PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Roberto carlos11 fëmijë, 7 gra, 3 Liga të Kampionëve – jeta e jashtëzakonshme e Roberto Carlosit
2 min čitanja
Roberto carlos

11 fëmijë, 7 gra, 3 Liga të Kampionëve – jeta e jashtëzakonshme e Roberto Carlosit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Roberto Carlos (53), një prej legjendave të Real Madridit dhe Brazilit, ka rrëfyer se ka humbur pothuajse të gjithë pasurinë që kishte krijuar gjatë karrierës së tij, e cila sipas deklarimeve të publikuara në media arrinte në rreth 160 milionë euro. Ish-mbrojtësi i majtë brazilian pretendon se një pjesë e madhe e parave i janë marrë ose humbur si pasojë e veprimeve të njerëzve të afërt, përfshirë miq, agjentë dhe anëtarë të familjes. Gazzetta dello Sport i ka kushtuar një artikull të veçantë jetës së tij, me titullin: “11 fëmijë, 7 gra, 3 Liga të Kampionëve dhe 160 milionë të humbura. Jeta e egër e Roberto Carlos”. Jeta në numraJeta dhe karriera e Roberto Carlosit janë të mbushura me shifra mbresëlënëse. Ai ka 11 fëmijë të njohur me shtatë gra të ndryshme dhe është martuar dy herë. Në karrierën e tij si futbollist, ai luajti për tetë klube, ndërsa më vonë drejtoi disa skuadra si trajner. Në 24 vjet futboll profesionist, braziliani fitoi 25 trofe, përfshirë Kupën e Botës 2002 me Brazilin dhe tri herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin.Me Brazilin, Roberto Carlos zhvilloi 125 ndeshje dhe është ndër futbollistët me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares. Me Real Madridin qëndroi për 11 vjet, duke zhvilluar 527 paraqitje dhe duke u bërë një prej lojtarëve të huaj më të rëndësishëm në historinë e klubit. Ai mbahet mend edhe për një prej golave më të famshëm nga goditja e lirë, atë kundër Francës në vitin 1997, kur topi u godit me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Karrierën profesionale e përfundoi në moshën 42-vjeçare. Pretendimet për problemet financiarePavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm në fushën e futbollit, vitet e fundit janë shoqëruar edhe me raportime për probleme financiare. Sipas deklarimeve të cituara nga mediat, Roberto Carlos pretendon se rreth 160 milionë euro i janë marrë ose humbur për shkak të njerëzve që ai i konsideronte të afërt: “Rreth 160 milionë euro më janë marrë nga miq të rremë, agjentë të rremë dhe anëtarë të familjes”, është shprehu

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Roberto Carlos (53), një prej legjendave të Real Madridit dhe Brazilit, ka rrëfyer se ka humbur pothuajse të gjithë pasurinë që kishte krijuar gjatë karrierës së tij, e cila sipas deklarimeve të publikuara në media arrinte në rreth 160 milionë euro. Ish-mbrojtësi i majtë brazilian pretendon se një pjesë e madhe e parave i janë marrë ose humbur si pasojë e veprimeve të njerëzve të afërt, përfshirë miq, agjentë dhe anëtarë të familjes. Gazzetta dello Sport i ka kushtuar një artikull të veçantë jetës së tij, me titullin: “11 fëmijë, 7 gra, 3 Liga të Kampionëve dhe 160 milionë të humbura. Jeta e egër e Roberto Carlos”. Jeta në numraJeta dhe karriera e Roberto Carlosit janë të mbushura me shifra mbresëlënëse. Ai ka 11 fëmijë të njohur me shtatë gra të ndryshme dhe është martuar dy herë. Në karrierën e tij si futbollist, ai luajti për tetë klube, ndërsa më vonë drejtoi disa skuadra si trajner. Në 24 vjet futboll profesionist, braziliani fitoi 25 trofe, përfshirë Kupën e Botës 2002 me Brazilin dhe tri herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin.Me Brazilin, Roberto Carlos zhvilloi 125 ndeshje dhe është ndër futbollistët me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares. Me Real Madridin qëndroi për 11 vjet, duke zhvilluar 527 paraqitje dhe duke u bërë një prej lojtarëve të huaj më të rëndësishëm në historinë e klubit. Ai mbahet mend edhe për një prej golave më të famshëm nga goditja e lirë, atë kundër Francës në vitin 1997, kur topi u godit me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Karrierën profesionale e përfundoi në moshën 42-vjeçare. Pretendimet për problemet financiarePavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm në fushën e futbollit, vitet e fundit janë shoqëruar edhe me raportime për probleme financiare. Sipas deklarimeve të cituara nga mediat, Roberto Carlos pretendon se rreth 160 milionë euro i janë marrë ose humbur për shkak të njerëzve që ai i konsideronte të afërt: “Rreth 160 milionë euro më janë marrë nga miq të rremë, agjentë të rremë dhe anëtarë të familjes”, është shprehu

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…