PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ngushtica e hormuzitIrani i bën thirrje SHBA-së të pranojë propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
2 min čitanja
Ngushtica e hormuzit

Irani i bën thirrje SHBA-së të pranojë propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Oferta e Iranit drejtuar Shteteve të Bashkuara për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda shtatë ditëve është ende në tryezë.Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, deklaroi të dielën ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi për mediat iraniane.Irani e paraqiti propozimin e tij në mesin e shtatorit, pasi një armëpushim i përkohshëm dështoi. Më vonë, Teherani konfirmoi se kishte marrë një përgjigje nga SHBA-ja, por kreu i sigurisë së Iranit deklaroi javën e kaluar se negociatat kanë ngecur, pasi Uashingtoni nuk i ka përmbushur të shtatë kushtet për rihapjen e ngushticës."Qëndrimi ynë është i qartë dhe bazohet në propozimin shtatëditor të paraqitur ndaj SHBA-së. Ata kanë dhënë komente të cilat ne po i shqyrtojmë, por propozimi ynë mbetet ende në tryezë. Nëse do të kishte sadopak sinqeritet nga ana e SHBA-së – gjë që nuk ekziston – atëherë rruga për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit është e qartë", ka thënë Araghchi, ndërsa ndodhej në Bagdad për një takim të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.Kushtet e Iranit përfshijnë, ndër të tjera, heqjen e bllokadës amerikane në portet iraniane, heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj eksporteve të naftës, si dhe dhënien fund të armiqësive në të gjitha frontet rajonale.Nëse Uashingtoni i pranon kushtet e Teheranit, ngushtica mund të rihapet brenda gjashtë ditësh, ndërsa bisedimet do të rifillonin të nesërmen, citohet të ketë thënë Araghchi.Një pikë kryesore mosmarrëveshjeje ka qenë këmbëngulja e Uashingtonit për të trajtuar programin bërthamor të Iranit që në fillim.Zëvendës-presidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi më herët gjatë këtij muaji se Irani duhet të bëjë një reduktim "domethënës" të kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, në mënyrë që të përmbushen kërkesat amerikane dhe t'i jepet fund luftës tetëmujore midis dy vendeve.Teherani argumenton se negociatat duhet të përqendrohen fillimisht në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit – e cila, para luftës, shërbente për transportin e rreth një të pestës së tregti

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Oferta e Iranit drejtuar Shteteve të Bashkuara për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda shtatë ditëve është ende në tryezë.Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, deklaroi të dielën ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi për mediat iraniane.Irani e paraqiti propozimin e tij në mesin e shtatorit, pasi një armëpushim i përkohshëm dështoi. Më vonë, Teherani konfirmoi se kishte marrë një përgjigje nga SHBA-ja, por kreu i sigurisë së Iranit deklaroi javën e kaluar se negociatat kanë ngecur, pasi Uashingtoni nuk i ka përmbushur të shtatë kushtet për rihapjen e ngushticës."Qëndrimi ynë është i qartë dhe bazohet në propozimin shtatëditor të paraqitur ndaj SHBA-së. Ata kanë dhënë komente të cilat ne po i shqyrtojmë, por propozimi ynë mbetet ende në tryezë. Nëse do të kishte sadopak sinqeritet nga ana e SHBA-së – gjë që nuk ekziston – atëherë rruga për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit është e qartë", ka thënë Araghchi, ndërsa ndodhej në Bagdad për një takim të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.Kushtet e Iranit përfshijnë, ndër të tjera, heqjen e bllokadës amerikane në portet iraniane, heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj eksporteve të naftës, si dhe dhënien fund të armiqësive në të gjitha frontet rajonale.Nëse Uashingtoni i pranon kushtet e Teheranit, ngushtica mund të rihapet brenda gjashtë ditësh, ndërsa bisedimet do të rifillonin të nesërmen, citohet të ketë thënë Araghchi.Një pikë kryesore mosmarrëveshjeje ka qenë këmbëngulja e Uashingtonit për të trajtuar programin bërthamor të Iranit që në fillim.Zëvendës-presidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi më herët gjatë këtij muaji se Irani duhet të bëjë një reduktim "domethënës" të kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, në mënyrë që të përmbushen kërkesat amerikane dhe t'i jepet fund luftës tetëmujore midis dy vendeve.Teherani argumenton se negociatat duhet të përqendrohen fillimisht në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit – e cila, para luftës, shërbente për transportin e rreth një të pestës së tregti

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…