Enver robelliGjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës
2 min čitanja
Enver robelli
Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Janez Jansha është i bindur se një punëtor nga Kosova që vjen në Slloveni nuk është vlerë e shtuar “nga perspektiva kombëtare” sllovene. Kjo gjuhë djathtiste-populliste etiketon vetëm shqiptarët, ndonëse në Slloveni më shumë punëtorë ka nga Bosnja e Serbia. Ekonomia sllovene po i kërkon punëtorët, askush s’po shkon ilegalisht në këtë vend.Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, mbajti këtë javë një fjalim para biznesmenëve sllovenë. Me atë rast ai kritikoi lejet e punës që Sllovenia lëshon për qytetarë të shteteve të tjera. Bëhet fjalë për rreth 150 mijë leje pune të lëshuara vitin që shkoi. Këta njerëz nuk vijnë ilegalisht në Slloveni. Ekonomia sllovene ka nevojë për ta. Ndërtimtaria, gastronomia dhe shumë fusha të tjera të ekonomisë përballen me mungesë punëtorësh.Jansha i veçoi shqiptarët dhe tha se një punëtor nga Kosova që punon në një ndërmarrje komunale, merr pagën minimale dhe sjell familjen, “nga perspektiva kombëtare” nuk është vlerë e shtuar për Slloveninë. Kjo është gjuhë diskriminuese që i ndan njerëzit në klasa të ndryshme dhe disa - në këtë rast shqiptarët - i quan njerëz me më pak vlera (ose të pavlerë për Slloveninë).Sipas Entit Slloven të Statistikave, të cituar nga portali N1 Slovenija, në fund të vitit 2025 në Slloveni jetonin gati 30’000 shqiptarë me shtetësi kosovare. Rreth 11’000 prej tyre ishin gra. Në dy vitet e fundit numri i punëtorëve nga Kosova në Slloveni ka shënuar rënie. Në mars 2024 ishin rreth 16’600, në mars 2025 pak nën 15’400, dhe në maj 2026 ishin 15’238. Më shumë punëtorë në Slloveni ka nga Bosnja dhe Serbia, por ata Jansha nuk i përmendi. Për të huajt e padëshiruar nga hapësira e ish-Jugosllavisë, Jansha dhe mbështetësit e tij kanë etabluar shprehjet fyese “trenirkarji” (trenerkaxhinj) dhe “opankarji” (opingaxhinj).Jansha ka qenë disa herë nën hetime për korrupsion - akuzat ndaj tij i quan komplot të rrjeteve komuniste, që, sipas tij, ende janë aktive në Slloveni nga koha e Jugosllavisë. Një gazetë gjermane e ka përshkruar Ja
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.