PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kancer i gjirit“Lëviz me Bardhën” rikthehet në Prishtinë me një edicion kushtuar Tetorit Rozë
2 min čitanja
Kancer i gjirit

“Lëviz me Bardhën” rikthehet në Prishtinë me një edicion kushtuar Tetorit Rozë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Më 18 tetor 2026, duke filluar nga ora 12:00, te platoja e sipërme e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet eventi “Lëviz me Bardhën”, i organizuar nga trajnerja personale Bardha Kurti.Ky edicion organizohet në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me qëllim promovimin e shëndetit të grave, aktivitetit fizik dhe solidaritetit.“Lëviz me Bardhën” është një iniciativë e krijuar nga Bardha Kurti, trajnere personale dhe instruktore e notit, e cila synon t’i bashkojë gratë dhe vajzat përmes lëvizjes dhe një mënyre aktive të jetesës.Edicioni i parë i këtij organizimi mblodhi 105 gra, duke dëshmuar interesimin dhe rëndësinë e krijimit të aktiviteteve që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien.Përmes këtij edicioni, organizatorja synon të përcjellë një mesazh të rëndësishëm: kujdesi për shëndetin e grave duhet të jetë prioritet, ndërsa aktiviteti fizik mund të shërbejë si një mënyrë për t’i bashkuar dhe mbështetur ato.Eventi është i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat, pavarësisht nivelit të tyre të përgatitjes fizike.Detajet e eventit:Data: E diel, 18 tetor 2026 Ora: 12:00 Lokacioni: Platoja e sipërme e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë Pjesëmarrja: FALASBardha Kurti i fton të gjitha gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e këtij organizimi, për të lëvizur së bashku dhe për të përcjellë një mesazh solidariteti në kuadër të Tetorit Rozë.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Më 18 tetor 2026, duke filluar nga ora 12:00, te platoja e sipërme e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet eventi “Lëviz me Bardhën”, i organizuar nga trajnerja personale Bardha Kurti.Ky edicion organizohet në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me qëllim promovimin e shëndetit të grave, aktivitetit fizik dhe solidaritetit.“Lëviz me Bardhën” është një iniciativë e krijuar nga Bardha Kurti, trajnere personale dhe instruktore e notit, e cila synon t’i bashkojë gratë dhe vajzat përmes lëvizjes dhe një mënyre aktive të jetesës.Edicioni i parë i këtij organizimi mblodhi 105 gra, duke dëshmuar interesimin dhe rëndësinë e krijimit të aktiviteteve që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien.Përmes këtij edicioni, organizatorja synon të përcjellë një mesazh të rëndësishëm: kujdesi për shëndetin e grave duhet të jetë prioritet, ndërsa aktiviteti fizik mund të shërbejë si një mënyrë për t’i bashkuar dhe mbështetur ato.Eventi është i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat, pavarësisht nivelit të tyre të përgatitjes fizike.Detajet e eventit:Data: E diel, 18 tetor 2026 Ora: 12:00 Lokacioni: Platoja e sipërme e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë Pjesëmarrja: FALASBardha Kurti i fton të gjitha gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e këtij organizimi, për të lëvizur së bashku dhe për të përcjellë një mesazh solidariteti në kuadër të Tetorit Rozë.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…