IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Irani propozon marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 7 ditësh

Oferta e Iranit drejtuar Shteteve të Bashkuara për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda shtatë ditëve është ende në tryezë.Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, deklaroi të dielën ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi për mediat iraniane.Irani e paraqiti propozimin e tij në mesin e shtatorit, pasi një armëpushim i përkohshëm dështoi. Më vonë, Teherani konfirmoi se kishte marrë një përgjigje nga SHBA-ja, por kreu i sigurisë së Iranit deklaroi javën e kaluar se negociatat kanë ngecur, pasi Uashingtoni nuk i ka përmbushur të shtatë kushtet për rihapjen e ngushticës."Qëndrimi ynë është i qartë dhe bazohet në propozimin shtatëditor të paraqitur ndaj SHBA-së. Ata kanë dhënë komente të cilat ne po i shqyrtojmë, por propozimi ynë mbetet ende në tryezë. Nëse do të kishte sadopak sinqeritet nga ana e SHBA-së – gjë që nuk ekziston – atëherë rruga për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit është e qartë", ka thënë Araghchi, ndërsa ndodhej në Bagdad për një takim të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.Kushtet e Iranit përfshijnë, ndër të tjera, heqjen e bllokadës amerikane në portet iraniane, heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj eksporteve të naftës, si dhe dhënien fund të armiqësive në të gjitha frontet rajonale.Nëse Uashingtoni i pranon kushtet e Teheranit, ngushtica mund të rihapet brenda gjashtë ditësh, ndërsa bisedimet do të rifillonin të nesërmen, citohet të ketë thënë Araghchi.Një pikë kryesore mosmarrëveshjeje ka qenë këmbëngulja e Uashingtonit për të trajtuar programin bërthamor të Iranit që në fillim.Zëvendës-presidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi më herët gjatë këtij muaji se Irani duhet të bëjë një reduktim "domethënës" të kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, në mënyrë që të përmbushen kërkesat amerikane dhe t'i jepet fund luftës tetëmujore midis dy vendeve.Teherani argumenton se negociatat duhet të përqendrohen fillimisht në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit – e cila, para luftës, shërbente për transportin e rreth një të pestës së tregti

Članaka
49
Autora
0
Izvora
13
U posljednjih 7 dana
2

Učitavamo…

Izvještaj

Irani i bën thirrje SHBA-së të pranojë propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Opozitari izraelit, Golani: Vrasja e Khameneit ishte gabim

Lideri i Partisë Demokratët në Izrael, Yair Golan, deklaroi se vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në fillim të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit ishte gabim dhe se ky veprim nuk u shërben interesave afatgjata të Izraelit. Golan theksoi se vlerësimi i tij nuk lidhet me atë nëse udhëheqësi iranian e meritonte apo jo vdekjen, por me dobinë strategjike që ky veprim kishte për vendin e tij.“Pa asnjë dyshim, mendoj se eliminimi i Khameneit ishte gabim – jo sepse ai nuk e meritonte të vdiste, por sepse kjo nuk u shërben interesave të Izraelit”, deklaroi Golan, shkruan timesofisrael.Ali Khamenei u vra më 28 shkurt, gjatë sulmeve të para të luftës, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të lartë iranianë. Pas vdekjes së tij, postin e udhëheqësit suprem e mori djali i tij, Mojtaba Khamenei.Në këtë kontekst, Golan argumentoi se eliminimi i udhëheqjes së mëparshme iraniane nuk e ka përmirësuar pozitën strategjike të Izraelit.Përveç kritikave ndaj vrasjes së Khameneit, politikani izraelit komentoi edhe planet më të gjera ushtarake dhe politike të udhëheqjes së vendit.Ai e cilësoi jorealist objektivin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për rrëzimin e plotë të qeverisë dhe regjimit iranian. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Iranski ministar nafte podnio ostavku

Iranski ministar nafte Mohsen Paknejad podnio je ostavku, a na njegovo je mjesto imenovan vodeći zvaničnik naftnog sektora, objavio je ured predsjednika […]

BosnaInfoIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 49 članaka