëhu pjesë e turneut!

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 47 članaka