IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Kryeministri slloven kritikon punësimin e kosovarëve në Slloveni: “Nuk kanë vlerë të shtuar nga pikëpamja kombëtare”

Janez Jansha është i bindur se një punëtor nga Kosova që vjen në Slloveni nuk është vlerë e shtuar “nga perspektiva kombëtare” sllovene. Kjo gjuhë djathtiste-populliste etiketon vetëm shqiptarët, ndonëse në Slloveni më shumë punëtorë ka nga Bosnja e Serbia. Ekonomia sllovene po i kërkon punëtorët, askush s’po shkon ilegalisht në këtë vend.Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, mbajti këtë javë një fjalim para biznesmenëve sllovenë. Me atë rast ai kritikoi lejet e punës që Sllovenia lëshon për qytetarë të shteteve të tjera. Bëhet fjalë për rreth 150 mijë leje pune të lëshuara vitin që shkoi. Këta njerëz nuk vijnë ilegalisht në Slloveni. Ekonomia sllovene ka nevojë për ta. Ndërtimtaria, gastronomia dhe shumë fusha të tjera të ekonomisë përballen me mungesë punëtorësh.Jansha i veçoi shqiptarët dhe tha se një punëtor nga Kosova që punon në një ndërmarrje komunale, merr pagën minimale dhe sjell familjen, “nga perspektiva kombëtare” nuk është vlerë e shtuar për Slloveninë. Kjo është gjuhë diskriminuese që i ndan njerëzit në klasa të ndryshme dhe disa - në këtë rast shqiptarët - i quan njerëz me më pak vlera (ose të pavlerë për Slloveninë).Sipas Entit Slloven të Statistikave, të cituar nga portali N1 Slovenija, në fund të vitit 2025 në Slloveni jetonin gati 30’000 shqiptarë me shtetësi kosovare. Rreth 11’000 prej tyre ishin gra. Në dy vitet e fundit numri i punëtorëve nga Kosova në Slloveni ka shënuar rënie. Në mars 2024 ishin rreth 16’600, në mars 2025 pak nën 15’400, dhe në maj 2026 ishin 15’238. Më shumë punëtorë në Slloveni ka nga Bosnja dhe Serbia, por ata Jansha nuk i përmendi. Për të huajt e padëshiruar nga hapësira e ish-Jugosllavisë, Jansha dhe mbështetësit e tij kanë etabluar shprehjet fyese “trenirkarji” (trenerkaxhinj) dhe “opankarji” (opingaxhinj).Jansha ka qenë disa herë nën hetime për korrupsion - akuzat ndaj tij i quan komplot të rrjeteve komuniste, që, sipas tij, ende janë aktive në Slloveni nga koha e Jugosllavisë. Një gazetë gjermane e ka përshkruar Ja

Članaka
6
Autora
0
Izvora
5
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

TelegrafiIzvori: 5
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Janez Jansha kritikon punësimin e të huajve në Slloveni: Dikush që vjen nga Kosova dhe punon në ndërmarrje komunale, nuk është vlerë e shtuar

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, ka kritikuar politikën e punësimit të fuqisë së huaj në vend, duke thënë se një pjesë e punëtorëve të huaj nuk përbëjnë “vlerë të shtuar” nga perspektiva e ekonomisë kombëtare. Duke folur në Kongresin e Menaxherëve në Portorozh, Janša tha se gjatë vitit të kaluar janë lëshuar rreth 150 mijë […]

Epoka e ReIzvori: 5
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Jansha kritikon punësimin e të huajve në Slloveni: Dikush që vjen nga Kosova dhe punon në ndërmarrje komunale, nuk është vlerë e shtuar

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka kritikuar punësimin e fuqisë së huaj në vend, duke thënë se një pjesë e punëtorëve të huaj nuk përbëjnë “vlerë të shtuar” nga perspektiva kombëtare.Janša i bëri këto deklarata në Kongresin e Menaxherëve në Portorozh, ku foli për drejtimin e ardhshëm të zhvillimit të Sllovenisë dhe situatën ekonomike në vend. Duke folur për numrin e lejeve të punës për të huajt, Janša tha se gjatë vitit të kaluar janë lëshuar rreth 150 mijë leje të tilla.“Dikush që vjen nga Kosova dhe punon në një ndërmarrje komunale, merr pagë minimale dhe sjell edhe familjen e tij, nga këndvështrimi kombëtar nuk është vlerë e shtuar”, tha Jansha.Sipas raportimeve të mediave sllovene, Janša theksoi se punësimi i një personi të tillë mund të përbëjë vlerë të shtuar për ndërmarrjen komunale, por ai vuri në pikëpyetje ndikimin e tij në ekonominë kombëtare. Kryeministri slloven kritikoi gjithashtu atë që e cilësoi si importim të fuqisë së lirë punëtore dhe e vlerësoi politikën migratore të vendit si të gabuar. Ai përmendi edhe afrimin e shpejtë të Kroacisë me standardin ekonomik të Sllovenisë.Janša e cilësoi administratën shtetërore si tepër të madhe, duke përmendur rreth 22 mijë rregullore dhe afro 200 mijë të punësuar në sektorin publik. Megjithatë, ai tha se gjendja në Slloveni nuk është e keqe dhe se vendi nuk ndodhet në një situatë krize. “Nuk jemi nën ujë dhe nuk jemi fundosur, prandaj sfidat mund t’i zgjidhim pa shtrëngim të rripit në kohë krize”, tha ai. Janša foli edhe për referendumin e ardhshëm për ligjin ndërhyrës për zhvillimin e Sllovenisë, të cilin e përshkroi si një përballje mes “konceptit të zhvillimit dhe konceptit të zilisë”.Ai kritikoi gjithashtu Gjykatën Kushtetuese për vendimin që mundësoi mbajtjen e referendumit, pavarësisht natyrës fiskale të ligjit./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 5
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 6 članaka