IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Legjenda e Real Madridit tregon për humbjen e pasurisë

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Michel Salgado, ka treguar arsyen që e bindi të pranonte një sfidë të papritur në Brazil, ku do të marrë drejtimin e North EC për sezonin 2027.Ish-fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i klubit brazilian, pas insistimit të drejtuesve të klubit dhe bindjes së tij nga ambiciet afatgjata dhe infrastruktura stërvitore.Salgado, 50-vjeçar, do ta drejtojë skuadrën nga Montes Claros në elitën e kampionatit shtetëror Mineiro, përpara se ta udhëheqë atë në debutimin historik në nivelin e katërt të futbollit brazilian, Serie D.Duke folur për ESPN Brazil rreth vendimit për të pranuar këtë sfidë, Salgado tha se insistimi i presidentit të klubit ishte vendimtar. “Presidenti punoi shumë që nga fillimi për të më bindur. Ai më ftoi t’i shihja objektet në Montes Claros”, deklaroi Salgado.Ai foli edhe për potencialin e skuadrës së tij të re, duke theksuar dëshirën e madhe të lojtarëve për të arritur sukses.“Është një ekip i ri me një dëshirë të madhe për të arritur gjëra. Mendova shumë për këtë, por dua ta përjetoj një garë kaq të madhe si Kampionati Mineiro, në një vend dhe kontinent ku futbolli është mënyrë jetese”, u shpreh ai.Salgado shtoi se klubi ka rënë dakord fillimisht për pjesëmarrjen në divizionin e parë të Kampionatit Mineiro, me synimin për ta përjetuar këtë eksperiencë me përulësi dhe dëshirë për të punuar./Telegrafi/

Članaka
3
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Legjenda e Real Madridit shokon të gjithë – merr drejtimin e klubit nga kategoria e katërt në Brazil

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Michel Salgado, ka treguar arsyen që e bindi të pranonte një sfidë të papritur në Brazil, ku do të marrë drejtimin e North EC për sezonin 2027.Ish-fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i klubit brazilian, pas insistimit të drejtuesve të klubit dhe bindjes së tij nga ambiciet afatgjata dhe infrastruktura stërvitore.Salgado, 50-vjeçar, do ta drejtojë skuadrën nga Montes Claros në elitën e kampionatit shtetëror Mineiro, përpara se ta udhëheqë atë në debutimin historik në nivelin e katërt të futbollit brazilian, Serie D.Duke folur për ESPN Brazil rreth vendimit për të pranuar këtë sfidë, Salgado tha se insistimi i presidentit të klubit ishte vendimtar. “Presidenti punoi shumë që nga fillimi për të më bindur. Ai më ftoi t’i shihja objektet në Montes Claros”, deklaroi Salgado.Ai foli edhe për potencialin e skuadrës së tij të re, duke theksuar dëshirën e madhe të lojtarëve për të arritur sukses.“Është një ekip i ri me një dëshirë të madhe për të arritur gjëra. Mendova shumë për këtë, por dua ta përjetoj një garë kaq të madhe si Kampionati Mineiro, në një vend dhe kontinent ku futbolli është mënyrë jetese”, u shpreh ai.Salgado shtoi se klubi ka rënë dakord fillimisht për pjesëmarrjen në divizionin e parë të Kampionatit Mineiro, me synimin për ta përjetuar këtë eksperiencë me përulësi dhe dëshirë për të punuar./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

11 fëmijë, 7 gra, 3 Liga të Kampionëve – jeta e jashtëzakonshme e Roberto Carlosit

Roberto Carlos (53), një prej legjendave të Real Madridit dhe Brazilit, ka rrëfyer se ka humbur pothuajse të gjithë pasurinë që kishte krijuar gjatë karrierës së tij, e cila sipas deklarimeve të publikuara në media arrinte në rreth 160 milionë euro. Ish-mbrojtësi i majtë brazilian pretendon se një pjesë e madhe e parave i janë marrë ose humbur si pasojë e veprimeve të njerëzve të afërt, përfshirë miq, agjentë dhe anëtarë të familjes. Gazzetta dello Sport i ka kushtuar një artikull të veçantë jetës së tij, me titullin: “11 fëmijë, 7 gra, 3 Liga të Kampionëve dhe 160 milionë të humbura. Jeta e egër e Roberto Carlos”. Jeta në numraJeta dhe karriera e Roberto Carlosit janë të mbushura me shifra mbresëlënëse. Ai ka 11 fëmijë të njohur me shtatë gra të ndryshme dhe është martuar dy herë. Në karrierën e tij si futbollist, ai luajti për tetë klube, ndërsa më vonë drejtoi disa skuadra si trajner. Në 24 vjet futboll profesionist, braziliani fitoi 25 trofe, përfshirë Kupën e Botës 2002 me Brazilin dhe tri herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin.Me Brazilin, Roberto Carlos zhvilloi 125 ndeshje dhe është ndër futbollistët me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares. Me Real Madridin qëndroi për 11 vjet, duke zhvilluar 527 paraqitje dhe duke u bërë një prej lojtarëve të huaj më të rëndësishëm në historinë e klubit. Ai mbahet mend edhe për një prej golave më të famshëm nga goditja e lirë, atë kundër Francës në vitin 1997, kur topi u godit me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Karrierën profesionale e përfundoi në moshën 42-vjeçare. Pretendimet për problemet financiarePavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm në fushën e futbollit, vitet e fundit janë shoqëruar edhe me raportime për probleme financiare. Sipas deklarimeve të cituara nga mediat, Roberto Carlos pretendon se rreth 160 milionë euro i janë marrë ose humbur për shkak të njerëzve që ai i konsideronte të afërt: “Rreth 160 milionë euro më janë marrë nga miq të rremë, agjentë të rremë dhe anëtarë të familjes”, është shprehu

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Legjenda e Real Madridit tregon për humbjen e pasurisë

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Roberto Carlos, ka rrëfyer për problemet e mëdha financiare me të cilat është përballur pas përfundimit të karrierës.Legjenda braziliane ka deklaruar se ka humbur rreth 99 për qind të të ardhurave që kishte krijuar gjatë karrierës si futbollist. Carlos ka treguar...

KohaIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 3 od 3 članaka